SHOQATA “NISMA E DEÇANIT” NË ZVICËR MBAJTI KUVENDIN E DYTË TË PUNËS

0
Edhe unë jam Deçan

Shoqata “Nisma e Deçanit” në Zvicër më, 2025-10-11 në Schulareal(Aula), Dorfstrasse 20, 5040 Schöftland (AG) në Zvicër mbajti Kuvendin e dytë të punë.

Fjalën hyrëse për punën e Kuvendit të dytë e paraqiti anëtari i Kryesisë së Lëvizjesë së Deçanit në Zvicër Saim Tahiraj.

Të nderuar anëtarë dhe përkrahës-simpatizantë, të Nismës së Deçanit, kam nderin e veçantë që t’ju përshëndes të gjithëve përzemërsisht dhe t’ju falënderoi për pjesëmarrjen tuaj në kuvendin e dytë të veprimtarisë së Shoqatës “Nisma e Deçanit “ këtu në Zvicër.

Në këtë kuvend na kanë nderuar me pjesëmarrje nga Kosova Dardane Bashkërenditësi *Kordinatori për LËVIZJEN E DEÇANIT nga Kosova z. Vesel Lekaj, profesori i nderuar z. Nysret Pllana, Misionari Dom Pal Tunaj, Anton Nikolla, Nue Kaçinari, kryetar i PSHDK dhe Nrec Thaqi kryetar i AAK për Zvicër.

Fjala hyrëse e z. Saim Tahiraj,

Situata e rëndë në Kosovë, ku haptas sulmohej çdo gjë që ishte shqiptare nga emisarë të veshur me petkun e hoxhallarëve e bëri të nevojshme dhe të domosdoshme kundërshtimin kundër kësaj lufte të çmendur e cila kishte për qëllim dhe synonte që përkatësin kombëtare shqiptare ta tjetërson në përkatësi thjesht fetare dhe s’lanë mënyra e forma pa përdorur, vetëm e vetëm që të arrinin qëllimet e tyre kundër kombit madje ishte edhe si ushqim i tyre i përditshëm për shpifje dhe pro propogandë që kaherë janë përpunuar në hollësi programet dhe elaboratet e rrezikshme për tjetërsim, dëbim e shfarosjen e shqiptarëve.

Tue pa këtë çmenduri kundër qenies biologjike dhe kombëtare, të cilën askush nuk po e kundërshtonte hapur-përkundrazi shqiptarët e shikonin këtë shëmti e lëngjyrë si të hipnotizuar nga largësia*distanca, lindi një lëvizje mga atdhetar të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm që i tha: ”NDAL!”.

Më, 20.10.2023, në Deçan u mblodhën 70 veta nga shumë treva të Kosovës dhe publikisht shpallen: Nga sot e tutje nuk jemi ma Muslimanë, sepse nuk pranojmë këtë vetëvrasje kombëtare.”

Ky ishte një zemërim i grumbulluar me vite por edhe i arsyeshëm ndaj një lufte që po shkatërronte çdo gjë që brezat shqiptarë e kishin ndërtuar e ruajtur dhe mbrojtur me gjake ndër shekuj. Shpërthimi në Deçan ngjante si një vullkan që llava e tij nuk do të ndalej më, por do të vazhdon rrjedhën e vet e do shtrihej gjithandej trojeve shqiptare, pavarësisht pengesave të gjitha llojeve, sulmeve, kërcënimeve, shpifjeve dhe propagandës të shtypit dhe rrjeteve pamore elektronike të gjitha llojeve.

Pas daljes publike në Deçan, filloi edhe këshillimi për organizim në Zvicër. Më 09.11.2023, në Emmenbrücke u mbajt tubimi i parë me rreth 100 pjesëmarrës, të cilët i dhanë mbështetje të vendosur e të fuqishme kësaj lëvizje. Aty u bashkëbisedua që të themelohet si shoqatë dhe të hapej llogaria e saj bankare. Më, 17.11.2023 u themelua shoqata me emrin “NISMA E DEÇANIT”, u zgjodh kryesia dhe shoqata u regjistrua në organet përkatëse zvicërane, me llogarinë e saj bankare.

Në vijim u dhanë të dhëna për veprimtarinë e Shoqatës gjatë vitit 2024, përfshirë edhe gjendjen e mjeteve në llogarinë rrjedhëse të bankës dhe në hollësi anëtari i kryesisë Gjergj Shtufi paraqiti të dhënat për shpenzimet e bëra për Zyre në Prishtinë, në Gjakovë dhe Mitrovicë. Pagesat që Shoqata”Nisma e Deçanit” në Zvicër i ka bërë nga llogaria e saj bankare brenda viti 2024 janë me sa vijon:

1. Për zyrën qëndrore në Prishtinë qiraja 6600.00 Euro.
2. Për sekretaren teknike në zyrën e Lëvizjes në Prishtinë 6000.00 Euro.
3. Mobilimi i zyrës në Prishtinë 3450.00 Euro.
4. Pagesa për ngrohjen e zyrës në Prishtinë 200.00 Euro.
5. Për Tubimin e Lëvizjesë së Deçanit në Prishtinë, mbajtur më, 27.12.2023, 300.00Franga.
6. Për Manifestimin e një vjetorit të themelimit të Lëvizjes së Deçanit në Prishtinë, 550.00 Euro.

