Koment
Skënder MULLIQI
Nuk ka nevojë për dije dhe menquri këtu! Gjithëçka është e qartë si drita e diellit, se maratona e mos konstituimit të organeve të shtetit, fshehë luftën e hapuar të opozitës që më çdo kusht më ardhë në pushtet. Kjo zhagitje dhe mos votimi i Albulena Haxhiut, ka për qëllim thyrjen politike të LVV si fituese e zgjedhjeve, dhe pas kësaj për të vepruar më obstrukcione që LVV mos ta formon Qeverinë e re më ndonjë koalicion. Zatën nuk po dëshirojnë të bëjnë kolacion më LVV, për tju dhënë mundësia që ata të jenë bartësitë e pushtetit. Këta po pinë ujë nga i njejti burim, kërcëjnë me të njejtën muzikë dhe këndojnë të njëjtat këngë. Gjithëçka është e qartë është lënë anash veq lufta për pushtet jo.
Nuk po e kujtojnë dhe as nuk po e kuptojnë se ne këmi Kosovën primare!Po dëshirohët që gjithqka të futët nën kontroll, duke indokrinuar njerëzit përmes mjeteve të tyre të informacionit. Asgjë e re nën diell.Është interesante se si nuk po pushon budallallëku njerëzor, edhe 25 vjet me vonë! Të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë, sikur kjo plagë e keqe politike nuk ka të ndaluar. Kosova ka nevojë më shumë së kurrë të eliminojë fenomenet malinje dhe të rrezikshme? Kemi arritur në fund të këtyre tensioneve përverse politike por edhe ideologjike, duke apstrahuar madhorën siq është shteti dhe kombi.
Thjesht këta kuvendarë po nxitohen nga braktisja për të formuar organet e reja, në vend që të jetë e kundërta. Disa institucione si Akedenmia jonë duhet të zgjohet nga gjumi i rëndë dimëror, kur dihet së akademikët janë truri i një kombi. Këta akademikët tanë veç thirrjës, më ndonjë përjashtim të vogël, nuk po iu ndëgjohet kurrë zëri. Edhe intelektualët e të gjitha profileve duhet të jenë më angazhues në situaten e krizave politike dhe krizave të tjera të vendit! Duhet më në fund të thonë atë që është e dhënë në natyrën e krijimit të njeriut dhe më në fund ta hedhin këtë erë të keqe në margjinat e shoqërisë.
Kuvendarëve të kësaj legjislature nuk po iu vjen fare keq se njerëzit po jetojnë në një krizë politike dhe kriza tjera në të gjitha nivelet. Kuptimi i demokracisë është qeverisja e besuar më të mirëve midis nesh bazuar në besim. Ne kemi njerëz më logjikë të sundimtarëve totalitarë. Kështu siq po veprohet në Kuvend, sigurishtë së nuk është në të mirën e popullit dhe të shtetit të ri të Kosovës. Moti po punojnë kunder njeri-tjetrit, duke u shëndrruar në armiq, e jo se janë vëllëzër të një gjaku.
Kudo që të kthehesh dhe të vëzhgosh situatën, gjithçka reduktohet në prodhimin e antagonizmave dhe kaosit. Mjaftë më më njerëz të pa ide të cilët manipulojnë masat. Popullit nuk iu duhet gënjshtra në vend të vërtetës, intoleranca politike në vend të tolerancës. Ne duhet medeomos të ndalojmë këtë regres, më zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale.