8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi TE ARAT E KUQE

TE ARAT E KUQE

0
Atdhe Geci - libra

TE ARAT E KUQE

Në poezi ka më shumë jetë se jeta jonë
më shumë jetë se të mbjellat e një stine
më shumë jetë se një ditë e bukur, dhe
më shumë jetë se një e puthur dashurie

Magjia fjalës në poezi është e veçantë
at´se kam lënë anash dhe as të harruar
disa poezi të mia më parë kanë qenë
këngë të kënduara, e tregime shqiptare

E disa tjera duan t´i këndoj më ngadalë
kur në heshtje i afrohen varreve të të
rënëve, për një kurorë lulesh për lirinë
e kthehen me ngadalë te himni atdheut

Në atdhe pjesë të së kaluara fshihen
nën dhé, në këndim këngësh e librash
kujtesa e popullit kurrë nuk vjetrohet
ide e përjetësisë rrjedh nga ide e jetës

Tre gurë graniti janë tek Arat e Kuqe
tre gurë graniti e kanë historinë e tyre
gurit i ka hije të ketë fytyrën prej guri
dhe lisit i ka hije të ketë fytyrën e lisit…

Atdhe GeciDortmund, 10.02.2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.