Ta mbijetosh kohën në befasinë e heshtjes

0
Nue Oroshi - në Vendlindje në Caparc të Prizrenit

Nue Oroshi

(Në shenjë kujtimi të 618 vjetorit të lindjes se Gjergj Kastriotit më, 06 maj 1405)

Në heshtjen e kohës kur gjërat sillën në një hark të përkryer i cili është i përqendruar në kohën e kaluar dhe lidh dy kohërat mes përmes një vijëzimi të hollë dhe të përqëndruar në një mbijetim kohor pa e befasuar heshtjën.

Befasia e heshtjës është e lidhur ngushtë me lajmin e Ilirisë ku mbretrit dhe mbreterëshat ilire i qonin fatit të diellit peshqeshët për të mbrrimat duke  e përzier fatin diellor me dritën e rrokaqiellit që sillej vërdallë Ilirisë. Atëherë në Iliri jetonin Ilirët që ishin të ndarë në fise të ndryshme por kishin një trung të përbashkët.E prej përshkrimeve të kahmotshme ku pjesët e trupit ndahën përgjysmë edhe pas Ilirisë erdhi Arbëria. Arbërit apo arbëroret kishin shkallë të lartë të civilizimit ata kishin shkolla e  fakultete ishin të emancipuar dhe pjesë e botës së qytetruar.Nganjëherë kur ndalët heshtja dhe kur diellin e mbulon errësira si në kopërtinën e librit të shkruar paraqitën palimpsestet diellore me fjalët: “Shkoi drita , erdhi terri gjithë Arbërinë e mbuloj tmerri“.

Dhe si në balada të lashta kur bëhet shkëmbimi i balozëve të detit erdhën karpatianët dhe aziatikët që e mbuluan me pëlhurën e zezë dhe me anë të demonëve të tyre filluan nxirjen, shkatërrimin dhe tjetërsimin e Arbërisë. Ata e përkrahën njëri- tjetrin dhe Arbërinë e ndanë e masakruan,e copëtuan ,e asimiluan por si feniksi që ngjallët nga hiri Arbëria gjithmonë dikund të fshehura i mbajti gjallë gacat që gjithmonë e ndiznin zjarrin e rezistencës për ruajtjen e truallit arbëror.Edhe në kohërat më të reja sa herë që armiqtë e Ilirisë,Arbërisë e më vonë edhe të Shqiptarisë fillonin vrullin e tyre për të pirë gjak shqiptari dikund thellë në malet dhe shkrepat e Arbërisë ngjallnin dhe rritnin shtatin djem dhe vajza sy shqiponjë e shtat selvi që lidheshin në besën e Zotit në gjakun e Gjergj Kastriotit dhe në gjuhën e Fishtes që kurrë nuk do të shkatërrohet Arbëria.

E si në balada të lashta dilnin edhe djem dhe vajza tinzare që në bashkëpunim me armikun e goditnin Arbërinë. Ata edhe sot e kësaj dite janë në shërbim të agjenturave të huaja për shkatërrimin e shqiptarisë.Veprojnë hapur edhe sot dhe nuk ndëshkohen  siç ka qenë në traditën shqiptare për tradhtarët dhe atdhe mohuesit.Sot kurë Shqiptaria e sotshme  Arbëria e djeshme dhe Iliria e hershme janë në një rrëzik të qeniës dhe mosqenies shqiptarët numërojnë në vendodhje pa lëvizur asnjë gur së paku për ti ra kokës atyre që na kanë sjellë në këtë gjendje.

Të mbijetosh kohën në befasinë e heshtjës nuk do të thotë se do ta pranosh kohën në heshtje por do ta fillosh një lëvizje të fortë e cila nuk duhet asesi të jetë hermetike, e mbyllur por e hapur dhe stoike që duhët t´iu qëndroj kohërave ashtu siç ishte edhe rrëfimi i plakut të kohës se kaluar se ne shqiptarët nuk duhet të bëhemi si sagji që ftofët dhe nxehët shumë shpejt por duhet të jemi si hekuri i cili kur skuqët nuk dinë të ftohët asnjëherë.

Buzë një gremine gjithmonë paraqitet një dritë e cila e ndalon terrin që mos të bjen në heshtjën e kohës satanike. Jetojmë një kohë e cila ndahet në dy pjesë: koha e përbuzjes dhe koha e përgamenes se shkruar. Koha e përbuzjes i takon shumicës kurse ajo e pergameneës së shkruar vetëm një grupi të vogël që shpësheherë gjatë historisë sonë shqiptare e ka mbajtur të ndezur flakadanin e atdhetarizmës ilire,arbërore dhe shqiptare.Trinia e shenjtë kombëtare duhet ti ndaloj dallkaukët,kopukët e tregtarët e flamujve që edhe ata mos ta kryejnë punën e tyre antikombëtare.

Por të kryhet puna duke i shërbyer armiqëve shekullor është djallëzi, hipokrizi dhe tradhti që nuk falët kurrë.E valët e heshtjës shpeshherë hakmerrën ndaj atyre që heshtën kur ishte nevoja të flasin.Të flasësh dhe shkruashë në mes të zërit të bilbilit dhe britmave të kukuvajkave nuk është e njëjtë.Nuk është e njejtë për faktin së shpeshherë ne shqiptarët historikisht fajin gjithmonë e kemi kërkuar tek të tjerët. Asnjëherë nuk jemi ndalur e të ulemi dhe të mendojm se pse na ndodhin neve këto gjëra!?

Pse në harkun kohor të përgaditjes së një strategjie kombëtare nuk ulën intelektualët të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe ta shkruajnë një strategji kombëtare që duhet të futët në veprim.Rruga për të arritur të mbërrishmën dhe pëngesat për ta bërë këtë rrugë të pambërrishme janë dy botëra dhe një kufi i madh që i ndan në mes. Iliria, Arbëria e Shqiptaria nuk u ndanë vetëm në mes as nuk u ndanë përgjysmë por u ndanë në shumë pjesë.Këto pjesë të ndara dhe shpirtrat pa varre na thërrasin që të jemi të bashkuar dhe të mblidhemi tok si në kohën e Gjergj Kastriotit për ta shpëtuar atë që ka mbetur të shpëtohet.

E loti i lëshuar i nënave Ilire,Arbërore e Shqiptare ende na sillët tej për tej kokave tona për të reflektuar pozitivitetin ndaj njëri -tjetrit dhe për të gjetur rrugën e bashkimit të shqiptarëve në një Besëlidhje Kastriotase.Ata që janë kundër Gjergj Kastriotit janë edhe kundër Zotit.Se Gjergj Kastrioti është zoti i shqiptarisë se vetë Zoti në qiell e krijoj që ta mbroj diellin,tokën, detin  dhe ajrin shqiptarë për të frymuar mushkëritë tona sot e kësaj dite.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.