11.5 C
Tirana
E enjte, 2 Tetor 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Roli i emrit tek personaliteti i njeriut!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 30.09.2025

Elementi i parë identifikues për një qenje njerëzore është Emri, pastaj vjen Mbiemri, Data dhe Vendi i Lindjes. Në disa raste mes rreshtave shënohet edhe emri i prindit për të plotësuar identitetin e individit! Që nga lindja, emri bëhet pjesë e parë e identifikimit të njeriut në familje dhe me rrethin shoqëror. Emri ka ndikim të thelbësor në identitetin dhe përvojat e njeriut gjatë gjithë jetës.

Emri krijon lidhje emocionale në shoqëri

Emri mund të ndikojë në perceptimin që të tjerët kanë për individin, qoftë në jetën personale apo profesionale. Një emër i veçantë ose i pazakontë mund të tërheqë vëmendje, ndërsa emri më i zakonshëm mund të ndihmojë në përshtatje më të lehtë në shoqëri.

Për më tepër, emri mund të ndihmojë në ndërtimin e personalitetit, por jo edhe të jetë përcaktues, pasi njeriu në shumë raste krijon lidhje emocionale me mënyrën se si e thërrasin të tjerët.

Identiteti i njeriut fillon të formësohet nga moshë e fëmijërisë, për të vazhduar me periudhën e edukimit dhe arsimimit, punës dhe profesionit e deri tek aspektet tjera që ndërlidhen me personalitetin e ndërtuar ndër vite dhe dekada!

Pjesë e pandashme e identitetit të njeriut është gjuha, kombi, shteti dhe religjioni!
Mosha dhe gjinia janë dy elemente përcaktuese dhe identifikuese poashtu!
Sikurse aspekti gjenetik, emri është i patjetërsueshëm!

Gjatë ciklit jetësorë njeriu mund të mësojë edhe shumë gjuhë të huaja, mund të ndërroj fe e parti, mund t’i ndërroj pasaportat njërin pas tjetrit, por elementi bazikik i identitetit të tij-emri mbetet i pandryshuar!

Me emrin e individit ndërlidhet origjina, respektivisht prejardhja gjenetike (ADN) e cila poashtu është e pandryshuar!
Kur takojmë dikë për herë të parë, gjëja e parë që bëjmë e pyesim për emër dhe e prezantojmë veten duke thënë emrin tonë. Emri përdoret për të identifikuar një individ dhe për të komunikuar me të.

Ndërtimi i personaliteti i njeriut varet nga prejardhja gjenetike, mjedisi socio-ekonomik, edukata, tradita dhe kultura e marrë në jetë, por jo edhe nga emri domosdoshmërisht.

Megjithatë, emri është i lidhur ngusht me personalitetin e njeriut dhe jo vetëm. Një emër që lë gjurmë pozitive në shoqëri, bëhet motiv i ripërtëritjes nga shumë persona të tjerë si shprehje e dashurisë dhe respektit, i cili bëhet motivim pune dhe suksesi për gjeneratat e reja.

Krenar me emrin tim!

Nuk e ndërroj emrin me të cilin me rriti Nëna, nuk e ndërroj emrin me të cilin Gjyshja më përkundi dhe më këndoj këngë gjumi, nuk e ndërroj emrin me të cilin e bëra krenarë babain tim! Nuk e ndërroj emrin të cilit nuk pranova t’i hiqet asnjë shkronjë e vetme në emigrim. Nuk e ndërroj emrin me të cilin e ndërtova personalitetin tim.

Më shumë shkrime

2 KOMENTE

  1. Kush e ndërron emrin e vet, abuzon me te. Ai apo ajo që ndërron emrin është ekuivalente me mohimin e embrionit, zanafillës, të historisë, te ardhmërisë dhe të tërsisë së tij.

    Sintagma popullore “T’U HARROFTE EMNI” mundet të jetë fataliste e padëshirueshem dhe e dëmshme.

    Respekt!
    I.M.H.

    Shënim: Emrin që ta ka lanë turku, Ismet e Hasan, apo Zeqa, nuk është mirë me i ndërrua, se ndryshe ngjan si shqiptar, pastaj, e bëhet qameti, që shqiptari me pasë ëmër shqip.. 🙂 Duhet turk e trim me qenë, se na ka kalua turku andej… Me rrjetet sociale e pamë se sa të shëmtuar paskan qenë emrat e shqiptarëve, në masë të madhe, të turqizuar, por jemi mësua me ta e na duken si tanët… /AÇ

  2. z. Arben,

    lexova “Shënim-in” e Juaj, por nuk e di a e ka lexuar Zeqa?!
    Nuk ndërrohet emri që ta ka lan’ nëna e baba, për jetë, pa kurrfarë zori!

    Nuk më ka ra të dëgjoj se dikush prej “turkut” është bërë shqiptar, por shqiptarët, prej zorit, në Turqi e kanë ndërruar – ndoshta emrin jo, po mbiemrin po se po, se ua ka ndërru’ turku; por më ka ra të dëgjoj se shiptarët e shpërngulur me dhunë nga “Jugosllavia e Titos” në Turqi, jo vet por ju është imponuar ndërrimi i mbiermit, dhe ka shqiptar në Turqi qe e ka mbiemriin e lopës, kalit, qenit etj. Eh, vakt, o vakt!

    E tmerrshme! Por, thonë të moçmit se “zori të çon edhe në derë të hasmit” (armikut).
    Duhet KOHÊ për të folur për KOHËN!

    Prej zorit të turkut e serbit, etj. shqiptarët kanë qenë të detyuruar, por kur u jepet mundësia, e ndryshojnë edhe emrin, nga Kosovo në Dardani, dhe emrat e mbiemrat turq në shqiptarë, se tani janë në liri. Dardan Gashi e kishte emrin e shëmtuar turk, erdhi disa dhe e ndryshoi. E ku është e keqja këtu? Edhe Bajram Kabashi e ka ba Gjergj, por jo zyrtarisht, publikisht. Sa ju ke thanë emrin ti në Suedi, shumë njerëz të kanë pyetë: A je muslim? A je turk? Ti u ke thanë me siguri se je Kosovo-Albaner… Apo jo? Prandaj emri ka vlerë për identitetin. Turqit, serbët e grekët kanë emrat e vet, ne nuk kemi mujtë me i ruajtë. /AÇ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit