Hysniu me çantë (torbë) në krah. Foto nr. 2. si student në Beograd, më 1958
Jeta si rrogëtar *) në katundet e Hasit dhe në jetimoren e Vlorës
Më 25 maj 2002, vdes nëna jonë, Sevdije Krasniqi-Gashi, gruaja e Hysni Gashit
Sevdija, nusja e Hysni Gashit është bija e mësuesit të parë Vesel Krasniqit nga Makoci, komuna e Prishtinë dhe e nënes Mihane.
Nëna (Sevdija) ishte para vdekjes, vetëm frymën e fundit sa nuk e kishte dhënë kur troket dera e shtepisë. Hysniu del dhe iu çel (hap) derën mysafirëve.
Hysni Gashi – student në Beograd
– Urdhëroni brenda dhe iu uron mirëseardhje të përzemërt!
Ishin dy mysafirë të ”panjohur” për ne por jo edhe për Hysni Gashin (dhe Sevdijën, shën.imi i mëvonshëm). Mysafiri i ”panjohur” kishte shkua në Gjakovë dhe kishte pyetur një të njohur se ku mund ta gjej Hysni Gashin. Gjakovari e ka njohur Hysniun dhe bashkë me te ”panjohurin” vijnë në Prsishtinë.
Hysniu i shtin brenda mysafirët, sipas adetit shqiptar edhe pse ne pritnim që nëna jonë veç sa s’ka dhënë shpirt, veç dakikin e prisnim kur të vdes nëna, tregonte Burimi.
Kishin ardhur motrat e nënes (tezet) Tefta, Zahidja dhe Merita dhe daja, Fatmiri. Atyre nuk iu erdhi mirë që Hysniu (dhëndërri i tyre) priste mysafirë sikur të kishte dasëm e motra tyre ishte para teslimit. Shumica e familjarëve reagun kundër Hysniut. Hysniu, sipas tyre më mirë do të ishte sikur mysafirët ti vendoste në ndonjë hotel e jo në shtepi, shkaku i vdekjes së Sevdijës. Këtu, më tregonte Burimi, i dola në krah Hysniut:
Hysni Gashi me Sevdijen – portret
– Mysafirët nuk bënë me i qu në hotel sepse ata kanë ardhur me e parë babën …!
Shoqërusi nga Gjakova ndejti shumë pakë e shkoi kurse njeriu i ”panjohur”, truphollë e me sheshir në kokë ndejti.
«Askush» nuk e dinim kush është ky njeri i panjohur, me trup mesatar, i hollë e me sheshir.
Ceremonia e varrimit të Sevdijes vazhdon sipas traditës por Hysniu përveç pritjes dhe përcjelljes së miqëve që vinin për kryeshnosh, ai nuk ndahej nga mysafiri. Edhe pse kishte vdekur nëna, Hysniu nuk jipej para mysfirit. Nganjëherë, kur mbeteshin vetëm ata dy, Hysniu e Marku, flisnin por kur dikush nga ne (Burimi, Valbona, Kushtrimi e Arbeni) hynim në dhomën e miqëve ku ata rrinin, bisedën e ndërprisnin.
Por, njëherë e zura njeriun e ”panjohur” duke e pyetur Hysniun:
– E mban mend Hysni kur ishim në Jetimoren e Vlorës …?
Atëhërë unë u bëra kurreshtar dhe ngula këmbë që Hysniu të tregoi pse dhe kur ka qenë në Jetimorën e Vlorës, diçka që unë, sipas Burimit nuk më kujtohej se baba i jonë është rritur në jetimore por e vërteta është se Hysniu ka tregua pjesë nga jeta në Jetimoren e Vlorës.
Hysni Gashi me Heroikun, Milotin dhe Vionën, nipa e mbesa të babit (Hysniut). Heroiku dhe Viona janë fëmijët e mi (Valbona) kurse Miloti është djali i Burimit
Njeriu i ”panjohur” e kuptova vesh se e kishte emrin Mark-u, një njeri nga Tuzi apo Malësia, krahina shqiptare në Mal të Zi. Ai me siguri nuk ishte nga Plava, Gucia e as Ulqini sepse vetëm në Tuz ka shqiptar të besimit katolik. Marku, sipas Burimit duhej të kenë qenë nga Tuzi por edhe familja e tij nga zullumi serbo-malazez kanë ikur nga Tuzi dhe janë shpërngulur në Shqipëri.
Pse dhe a ka qenë Marku jetim dhe pse edhe ai kishte jetua në Jetimoren e Vlorës, nuk e dinte Burimi. Këtë ”fshehtësi” e ka marrë me vete Hysniu dhe Marku por jo edhe unë (autori i këtyre radhëv). Ajo që dihet është se Marku më vonë kishte qenë puntor i sigurimit të punëve të brendshme në Shqipëri dhe i kishte shërbye besnikërisht Enver Hoxhës.
Jetimët në Jetimoren e Vlorës janë ushqye mirë dhe kanë vazhdua shkollimin, sikur nxënësit tjerë në shkollat e qytetit. (Kjo ma kujton luftën në Ukrainë ku shumë fëmijë nga Ukraina, janë ndarë nga nënat e tyre … janë depërtua në Rusi. krime lufte kundër njerëzimit)
Jetimët, edhe ata të Jetimorës së Vlorës, regjimi i Enver Hoxhës, iu kishte shpërla trurin. Ata ishin rritur e edukua sipas planeve, projekteve e nevojave që kishte shteti, për njerëz me ideologji komuniste të Enver Hoxhës që në të ardhshmen do të bëhen ”spiunë” (shën. imi). Sipas Burimit, Marku ka shërbye në qarkun e Elbasanit, si një ndër kryespiunët dhe ka pasur pozitë të lartë në hierarkinë policore shqiptare.
Hysniu si rrogëtar në Has
Hysniu, si fëmijë punoi si rrogëtar sa për bukë të gojës në dy familje në rrethin e Hasit në mes të Prizrenit dhe Kuksit. Kjo është një ngjarjet tjetër e dhimshmshe që nuk kam dëgjua ndonjëherë. E dëgjova nga goja e bashkëbiseduesve të mi dhe Burimit, veçanërisht për jetën e Hysniut, jetë e cila ka ndikua në temperamentin *) që ka pasur Hysniu por që nuk e ka tregua.
Këso vuajtje e trajtimi mizor ndaj një fëmiu nuk kam dëgjua në jetë prandaj edhe e kisha të vështirë ta besoja dhe shpesh e ndërpreja Burimin që mos të vazhdoj më. Por ai ishte shumë i qetë dhe fillonte të me tregoi vuajtjet e Hysniut si fëmi, si rrogëtar i paushqyer (uritur), pa çorape e këpucë e i veshur keq, me rroba të shqyera, i dathur e i deshur.
Hysniu e Burimi (babë e djalë) në fejesën e Norës, vajzës së Burimit në Prizren
Hysniu nuk ka pasur më shumë se 6-9 vjt kur isht rrogëtar në një famijen të ndershme, në Familjen e Kupalëve. Ajo familje, Hysniun e trajtonte si antar të familjes dhe Hysniu hante bukë në sofër me antarët e tjerë të familjes me mysafirët. Pra Hysniu ishte si djalë i tyre. I zoti i familjes nuk e ndanin dhe dallonin Hysniun nga fëmijët e tjerë në ushqime, në fjetje, në ndeja dhe e donin e respektonte çdo prnd që e don fëmiun e vetë.
Në familjen tjetër që ka shërbye Hysniu si rrogëtar, ka hjekur si gjarpni ner guri. Hysniu ka fjetur me lopë. Kjo familje e pashpirtë e gjakëpirëse, e kishte pasur një antar të familjes me sëmundjen e tuberkulozit *). Ushqimin që nuk mundëte ta hante i sëmuri me tuberkuloz, ose që i mbetej ushqimi, ma jepnin mua ta ha, kishte tregua Hysniu më vonë. Edhe pse fëmi i vogël, Hysniun kjo familje e keqtrajtonte, e përbuzte dhe urrente Hysniun, sepse ishte rrogëtar: Hyeniu te kjo familje kishte jetua jetë qeni, si i burgosur a i nternuar dhe i dënuar vetëm të punoj, punë të detyrueshme (sikur në kohën e luftës së klasave në Shqipëri e Rusi).
