Foto: Elia Zaharia, ish-gruaja e princ Lekës, me të cilit kamë vajzën Geraldina.
Arben Çokaj
Kjo pjesa e fundit e titullit është parafrazim nga libri “Ferma e kafshëve” i George Orwell. E ka fjalën për komunizmin, me metaforë, ku derrat drejtojnë dhe derrat janë paksa ‘më të barabartë se tjerët‘. (kuptoje vetë)
Kështu edhe gratë e sotme, në një farë mënyre, ato janë paksa ‘më të barabarta se tjerët’, dhe po e argumentoj në vijim. A jemi dakord të gjithë se princ Leka do të arrestohej në vend, nga policia e Ramës, se nuk jemi monarki, nëse ai do e gjuante me shuplakë ish-gruan e tij, Elian, ashtu si bëri ajo ndaj tij?! Po Elia, pse nuk arrestohet? Por po përkrahet nga gratë budallaqe – disa aktore e regjizore, madje edhe nga burrat, servila ndaj grave, që mendojnë se ‘burrat duhet të ndryshojnë’…
Është mirë që gratë të kenë të drejta të barabarta para ligjit, si burrat, nuk ka dyshim, edhe pse kjo ka ndikimin e vet social dhe pasojat e saj në shoqëri, por barazia absolute nuk ekziston, se pastaj dalim disi kundër natyrës njerëzore, duke mashkullizuar gratë e feminizuar burrat, etj. etj. Të barabartë para ligjit, kaq. Mos e teproni.
Kur një grua juriste në SHBA bëri një draft, me të cilin kërkonte të drejta të barabarta për gratë në SHBA, (nuk po hyj këtu në detaje, po e kujtoj vetëm si fakt historik, sa për ilustrim), një zyrtar amerikan tha: ‘familjet amerikane do të shkatërrohen nga ky draft, nëse ne e aprovojmë në Kongres’, por megjithatë e kaluan. Që nga ajo kohë, familja amerikane është shkatërruar, e bashkë me të edhe shoqëria. Në vendet e Perëndimit gjithandej e kemi këtë ndikim, diku më shumë e diku më pak.
Prandaj vendet e Perëndimit importojnë fuqi punëtore nga vendet e Lindjes, se po plaken gradualisht dhe u mungon edhe fuqia punëtore, se gratë kanë të drejta e nuk po lindin as fëmijë sa duhet. Pra, çuditërisht, të drejtat e femrave, vajzave e grave, i sjellin edhe këto pasoja në shoqëri, se ‘unë aga e ti aga, po gomarin, kush e nga?!’ – dikush duhet t’i lindë fëmijët, apo jo?! E gratë në Perëndim nuk pranojnë, atëherë vijnë fëmijët e Lindjes (për Zana Avdiun), fuqia punëtore që mungon. Këtë e ka menduar edhe Elon Musk, i cili po synon krijimin e miliona robotëve humanoidë, që të zëvendësojë krahun e munguar të punës në vitet në vazhdim. Pra, njeriu po zëvendësohet në Perëndim ose nga punëtorët e huaj, ose nga robotët humanoidë, kjo në të ardhmen.
Njeriu ndodhet për një moment në një situatë ambivalente, në njërën anë gratë dhe të drejtat e tyre, që ato duhet t’i kenë, se janë njerëz, e nga ana tjetër te efekti negativ, që japin këto të drejta të njohura. Se kemi gratë në Lindje, ato nuk i kanë të drejtat e njëjta me gratë në Perëndim, e ankohen më pak, ndihen më të lumtura e më të sigurta kur pyeten. Kurse gratë në Perëndim, edhe pse kanë arritur të drejta të një niveli të lartë, ato prapë ankohen, ato prapë janë të pa kërnaqura e të palumtura. Pse thua vallë?
Grafiku i ankesave të grave rritet, me rritjen e lirive dhe të drejtave për to!
A mundet një grua të ketë të drejta më shumë se Zana Avdiu psh.? Ajo shkon me kë të dojë (si Dua Lipa), askush nuk i kërkon llogari, a martohet apo jo, është punë e saj, etj. etj. E ajo prapë ankohet. Pse ankohet, atëherë? Pse ka dëshirë ajo t’i rrahë burrat e merr anë me Elian, që i hyri me shuplaka ish-burrit të saj, princit Leka. A e ka rrahur ndonjë mashkull dikur Zanën, që ajo tani do të hakmerret?! Apo është psikologjike kjo punë, sa më shumë të drejta të keshë, nuk di t’i shfrytëzosh ato si duhet, dhe do më shumë të drejta?! Do që të jesh më i barabartë se të barabartët?!
E ku mbaron kjo përpjekje?
Nëse marrim feminizmin, në planin social e psikologjik ai është një fenomen i ngjashëm me maskilizmin, por është krejt ok, të jeshë feminist/e, e jo ok, të jeshë maskilist/e. Pse thua vallë? Se gratë konsiderohen si më pak të rrezikshme në shoqëri, dhe u lejohen disa gjëra, disa të drejta paksa ‘më të barabarta se të tjerëve’.
Prandaj në rrugën tonë si shoqëri demokratike për t’u dhënë të drejta grave të barabarta me burrat, ne e vërejmë se gratë ende nuk i gëzojnë ato të drejta plotësisht, por njëkohësisht e vërejmë se gratë janë nganjëherë paksa më të barabarta se burrat. Dhe këtë e pamë konkretisht edhe në familjen mbretërrore shqiptare në konfliktin e fundit, ku Elia godet me shuplaka princ Lekën e nuk dënohet ligjërisht, kurse po ta bënte Leka atë punë, ai do të arrestohej në vend. A duhet edhe në këtë rast ligji të zbatohej njëlloj?!
“Toka është pronë e njerëzve të zgjuar, që kanë forcë” – thoshte një president amerikan, në mos Ruzvelti. Në këtë kontekst, Perëndimi është sot më i zgjuar se Lindja, por po nuk lindi fëmijë, do të plaket një ditë dhe nuk do të ketë forcë, pavarësisht zgjuarsisë, dhe tokën do e popullojnë njerëzit që do të vijnë nga Lindja, se atje po lindin më shumë fëmijë… Kështu që Muho analfabeti me idetë e tij bëhet Zot i trokës një ditë… E ne na rrofshin të drejtat e grave! E drejta e grave me rreh burrat!