Rrugës drejt lirisë

0
Fezollari - Pogradec

Rrugës drejt lirisë
Po largohemi prej shqipërisë
Jo se nuk e duam vendin tonë
Ah mos paçi ju fatin tonë

Po largohemi nga ky vend i bekuar
Të brengosur me shpirtë të copëtuar
Po largohemi nga ky atdhe
Kemi zotin deshmitar se çfarë hoqëm ne

Që të shkruani për historinë tonë
As boja e stilolapsit nuk ju mjaftonë
Atë natë kur u larguam
Edhe vdekjen e menduam

Ishim 16 shpirtëra në një varkë
Pa ushqime pa bukë në barkë
Nënat tona që lotonin
Fēmijët qanin dhe rënkonin

Ikjen tonë na e imponuan
Se na poshtëruan na persekutuan
Na dhuruan lot veç lot
As me bukë misri s’u ngopëm dot

Por regjimi ishte i vendosur
Dhe gjakun trupit për të na e sosur
Ishtin kaq të egër dhe barbarë
Por në fund ne dolëm fitimtarë

Feridoni si shkëmb graniti
Me të madhe ai thërriti
Diktaturën do ta sfidojmë
Dhe udhëheqësin do ta tërbojmë

Ne jemi familja Fezollari
Që si kemi hyrë hak asnjë shqipëtari
Sonte zoti qoftë me ne
U takofshim sa më shpejt atdhe

Dhe kur mbërritëm në Australi
Mendjen tek ty e kishim moj shqipëri
Çdo gjë kishim por ti na mungoje shumë
Dhe lotët na rridhnin por si lumë

Këtë poezi ua dedikoj familjes (Fezollari) nga Pogradeci, që në vitin 1975 u rratisën me varkë 16 veta të një familje për në Maqedoni dhe më pas në Australi. Duke e sfiduar hapur në mynyrë spektakulare regjimin e kohës..

(Autori i poezisë) (Leonardo Nika)
(27 maj 2024) (0682664198)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.