”Isha mërzitur dhe ashtu i veshur keq e dathur, vendosa të iku edhe nga kjo familje”.
Policët apo ushtarët kufitarë kur e shohin, djalin e vogël se si dridhej nga të ftohtin, e marrin në vendin ku ata rrinin. E ushqejnë mirë dhe aty e mbajnë disa ditë, ndoshta 1 javë a 10 ditë dhe prej atje, qendra sociale për jetimë në Kuks e dërgojnë Hysniun në Jetimorën e Vlorës.
(Këso tregime kam lexua nga fëmijë e familjarë të rretheve të ndryshme të Shqipërisë, që i kanë dërgua në kampet e përqëndrimi në … Tepelenë etj, dhe nga mungesa e ushqimit e uria, nëse dikush ka vjellur, i urituri iu ka lutur qe të hajë … .)
Vesel Krasniqi dhe Mihanja, baba e nëna e Sevdijës, vjehrrit e Hysniut, viti 1945/46
Rrugës derisa largohej nga ajo familje, Hysniu nëpër mal është ushqye me kumbulla të papjekura, kojsia, kulumria e pemë tjera të egra që ka gjetur, sa mos me vdekur.
Në Jetimorën e Vlorës, jetimët pushteti komunist i zhveshë nga çdo ndjenjë njerëzore e dashuri për familjen. Jetimorja e Vlorës ka qenë mburrje për Shqipërinë socialiste sepse aty, ata kanë rekrutua fëmijët që kur të rritën ti ”shërbejnë atdheut”, si sigurimca, duke i rekruatuar femijët si njerëz besnik të Enverit, të lindur e krijues të njeriut të ri me ideologji të re komuniste e staliniste.
Hysniu ka qenë enverist, deri më 1981. Pas vitit 1981, Hysniu ishte kundër enverizmit por mbeti komunist gjithë jetën.
Këtu kam edhe disa pjesë e letra që nuk mund ti publikoj. Janë biseda e letra me disa nga ish bashkëpuntorët e Hysniut e më vonë kolegë të punës me Hysniun.
Thjesht, nuk i publikoj sepse kështu iu kam dhënë fjalën me ata që më kanë tregu pjesë nga bisedat dhe takimet e Hysniut me disa ish personalitete që ende (disa) janë gjallë dhe aktiv, si enveristë të flaktë.
Ata «shokë» i kërkojnë Hysniut që edhe emrin e shkollës ku punonte Hysniu, si zv. Drejtor ti ndërrohet që për kohën, ishte një aventurë e rrezikshme.
Një fsheftësi tjetër e Hysniut ishte:
Si u këthye Hysniu nga Jetimorja e Vlorës në Kosovë, sipas Burimit?
Ma ata që kam bisedua, askush nuk din më shumë se ato që i kam thënë deri më tash por unë nuk jam dorëzua e as nuk e kam ndërmend me ngrit përpjetë flamurin e bardhë e as futën e zezë (shprehje pop. Kur dikush dorëzohet, ushtria apo vdes dikush. Në Rahovec i qitnin disa rroba të zeza kur vdiste ose vritej ndonjë kral, mbi mure, shenjë zie)
Pjesa e prapme e fotos nr. 1, viti 1956, si nxënës në kl. VI gjimnaz në Prishtinë
Hysniu në Kosovë i vazhdon studimet në Normalen e Prishtinës por, në klasën e katërt si normalist, Hysniu e then dhe e shkelmon fotografinë e Titos në klasë. Drejtoria e Shkollës Normale e përjashton Hysniun me të drejtë të dhënies së provimeve privatisht, sipas Hysniut.
Por një tjetër më tha ndryshe që nga fillimi kur Hysniu ishte në Shqipëri, se ” … e kemi ditur që Hysniu ka qenë në Jetimoren e Vlorës. Në një ekskursion *), m’e 1979 që ishte Hysniu në Shqipër, kur shkojnë në Vlorë te Ujë i ftohtë, i ofrohet një puntor i sigurimit dhe e pyet:
– He shoku profesor, po të kujtohet ky vend?
– Të lutem, më lerë të qetë se dua të shmallem pakëz …
– E shoh se keni kujtime nga ky vend dhe largohet, sigurist polici”.
Një tjetër çudi, jo vetëm për mua ishte se Hysniun Kryqi i Kuq Ndërkombëtar *) e dërgon në studime në Beograd, si emigrant (më 1958?).
Evërteta tjetër është se në studime i dërgon ”Shoqata e emigrantëve”, ku ishte kryetar edhe vëllai i babës së Sevdijës.
Edhe sa i përket kësaj se si Hysniu është këthye në Kosovë thuhët ndryshe nga verzioni i Burimit:
”Gjimnazi ku studjonte Hysniu në Vlorë, shteti shqiptar vendos që ti dërgoi dy grupe nxënësish për studime në Moskë dhe Beograd. Hysniun e caktojnë të shkoj në Beograd, për studime. Hysniu nga Beogradi bashkë me 3 shokë ik dhe këthehet në Kosovë.
Në Kosovë, Hysniu i vazhdon studimet në Gjimnazin ”I. Llola Ribar” e jo në shkollën Normale. Nga gjimnazi ”I. LL. Ribar” përjashtohet dhe vazhdon shkollën në Gjakovë dhe atje diplomon.
Pasi e kryen shkollën në Gjakovë si shtetas i Shqipërisë, vazhdon studimet për Histori në Beograd. Atje njihet me shumë student shqiptar. E njeh edhe Zekeria Canën.
Pjesa e prapme e fotos kryesore, letër Sevdijes, si student në Beograd
Edhe nga Univerziteti i Beogradit, Hysniun e përjashtojnë dhe studimet i vazhdon në Shkup e diplomon si një nder studentët e parë (ndoshta studenti i parë shqiptar nga Kosova) që përfundon studimet për histori.
Pas studimeve fillon punën si profesor në Prizren. Pas një kohe e përjashtojnë nga puna në gjimnazin «J. R. Kica» në Prizren dhe shkon në Çegran të Gostivarit dhe aty punësohet e punon si profesor historie. Në Çegran iu lind edhe Arbeni, djali i vogël. Aty punon deri më 1967 kur këthehet në Rahovec dhe punon pjesën më të madhe të jetës si profesor historie në qendër (Rahovec), në Malishevë dhe Ratkoc, qendra lokaliteti. Malisheva kishte qenë edhe qendër komunale.
Sa ishte Hysniu, si gjimnazist, në Prishtinë, në bibliotekën ”Milladin Popoviq” e takon Sevdijen edhe dashurohën marrëzisht, të dytë.
Këtë vit, gjithnjë edhe sipas Burimit, Hysniu njihet dhe dashurohet në Sevdijën. Një jetë idilike por të varfër e me plot pengesa e rreziqe të kohës. Ata kanë qenë të lumtur, siq shihen edhe në fotot që i kanë fëmijët e disa edhe unë i kam publikua dje. Të rinjët, si «Dashnorët e Venedikut, shihën të gëzuar, të veshur mirë, sipas modës dhe kohës.
Po kush nuk do ta donte Hysniun dhe Sevdijen. Ishin një çift që s`ia gjeje çiftin as në Paris, Romë e Vienë.
Por jeta e Hysniut ishte e vështirë, më e vështirë se e shumicës së intelektualëve të tjerë të kohës. Nuk e besoj se dikush tjetër që ka qenë ”i lirë”, në ”liri” që ka jetuar më keq se Hysniu. Kët fat nuk e ka meritua Sevdija por e deshi dhe ia fali zemrën Hysniut dhe të ”mirat” e të këqiat i ndau me te.
Kur Hysniu, edhe pse kishte kryer Univerzitetin në Beograd, deri pas Plenumit të Brioneve *), nuk punonte, sepse Hysniu ishte i ndjekur e përcillej ama ishte shumë i kujdeshëm dhe nuk i jepste shkas pushtetit ta burgoste, si i përsekutuar pushtuesi e dënonte duke e lënë papunë e pa bukë.
