Shoqata “Trojet e Arbrit” planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”.

0
Trojet e Arbrit - Ibrahim Rugova

Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit tonë – Republikës së Kosovës, Shoqata “Trojet e Arbrit” planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”.

Sesionet shkencore planifikohen të mbahen në 6 vende të ndryshme të botës: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hamburg, Bazel dhe New York më mundësi të shtrirjës edhe në vendet e tjera si: Londër, Paris etj.

Temat që do të trajtohen në këto 6 sesione shkencore përfshijnë periudhën kohore nga viti 1989 – 2006.

1. “Dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës”;
2. “Fillet politike të dr. Ibrahim Rugovës”;
3. “Kundërshtimi i UJDI”;
4. “Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës”;
5. “Themelimi i institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës”;
6. “Fillet e organizimit ushtarak policore Sherbimeve të Informimit dhe të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”;
7. “Takimet diplomatike të Dr. Ibrahim Rugovës në Evropë dhe Amerikë”;
8. “Dr. Ibrahim Rugova simbol i Unitetit Kombëtar Shqiptar”;
9. “Zgjedhja e Ibrahim Rugovës President i Kosovës”;
10. “Roli i Ibrahim Rugovës në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”;
11. “Roli i Ibrahim Rugovës në Konferencat Ndërkombëtare për Kosovën”;
12. “Roli i Ibrahim Rugovës në forcimin e Institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve tjera etnike shqiptare”.
13. “Shtypi Evropian dhe Amerikan për Presidentin dr.Ibrahim Rugova”;
14. “Deshmitë dhe rrefimet e politikanëve evropian dhe amerikan për takimet e përbashkëta me Presidentin dr.Ibrahim Rugova”.

Mr.sc. Nue Oroshi – Kryetar i Shoqatës se Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.