Serbia luftënxitëse me kriminelët e luftës në pushtet dhe toleranca e BE-së

0
35
Richard Grennell - Hashim Thaçi - Aleksandër Vuçiq

Skender MULLIQI

Pas disa kohe të takimeve të pa suksesshme të bisedimeve të presidentit të Serbisë, dhe të kryeministrit të Kosovës, në Bruksel, para disa ditësh u mbajtë takim trilateral, por nuk pati takim ndërmjet Vuqiqit dhe Kurtit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve prej kur së është Vuçiqi në pushtet, ku edhe u organizuan takime të nivelit më të lartë në mes dy shteteve, zyrtarët e BE-së, nuk kuptuan së shumë veshtirë do të bëhët ndonjë hap konkret apo obligativ, më ish shefin e informimit të kohës së Millosheviqit dhe më kriminelet e luftës siç u bënë bashkë, Nikoliq, Sheshel dhe Daciq.

Këta protagonistë të krimeve më të rënda në ish-Jugpsallavi, larguan masovikisht shqiptarët nga trojet etnike duke i vrarë dhe duke bërë masakra çnjerëzore. Nuk po kupton apo nuk po intereson kjo ndëmjëtësve ndërkombëtar në bisedime, Lajqak të cilit iu shty ky post deri në janar, Borell, e Eskobar, së Vuqiqi ka mbetur më logjikën luftënxitëse, ka mbetur në kornizat e një njeriu, i cili parreshtur deklaron së nuk do të pranon kurrë pavarësinë e Kosovës, si kushti kryesor për normalizim të marrdhënjeve Kosovë-Serbi. A është e mundur që zyrtarët evropianë po tolerojnë një njeri më veti psikopatike, i cili demokracinë dhe paqen i konsideron kupleraj të shprehem ashtu?

Fushata që po zhvillohet për një farë “bote serbe”, ku protagonistë janë kriminelët serbë në Bosnje, në krye me Millorad Dodik, në Mal të Zi, më Andreja Mandiq, duke thirrë dhe zhvilluar tubimin Gjithë serb në Beograd, janë front i ri për luftë të re në Ballkan, më motivacion fashistë të “bashkimit të gjithë serbëve në një shtet”. Ky tubim ishte jashtë qdo rregulle demokratike dhe ështe tubim për destabilizm të rajonit. Tjetra. Si nuk kërkuan Borrell, Lajçak dhe amerikani Eskobar, që Serbia të heq nga preambula e saj kushtetuese Kosovën si pjesë përbërese të saj? Presidenti Aleksandar Vuqiq gjithë mandatin e tij është duke i zhvilluar bisedimet sikur Kosova të ishte Krahinë Serbe, e jo shtet sovran dhe i pavaruar që është.

Është shumë e çuditshme të konsiderohet Vuqiqi si ndonjë shtetar ! Së a do të nënshkruaj ai dokumentin përfundimtar obligativ në bisedime, shumë vështirë të besohet. Ky nuk formosi aneks marrveshjën e Ohrit të planit franco-gjerman, sikur që nuk i zbatojë shumë marrveshje ndërkombëtare tw Brukselit. Është bërë tashmë shumë e qartë së Serbia, është duke dashur të përfiton në kohë, më zhvillimet më të reja në BE dhe zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Amerikë, që Donald Trump të zgjedhet president. Ajo që duhet theksuar në çdo shkrim të karekterit të tillë, është së uzdaja më e madhe e estabilshmentit shovenist serb, është në fitorën e Putinit mbi Ukrainë, për të bërë faktike idenë për Serbi të Madhe apo për Mini Jugosllavi, siç ishte motoja edhe e tubimit Gjithë serb në Beograd.

Zaten Vuçiqi iu kishte bërë të qartë botës perëndimore, më rastin e përvjetorit të bombardimit të NATO-së, mbi caqet kriminale serbe, së gjoja mbi serbet ishte bërë krim dhe së këtë fakt Perëndimi duhet pranuar dhe paguar. Vuçiq, Sheshel, Nikoliq e Daçiq ishin pjesë e regjimit kriminal të Millosheviqit, të cilët së bashku kryen krimet më të mëdha njerëzore dhe materjale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Kroaci, BH dhe në Kosovë.

Shqiptarët t’i ngjeshin mirë radhët se kemi të bejme me nje fqinj historikisht pushtues, dhe me nje situate destabilizuese jo vetem ne Ballkan, por edhe ne Evrope, nga serbo -ruset, te cilet po mendojne se iu ka ardhur koha te dominojne me politikat hegjemoniste te shekullit te kaluar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.