Gjatë kohës sa Hysniu ishte i papunë, Sevdija e re detyrohet të punoj në spital si pastrues dhe iu shpërndan ushqimet të sëmurëve nëpër spitale.
Vesel Krasniqi, babai i Sevdijës (mësues dhe atdhetar) i ka mbatur vajzën e dhëndërrin në shtëpinë e vetë duke iu sigurua ushqim e kulm mbi kokë.
Më 1967, Hysniu punësohet në Rahovec si profesor i lëndës së historsië në gjimnazin ”R. Sadiku” që ishte pavarësua nga gjimnazi i Prizrenit ”J. R. Koca”. Hasan Sharku, drejtor gjimnazi e merr Hysniun dhe përveç punës e pagës së mirë që merrte dhe e mbante familjen, komuna dhe drejtoria e gjimnazit ia japin edhe një banesë në qendër të Rahovecit, para Teqesë së Sheh Medinit, Shtpiesë së Kulturës dhe KROIT të qytetit.
Në fund të këti shkrimi edhe një detaj të Selimit, babës së Hysni Toskës.
Selimi ishte një nga kaçakët e rrezikshëm të rrethit të Rahovecit e Hasit, deri në Shqipëri. Ai njëherë në një luftë me xhandarët*) serbë në kufirin shqiptaro-shqiptarë (Jugosllavi), xhandarët serbë gjuajnë në Selimin i cili ishte mëshehur pas një guri. Plumbi serb e godet gurin e grimcat e gurit e godasin Selimin në sy dhe ai e humb të pamunit, shikimin.
Kur e takoja dhe shikoja nga afër Selimin, më dukej se syri i pikonte gjak e mua, zemra më coptohej.
Selimi është akuzua se e ka vrarë edhe një fan (malso, të krahinës së Mirditës) çka nuk ka qenë e vërtetë.
… dhe kur televizioni i Beogradit, në lajmet kryesore e paraqiste J. B. Titon, Selmi ngrtej në këmbë. Kur e pyesja unë (Burimi):
– Pse po qohesh n’kâm për Titon ?
– Sepse Tita mi ka falur 8 vjet burg.
Sipas një verszioni, tjetër, Hysniu i ka tregua Sevdijës e fëmijëve se Mark Gjuraj ka qenë shok në jetimore, shoku më i ngusghtë me Hysniun dhe sa herë që Markun kanë ardhur familja në vizitë dhe e kanë marrur, ata e kanë marrë edhe Hysniun në shtëpinë e tyre
– Pse ka qenë Marku në jetimore?
*) FSHEHTË f.
- Diçka që nuk është zbuluar a nuk është njohur ende. Të fshehtat e natyrës (e gjithësisë). Depërtojnë në të fshehtat e materies.
- Diçka që mbahet e fshehtë, që nuk duhet ta dinë a ta kuptojnë të tjerët ose që e dinë vetëm pak vetë, sekret. E fshehtë e thellë. Të fshehtat e detyrës. Të fshehtat e zemrës. Ruaj (zbuloj) të fshehtën. I tregoj një të fshehtë. Nuk kam ndonjë të fshehtë. S’është e fshehtë dihet, e dinë të gjithë.
- Shkaku i brendshëm, i thellë e i padukshëm i diçkaje; njohuri e shprehi të thella e të veçanta që i kanë vetëm ata që e zotërojnë mirë punën e vet, që kanë aftësi e përvojë të madhe. E fshehta e lojës. E fshehta e artit (e punës krijuese).
FSHEHTË mb.
- Që është i futur a i mbuluar dhe nuk e shohin ose nuk e gjejnë dot të tjerët; që e dinë vetëm pak veta; që nuk dihet, nuk njihet a nuk kuptohet nga të tjerët. Vend i fshehtë. Shpellë (gropë, udhë) e fshehtë. Shkrim i fshehtë. Gjuhë të fshehta të folura konvencionale që përdoren nga grupe të veçanta njerëzish e që kuptohen vetëm prej tyre (p.sh. nga zejtarët shëtitës, nga hajdutët etj.).
