NGA KALOSH ҪELIKU
Po, e vetmja rrugë mejdani është se, kalorësit e arratisur Dje, komunistë të strukur brekëve grisura arnë përmbi arnë me vite nëpër institucionet e shtetiti të “përbashkët”, si: ministra, zv, ministra, këshilltarë turkoshakë ministrive të “vëllezërve” komunistë si argatë besnik, në xhami me flamurin gjysmëhënë ende në minare, pa flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare. Sot, u ringjallën si “shqiptarë të ndershëm” edhe në sistemin Neokomunist?! Nuk e akuzoj Kalorësin e arratisur politik me “sinqeritet” të maleve Sharrit dhe me “Besë”. Nuk ka “sinqeritet” dhe “Besë”, në politikë.
Po, ka tradhëti, vrasje dhe korrupsion për pushtet. E, akuzoj, Kalorësin e arratisur, se: nuk ka “Besë” në Luftën me Penë. Publikisht, u them: Mos, emëroni dhe më dërgoni partizanë politik partiak gjysëmanalfabetë në institucionet e arsimit dhe kulturës. Themelet e një shoqërie dhe Shteti. Partizanë partiak: hoxhollarë, dhe “teologë” të strukur nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”!
Dënimin e merituar politik “patriotik”, si shpërblim nga populli: çka, e kërkoni ju me vite në jetë për “liri”: vende pune, pasuri personale, familjare dhe klanore?! Patjetër, do ta merrni Ditën e Nesërme. Ditën e shpëtimit të Atdheut nga kulturofagët. Rilindasëve me disa shtete shqiptarë nëpër Botë. Apo, Atdheut të nëpërkëmbur, që Sot: është, në rrezik nga partizanët partiak – fetarë të strukur ende në institucionet e shtetit të “përbashkët” me poste partiake, vende pune dhe honorare marramendëse!
Shtetin Shqiptar, që e njeh edhe vetë Bota mbarë me tri shtete shqiptarë në Evropë copë – copë të shpërndarë si “Kashta e Kumbarës”, e bënë Rilindasët shqiptar me pushkë, Penë, pasuri, dhe Libra. Është, ende Shteti i vëtëm në Botë me Tri – katër shtete i shpërndarë nëpër Botë. Përderisa, popujt tjerë krijojnë shtete të rinj dhe asociacione të komunave brenda shteteve. Sot, e rrezikojnë partizanët e partive politike me poste të përkohshme partiake – fetare, kriminalistike dhe korrupsion. Edhe, atë: vetëm për një përdorim si argatë të partive politike në pushtet, pas një posti të emëruar përkohësishtë si “shqiptarë të ndershëm”. Pasurie personale partiake, familjare, miqësore, dhe klanore. Bythekrye, në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”.
Përderisa, Dje sistemi komunist na luftonte si shqiptarë me përndjekje, burgje dhe vrasje “nacionaliste” gjoja antijugosllave: Shkolla shqipe. Libra të “rrezikshëm”, Gjuhë Shqipe. Lektura shkollore. Skënderbeun… “Armiqë” të shtetit “përbashkët” Jugosllav, si: “ballistë”, “irredentistë”, ”terroristë”… Sot, ende na lufton dhe dënon me mashat e tyre besnike, ringjalljen e “shqiptarëve të ndershëm” partiak Neokomunistë të dalldisur nëpër parti politike, dhe strukur në institucionet e shtetit të “përbashkët”, Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” me kultorofagë, hoxhallarë, “teologë musliman” me këmbët dhe trutë në legen nëpër minare me gjysmëhënë pa flamurin kuqezi shqiptar.
Qeveri, që na i “jepë” të gjitha të drejtat e barabarta kombëtare: gjuhë shqipe, shkolla shqipe, Universitete, arsim, kulturë, vende pune, pasuri, liri… Kutadi unë, në kulturën shqiptare edhe “sallmadinë” me këmbët dhe trutë në legen mes xhamive turko – arabe me “artistë” trusakatë të partive politike. Po, ne si shqiptarë, Sot: nuk i duam ato “liri” Neokomuniste, dhe të “drejta kombëtare”. Shkolla Shqipe pa nxënës. Manifestime kulturore partiake me partizanë të partive politike pa artistë. Letërsi pa shkrimtarë. Libra. E duam Robërinë?! Ose, Lirinë e Ditës Nesërme.
Po, Sot: Sistemi, Neokomunist: na i ringjalli “shqiptarët e ndershëm” të ish sistemit komunist te Pragu i Shtëpisë. Dihet, kultorofagët, hoxhallarët dhe “teologët” me këmbët dhe trutë në legen, në institucionet e shtetit të “përbshkët”. Që, ende vendosin me ”arshinë” partiak për arsimin, kulturën, letërsinë shqiptare. Themelet e një shoqërie, Shteti… Vërtetë, na e “dhanë”: “Fitoren” partiake – politike, në Maqedoninë e Veriut.,. Rebublikën, e tretë të “Maqedonisë Veriut”. Republikën e Kosovës… Ministrin e tretë shqiptar në Malin e Zi… Pas, të dytit në Maqedoninë e Veriut. Dhe, pasurinë… Korrupsionin… Po, jo edhe Trurin shqiptar nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”.
Atdheu, Sot nuk është në rrezik nga armiqtë shekullor: serbët, turqit, bullgarët, por nga vetë “shqiptarët e ndershëm” Neokomunistë të strukur në institucionet e shtetit të “përbashkët”, si: kulturofagë, hoxhallarë dhe “teologë” të rrejshëm “muslimanë” me këmbët dhe trutë në legen?!…