Gjendja përfundimtare e kontos me 31.12.2024 është 3859.21 Franga Zvicëranë.

Për të dhëna tjera në hollësi bashkangjitet foto dok. në vijim si dëshmi me nr. 1 dhe 2. në vijim:

Dëshmitë financiare nr. 1 & 2

FJALA E BASHKËRËNDITËSIT-KOORDINATORIT TË LËVIZJES SË DEÇANIT NGA KOSOVA Z. VESEL LEKAJ MBAJTUR NË KUVENDIN E PUNES PËR NISMËN E DEÇANIT NË ZVICËR

Të dashur pjesëmarrës!

Po takohemi në Zvicër, në këtë kuvend pune, për veprimtarinë dyvjeçarë të Nismës sonë. Kjo iniciativë ishte krejtësisht e re, e kohës moderne. Me 20 tetor të 2023, përpiluam një deklaratë, me moton që të mos jemi më mysliman. Ky ishte një aktivitet kundër të keqes dhe se, ortodoksia serbe dhe islami në përgjithësi e rrezikojnë kombin shqiptar. Asnjë model tjetër nuk ishte i mjaftueshëm sa largimi përfundimtar nga kjo fe.

Deklarata ka tre opsione të lira të zgjidhjes së këtyre problemeve në fjalë. Mund të ishe vetëm me rite ilire – dardane e laike. Pastaj se Feja e shqiptarit është shqiptaria dhe, të rikthehemi në katolicizëm, në fenë e të parëve tanë, në këtë kulturë dhe qytetërim Evropian. U tha se do të ketë edhe iniciativa të tjera individuale e grupore sipas dëshirës së secilit.

Prononcimet tjera, jashtë kësaj Deklarate, por që thirren në këtë nismë, pavarësisht qëllimeve të mira që mund të kenë, nuk kanë të bëjnë me këtë organizim, por që ne nuk zhvillojmë debate të pa nevojshme në këtë drejtim. Grupet duhet të kenë unitet, së pari brenda vet-vetes si organizim e pastaj edhe me të tjerët, me qëllim që të ruhet një kohezion dhe bashkëpunim që ndihmon largimin e përgjithshëm të shqiptarëve mysliman nga kjo fe. Duhet ta respektojmë llojin e lirë të punës dhe përcaktimit të secilit. U bë apel që të ruhet me mençuri nisma. Ky aktivitet i largimit nga islami është i hershëm e me përvojë. Ka individ dhe grupe që më përpara kanë dhënë kontribut në këtë drejtim dhe e tërë kjo është një mësim i mirë për ne.

Si nismë, ne nuk u ndikuam nga askush, as nga brenda, as nga jashtë, e as nga rrethanat momentale të situatave, qoftë në Lindje apo kudo tjetër në botë. Si popull autokton, ne i kemi hallet tona në Kosovë dhe nuk presim t’i përfundojnë të tjerët krizat e pafundme atje. Nisma jonë ishte krejtësisht autoktone, por me mbështetje të madhe kombëtare si dhe nga miqtë tanë të interesuar..

Lëvizja e Deçanit nuk ju thotë njerëzve të shkojnë në këtë apo at fe. Njerëzit tanë të mençur e dinë këtë vet. Ata janë të lirë e të vetëdijshëm se ku duhet të shkojnë. Asnjë mësim fetar islam nuk është në interes të identitetit tonë kombëtar. Hoxhallarët e shumtë antikombëtarë të Ballkanit dhe shërbimet dinake serbe, janë bërë bashkë në dramën e madhe të asimilimit tonë. Nuk ka më urgjencë për shqiptarët, sesa të hiqet mentaliteti lindorë si kulturë dhe si fe në këtë pjesë të Evropës.

Largimi nga islami është patriotizëm, është ndër dy atdhetarizmat më të mëdhenj në histori, që pas vdekjes së Skënderbeut dhe pavarësisë së vendit tonë. Islami politik po e rrezikon edhe mërgatën shqiptare në perëndim. Evropianët mos të bëjnë eksperimente me islamin tonë se s’është fe e jona e as model për ta. Medresetë jenë prodhimi më i kundërt arsimor e zakonor me kulturën shqiptare dhe familjet tona. Sa dëm i madhe është kur nxënës të tillë shkollohen në vendet arabe për ta sjellë këtë çmenduri mentale në tokën e arbërorëve.

Asnjë shtet Ballkanik nuk i ka këta prijës fetarë aq antikombëtarë sa shqiptarët kundër vendit të vet.