- Që mbahet përbrenda nga dikush, që nuk shfaqet a nuk shprehet. Mendim i fshehtë. Zemërim (gëzim) i fshehtë. Ndjenja (qëllime) të fshehta.
- Që nuk kuptohet se nga vjen a ku e ka burimin, i paqartë, i papërcaktuar, i errët. Parandjenjë e fshehtë. Shqetësim i fshehtë.
- fig. Që i mban përbrenda mendimet, ndjenjat etj., që nuk ua hap zemrën të tjerëve; i mbyllur. Njeri i fshehtë.
- fig. Që vepron pa u diktuar nga të tjerët, që vepron në mënyrë tinëzare, që i mbulon veprimet e veta; që vepron në kushte ilegale; që kryen shërbime, veprime e detyra, të cilat nuk duhet t’i dinë të tjerët. Armik (agjent) i fshehtë. Përkrahës (mbrojtës, kundërshtar) i fshehtë. Organizatë (shoqëri) e fshehtë. Policia e fshehtë. Diplomaci e fshehtë.
- fig. Që bëhet pa u marrë vesh nga të tjerët, që bëhet në fshehtësi; që nuk dihet nga të tjerët. Takim (bisedim) i fshehtë. Traktat (pakt) i fshehtë. Lidhje të fshehta. Marrëveshje e fshehtë.
- fig. Që bëhet pa u vënë re nga të tjerët, që bëhet duke u ruajtur fshehtësia; kund. i hapur. Votim i fshehtë.
- mjek. Që zhvillohet pa dhënë shenja të dukshme a shenja klinike; kund. i hapur. Sëmundje e fshehtë. Dështim i fshehtë. Periudhë e fshehtë.
- euf. bised. Gjinor; që ka të bëjë me organet gjinore. Organet e fshehta. Sëmundjet e fshehta.
FSHEHTËSI f.
- Të qenët i fshehtë, karakteri i fshehtë i diçkaje. Fshehtësi e plotë. Fshehtësia e veprimeve (e bisedimeve). Fshehtësia e korrespondencës. Vepron në fshehtësi vepron fshehtas. Ruhet (mbahet) në fshehtësinë më të madhe mbahet shumë e fshehtë.
- E fshehta. Fshehtësitë e natyrës.
FSHEHTËSIRË f.
- Diçka që mbahet e fshehtë, gjë e fshehtë. I ruan (i mban) fshehtësirat.
- Vend i fshehtë. Rrinte në fshehtësirë.
*) RROGËTAR m.
- vjet. Ai që punonte i pajtuar me rrogë në një familje të pasur, shërbyes; bari me rrogë. Rrogëtar i beut (i agait, i tregtarit, i kishës). Rrogëtar lopësh.
- Nëpunës me rrogë të caktuar. Shtresë rrogëtarësh.
- bised. mospërf. Ushtar që paguhet me rrogë; mercenar. Ushtri rrogëtarësh.
- keq. Ai që i shërben dikujt si vegël për të nxjerrë fitime, shërbëtor. Rrogëtarët e fashizmit. Rrogëtar i pushtuesve.
RROGËTAR mb.
Që paguhet me rrogë; që shërben me një pagë të caktuar; mercenar. Ushtri rrogëtare. Trupa rrogëtarë.
*) TEMPERAMENT m.
- Tërësia e vetive psikike të njeriut, që kanë si bazë fiziologjike tipin e veprimtarisë së lartë nervore, që shprehin shkallën e ngacmueshmërisë e të gjallërisë së njeriut dhe që shfaqen në sjelljen e në qëndrimin e tij ndaj të tjerëve, në veprimet e kundërveprimet, në lëvizjet, në fjalët, në shprehjen e fytyrës etj.; njeriu, i cilësuar sipas veçorive të këtyre vetive psikike. Temperament kolerik (sanguin, flegmatik, melankolik). Temperament i gjallë (i zjarrtë, i plogët).
- Forcë jetësore, gjallëri; aftësi për t’u pushtuar lehtë nga një gjendje e lartë shpirtërore, nga një ndjenjë e fuqishme dhe e thellë; shprehja e kësaj gjallërie a gjendjeje shpirtërore në punë, në veprime të ndryshme e në të folur. Njeri me temperament. Ka temperament. Luajti (këndoi) plot temperament. Flet (reciton) me temperament.
