Safet Sadiku
Kërkon pak pushtet
sepse aty rrjedh buxheti
si ujë në kopsht të etur
ku gjithçka shkon
në xhepa për t’u tretur…
Torta e pushtetit
shijohet me nxitim
Por kush kap më shumë
shpejt humbet në harresë
dhe vlera e buxhetit
si mjaltë në koshere
mbledh rreth vetes
ata me duar të lëngëta
e me fjalë të ëmbla…
Janë të lidhur fort
si dhelpra e “davletit”
me bishtin në mjegull
ku hilet mbulohen
me fjalë të arta
e shpresa tretet
nën hijet e kënetës