Asnjë tradhti, s’ka pasur më liri sesa aktiviteti i hoxhallarëve dhe i spiunëve në këto troje. Imami i keq duhet të bojkotohet nga kontaktet dhe të gjitha shërbimet, e sidomos në varrime, nga lamtumira e fundit e jetës sonë tradicionale. Disa nga politikanët tanë udhëheqës, nga frika e humbjes së pushtetit dhe duke qenë tej mase të korruptuar e me vepra të këqija deri në pakufi, nuk morën masa ndaj këtij fenomeni, pas luftës çlirimtare.

Përkundrazi, hezituan, disa të tjerë filtruan me këto forca ekstreme dhe mashtruan miqtë tanë ndërkombëtarë. Edhe evropianët kanë bërë lëshime e gabime në këtë drejtim dhe tashmë i frikësohen të ardhmes së fëmijëve të vet. Në vendet e tyre, ata kanë filluar të marrin masa urgjente për ekstremizmin dhe emigracionin. Tashmë partitë e djathta po rriten me shpejtësi. Ky teh revolte në disa drejtime do të masivizohet tej mase.

Ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë, sidomos me Amerikanët dhe me disa nga vendet Evropiane. Pothuajse të gjitha shtetet islame sot në botë, janë aleat të rusëve, serbëve dhe në koalicion me ta. Cilin argument tjetër e duan njerëzit tanë që i mbështesin këto vende aq verbërisht. Rrallëherë në histori kanë nxjerrë kry keqbërësit si kësaj radhe. T’i shohësh sot viset shqiptare, atje ku ka më pak liri, ka më shumë fe islame. Ne nuk duam që në emër të kësaj feje të copëtohemi si Bosnja.Ky drejtim, bart peshën e përgjegjësisë së miliona shqiptarëve të humbur e të tretur pa nam e nishan në këto troje.

I përshëndesim të rikthyerit në rrënjët e tyre të vjetra, si patriot e nacionalistë të vërtetë, duke zgjidhur nyjën kryesore të këtyre problemeve, duke stabilizuar familjet e veta dhe kombin në përgjithësi. Fëmijët e tyre tashmë nuk keqpërdoren më, duke terrorizuar si klandestin metropolet e Evropës ose duke qenë pjesëmarrës në luftëra të huaja të pakuptimta. Ne e dimë se në shumicë, shqiptarët nuk janë fetarë dhe janë më të liruarit nga këto ngarkesa tepricë nga të gjithë popujt tjerë të Evropës.

Por ne nuk e kemi luksin të deklarohem zëshëm se jemi aq neutral me fe, kur disa nga familjet tona i kemi ende në kulturën e huaj lindore dhe në evidencat e tyre, e duke na përsëritur keqbërësit, çdo dit, at përqindje poshtëruese në sytë e botës. Padrejtësitë kryesore duhet t’i largojmë dal ngadalë dhe jo ato përnjëherë. Mos t’i frikësojmë aleatët tanë ku disa nga ata, kanë përgjegjësitë në padrejtësitë e hershme, si ato të ndarjes së tokave tona, por që sot, shumica prej tyre janë me ne. Njerëzit serioz të Lëvizjes dhe simpatizantët e saj, t’ju shmangen përplasjeve politike dhe interesave të tyre klanore. Ato na dëmtojnë.

Le të votojnë e t’i përkrahin individët e partive që i preferojnë, por të cilët ndihmojnë drejtimin tonë.
Këtë betejë do ta fitojmë së bashku si shqiptarë, e jo si fetarë të ndarë në katolikë e myslimanë.
Këtë iniciativë e nisëm si atdhetarë e jo si fetarë.

Intelektualët duhet të inkuadrohen më shumë në këtë projekt madhor. Nuk mjafton duke përsëritur pareshtur se, jemi kundër kësaj të keqeje. E disa të tjerë duke e pritur shumicën. Asnjë drejtim tjetër nuk të provokon gjendjen shpirtërore emocionale, atdhetare, me plot sakrifica, batica e zbatica sa nisma në fjalë .Secili shqiptar të ndihmoi në mënyrën e vet, pa humbur kohë. Ne duhet të jemi pjesë e reformës me shembuj konkret.

Si mund të jemi të gjithë myslimanë në familje e mos të kemi një të rikthyer në rrënjët e veta, ose të paktën, të mos jemi të larguar nga kjo e keqe zyrtarisht. Ta bëjmë realitet edhe këtë mrekulli shpirtërore në favor të kombit. Këtë veprim të madh atdhetar, historik e stabilizues. Vetëm ky drejtim do t’i zgjidhë njëherë e mirë të gjitha padrejtësitë, pas kaq shekujsh.Të gjithë ne kemi lindur për ta zgjidhur këtë problem, sot dhe jo nesër.T’ju ndihmojmë pasardhësve tanë. Që ata, kurrë më të mos i s’provojnë mundësitë e as vështirësitë e kohës sonë.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe kohën!

Zvicër, 11 tetor 2025, V.L.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.