Thyerjet e mëdha politike si një cikël drame

0
Skënder Mulliqi

Vështrim

Vetëm një zhvillim pa hile dhe i mirëfilltë mund të çojë në rivendosjën e e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Dhe, vetëm një Kosovë e tillë, në të cilën gjërat mbahen brenda kornizës së ligjit dhe pa turbulenca të rrezikshme politike dhe ideologjike, janë në interes të zhvilllimit dhe prosperitetit të vendit…

Skënder MULLIQI

Nese i shohim ngjarjet e fundit më krizë politike dhe krizë institucionale, nga kjo mund të vërejmë disa gjera. Para së gjithash vetë kohëzgjatja e këtyre ngjarjeve po tregon mungesë efektiviteti, që do të thotë së kemi dështime të mëdha në jetën politike. Dhe, e gjithë kjo luftë për pushtet shpjegohet edhe nga këndi së “elita e vjetër”, po bënë rezistencë të madhe për mos ti lëshuar vend “elitës se re” politike. Unë mendojë së gjithë kjo “armiqësi” e shfaqur e spektrit politikë në vend, ka edhe këtë përmbajtje. Nuk po janë të gatshem thëm unë garda e vjetër që të zëvëndësohet natyrshem më gjeneratën e re në politikë. Nuk po durojnë ti humbin privilegjet pushtetare, e aq më shumë përfitimet përsonale, se shumë prej tyre janë bërë milionerë, në kurriz të taksapaguesve.

Rebelimi i tyre politikë që më çdo kusht për të mbetur në pushtet, po e fut vendin në kriza politike dhe institucionale. Po dëshirohet që në Kosovw mos të kemi një elitë të re politike, apo më mirë më thënë po dëshirojnë ta bëjnë elitën e re të pafuqishme në vendimarrje. Ne fakt, arsyeja shpesh shihet si pëngesë e tyre për të kuptuar vullnetin e shprehur të popullit më votën e lirë. Keq është duke u luajtur më fatet tona dhe më fatin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Populli nuk duhet të nënshtrohet në vazhdimësi fatit që përcaktojnë keqwpwrdoruesit e ndryshem, se kjo do të ishte gjeja më e keqe që mund të na ndodhë.

Gjithçka mvaret nga rezitenca jonë që në Kosovë të kthehett normaliteti politik dhe institucional. Rasti më i mirë mendojë unë do të ishte shkuarja në zgjedhje të reja nacionale, për tu ndarë përfundimisht më gjeneratën e vjetër të dështuar politike. Për të ndryshuar gjendjen për të mirë në këtë vend, duhet masivisht të kemi daljen në zgjedhje, jo vetëm 39 përqind sa ishin. Mos “përcaktimi politik” është opurtunizëm i llojit të vet, dhe ky llojë opurtunizmi është barazi më tradhëti kombëtare. Fatin e shtetit tonë duhet ta përcaktojmë në vetë, pa ndërhyrje nga të tjerët.

Të zgjedhim për përfaqësues të popullit ata që janë profesionist, që kanë ndërgjegje dhe moral të lartë në politikëbërje. Gjatë pjesës më të madhe të historisë njerëzore, mençuria është konsideruar si pranimi i faktit se bota është një mister që nuk mund ta kuptojmë plotësisht dhe se njeriu është një pikëpyetje përpara këtij misteri. E misteret e mbrapshta që po na servirën së bashku më rrenat dhe manipulimet, duhet të largohen nga nënqielli politikë i Kosovës.

Vetëm një zhvillim pa hile dhe i mirëfilltë mund të çojë në rivendosjën e e shtetit ligjor dhe funksional dhe të demokracisë. Dhe, vetëm një Kosovë e tillë, në të cilën gjerat mbahen mbrenda kornizës së ligjit dhe pa turbulenca të rrezikshme politike dhe ideologjike, janë në interes të zhvilllimit dhe prosperitetit të vendit. Të lirohemi më në fund nga të gjithë “bllokuesit” të zhvillimit të shoqërisë tonë. Aq më herët, aq më mirë për Kosovën…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.