Gani I. Mehmeti
E vërtetë, gjithherë ka pasur nxënës të tillë, që nuk i është shkuar në shkollë!
Me sa mua po më duket, këta nxënës nuk janë për mësim, janë kundër mësimit, prandaj marshojnë kundër mësimit, jo për mësimin!
Në vend që të qortohen, këta po përkrahen! Ndoshta nga ata që kanë përtuar të mësojnë dhe që nuk u është shkuar në shkollë!
Sa i përket ngacmimit të profesorëve, këta do të mund të lajmëronin vetë ata të atillët.
Sa u përket kushteve tjera, shkohet sipas mundësisë. Edhe te Bulizmi, këtë do të mund ta ndalin vetë ata, por, më duket se vetë këta, janë vetë ata. Përmendet edhe uji i nxehtë në shkolla! Interesant më vie, besoni! Po, mjafton të kesh ujë, i nnxehtë apo i ftoftë, nuk është shumë me rëndësi.
Profesorët do të identifikohen ata që kushtëzojnë nxënësit për kurse, për ngacmime… Psikologët do duhej të ishin në të gjitha shkollat! Është e vërttë se do duhej të kishin psikologë e psikiatër të gjitha shkollat, pse për ta janë bërë shumica e nxënësve të sotëm. Në veçanti ata që nuk i dëgjojnë as prindërit e tyre, ata të cilët, nuk dalin nga shtëpia pa marrë edhe para nga xhepi i vogël i prindërve të tyre, dhe, atyre që nuk ju rrihet në shkollë! Këta janë për psikologë, janë edhe për sociologë.
Organizatorëve iu dha hapësirë edhe RTK.
Kjo ishte në RTK , më 19. 4. 2022, në orën 8:50 – 9:00.
Ndërsa, po të ishte ndonjë organizim kulturor, edukativ, apo promovim libri, nuk do i jepnin as kaq hapësirë. Pra, gjejnë vend përmes televizioneve tona, vetëm dukuri e shfaqje negative të shoqërisë.
- S’jemi kundër askujt!” – po thonë. Ec e beso!
Ata janë kundër mësimit, kundër zhvillimit dhe kundër vendit.
Dhe, çka më duket interesante, sikur po i mëson dikush, që të çohen në këmbë ata që nuk e kanë në qejf mësimin, prandaj: “S’po rrihet n’shkollë” Nuk rrihet në shkollë!
Nuk po ka libra! – ishte edhe një ankesë. Po ato nuk vijnë vetë në çantë, nuk hapen vetë në klasë, nuk lexohen vetë, por duhet nxënësi t’i lexojë!
Libra, ka!
Lexues, nuk ka!
I përmendin kushtet!
Sot, askush, as edhe një kilometër, nuk e bën rrugën më këmbë! Pra, po dua të them se nuk janë “Kushtet”, por kushtet janë për ata që duan të mësojnë!
Nuk shkohet në shkollë, nuk rrihet në shkollë, nuk mësohet…jo sepse tani nxënësit nuk përsërisin klasën pse nuk mësojnë, nuk përjashtohen nga shkolla edhe kur mungojnë e edhe kur prishin disiplinën, nuk dënohen. Me një fjalë, sot nuk zbatohen rregulloret e shkollës, pse ato “cënojnë” lirinë dhe të drejtat e nxënësve! E, për kë janë ato atëhere dhe përse janë?
Paksa interesante, pritën 20 vite e nuk kërkuan kushte për mësim, tani, brenda një viti, kushtet qenka përkeqësuar…!
Këtu, si dhe te sindikatat që duan të hidhen në grevë, ka gisht dikush nga jashtë sindikatat, nga jashtë nxënësit! Me gjasë, janë ish pushtetarët, kush tjetër, po bijënë në një gjuhë me ta, po shihet kjo. Dhe kjo nuk bëhet për qëllimin e mirë të Kosovës, por për të ardhur sa më parë në pushtet.
Unë do të propozoja që secili ta kryejë punën e tij me nder, dhe, gjithçka do të ishte në rregull, nëse ia duam të mirën vetes, nëse ia duam të mirën Kosovës.
Më 20 prill 2022