Milazim Zeqiraj
Më datën 27 janar 2026, në orët e mbrëmjes, në përiferi të Offenburgut, në qytezën e Olsbachit ishte për vizitë lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Dr.Sali Berisha, në shoqërimin e ti ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike Znj. Albana Vokshi.
Vizita u zhvillua pas kthimit të tij nga mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Para qytetarëve shqiptarë, në ambientet e Hotelit “Rebstock”, z. Berisha foli për vizitën e tij në Strasburg dhe takimet me drejtues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai tregoj për pritjen e ngrohtë që iu bë, si dhe mbështetjen ndërkombëtare që sipas tij po merr opozita shqiptare.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal të jehona e protestave në Shqipëri, duke i cilësuar ato si vendimtare për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ai foli për korrupsionin e thellë dhe megallomaninë e qeverisë Rama, duke theksuar se megjithëse buxheti i shtetit arrin shifra miliardëshe, nuk ka investime të dukshme në Shqipëri për qytetarët.
Sipas Berishës, kryeministrin Rama është i përfshir në korrupcion, nê ndërtimin e kullave pa leje për pastrim parash, si dhe për manipulim të zgjedhjeve. Në Strasburg, sipas tij, u trajtua situata alarmante në Shqipëri.
Berisha nënvizoi se vetëm protestat qytetare mund ta largojnë Edi Ramën nga pushteti, duke shtuar se largimi i tij do të isht një e mirë për shqiptarët në Shqipëri dhe në Ballkanin.
Në fjalimin e tij, ai foli për situatën në Kosovë, duke dhënë një përmbledhje të veprimeve të qeverisë së Kosovës për situatën në veri të vendit kundër grupeve terroriste.
Berisha foli edhe angazhimin e tij dikurë për mosndarjen e Kosovës, si dhe kritikoi rolin e kryeministrit Rama në këtë drejtim gjatë qeverisjës së tij në mandatin e kaluar.
Ai e përshkroi situatën në Shqipëri si të rrezikshme, të dominuar nga qeveria, regjimi i Edi Ramës.
Në fund, Berisha iu përgjigj pyetjeve të bashkatdhetarëve për gjendjen politike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për rolin e Shqipërisë në avancimin e Kosovës në arenen ndërkombëtarë. Takimi përfundoj në një atmosferë të ngrohtë.