*) TUBERKULOZ m. mjek. veter.
Sëmundje ngjitëse e kronike, që shkaktohet nga një mikrob i quajtur «bacili i kokut» dhe që prek mushkëritë ose ndonjë organ tjetër të trupit, ndishku, kolla e keqe. Tuberkulozi i mushkërive (i zorrëve, i kockave, i gjëndrave të fytit). Tuberkulozi i kafshëve (i gjedhit, i derrave). Tuberkulozi i shpendëve. I prekur nga tuberkulozi. Vuan (u sëmur) nga tuberkulozi. Lufta kundër tuberkulozit.
TUBERKULOZ mb. mjek. veter.
- Që është i sëmurë nga tuberkulozi, që ka tuberkuloz. Lopë tuberkuloze.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Sot tek ne pothuajse nuk ka tuberkulozë.
*) Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – KNKK (anglisht: International Committee of the Red Cross – ICRC ; frëngjisht: Comité International de la Croix-Rouge) është një institucion humanitar me qendër në Gjenevë, Zvicër dhe një Laureat i Çmimeve Nobel për tre herë. Palët shtetërore (nënshkruesit) të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet e saj shtesë të vitit 1977 (Protokolli I, Protokolli II) dhe Protokolli i vitit 2005 i kanë dhënë KNKK-së një mandat për të mbrojtur viktimat e konflikteve të armatosura ndërkombëtare dhe të brendshme. Viktima të tilla përfshijnë të plagosur në luftë, të burgosur, refugjatë, civilë dhe joluftëtarë të tjerë.
ICRC është pjesë e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe 190 Shoqërive Kombëtare. KNKK – ICRC është organizata më e vjetër dhe më e nderuar brenda lëvizjes ndërkombëtare dhe një nga organizatat më të njohura në botë, duke fituar tre Çmime Nobel për Paqe në vitet 1917, 1944 dhe 1963.
*) EKSKURSION m.
Udhëtim me këmbë a me mjete transporti që bëhet zakonisht në grup, për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj. ose për t’u dëfryer. Ekskursion mësimor (turistik, alpinistik). Ekskursion në vende historike. Ekskursion dyditor. Shkuan në ekskursion.
*) “Plenumi i Brioneve i 1 korrikut 1966, në fokus të shërbimit të inteligjencës amerikane”
https://www.epokaere.com/plenumi-i-brioneve-i-1-korrikut-1966-ne-fokus-te-sherbimit-te-inteligjences-amerikane/
https://perpjekjashqiptare.com/plenumi-i-brioneve-ne-fokus-te-sherbimit-inteligjences-amerikane-cia/
*) XHANDAR m.
Ai që shërben në xhandarmëri. Postë (kazermë) xhandarësh. Togë xhandarësh.
U vesh si xhandar. Shërbente si xhandar. I rri si xhandar mbi kokë.
* Xhandar ndërkombëtar shtet i fuqishëm reaksionar. Që ndërhyn me dhunë për t’u diktuar vullnetin e vet shteteve të tjera më të vogla.
XHANDARMËRI f. përmb.
Trupa ushtarake të veçanta në vendet borgjeze (para Çlirimit edhe në Shqipëri), që përdoren për të mbrojtur rendin shtetëror në fuqi, për të shtypur lëvizjet demokratike e revolucionare dhe për disa detyra të policisë gjyqësore; ndërtesa me zyrat e këtyre trupave. Forcat e xhandarmërisë. Zyrat e (kazermat) e xhandarmërisë. Repartet e xhandarmerisë. Postat e xhandarmërisë. Toger (komandant) i xhandarmërisë. E thirren e (mbajtën) në xhandarmëri.
Shënimet nuk janë të plota dhe nuk duhet marrë si të qindpërqindëta.
Kërkoj falje nga familjarët, nëse mu ka përvjedhur ndonjë gabim, i paqëllimtë. Kërkoj falje, sidomos nga Burimi dhe Valbona.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 21 mars 2023
sinan.kastrati@hotmail.com