Rezolutë për Barazinë dhe Të Drejtat e Njeriut për Popullin Shqiptar në Maqedoninë e Veriut

0
Rezolutë për të drejtat e njeriut në Maqedoni

Duke marrë parasysh:
• Diskriminimin dhe pabarazinë që populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka përjetuar për shumë vite, i ndodhur nën trysni të vazhdueshme nga shumica maqedonase në aspekte të ndryshme të jetës sociale, politike dhe ekonomike.
• Shkeljen e të drejtave të shqiptarëve përmes dënimeve të padrejta, montimit të rasteve të ndryshme gjyqësore, korrupsionit të shtrirë në të gjitha sferat e jetës, dhe diskriminimit ekonomik.
• Rezolutat e Kombeve të Bashkuara që garantojnë të drejtat e popujve për vetëvendosje, përfshirë rezolutat nr. 637 (1952), nr. 1514 (1960), nr. 1815 (1963), dhe nr. 2625 (1970), të cilat mbështesin kërkesën për një federalizmi në raste të ngjashme.
• Dështimin e autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe për të mbrojtur të drejtat e udhëheqësve të shquar të komunitetit shqiptar, siç ishte rasti i ndalimit të Idriz Sinanit nga autoritetet maqedonase, për shkak të aktiviteteve dhe angazhimit të tij në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve.

Ne, delegatët e Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (ICHR – IGFM), pas diskutimeve të thelluara mbi situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe duke u mbështetur në:
• Kërkesën e popullit shqiptar për të jetuar në kushte të barabarta dhe të drejta me të tjerët, të siguruara nga aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
• Theksimin e nevojës për federalizmin e Maqedonisë së Veriut si rrugë për realizimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, si e vetmja mundësi për të adresuar pabarazinë dhe për të siguruar një shtet të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjitha etnitë.
Kërkojmë:
1. Federalizmin e Maqedonisë së Veriut: Si mundësi për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, bazuar në parimet e vetëvendosjes të garantuara nga aktet ndërkombëtare.
2. Reforma të thella në sistemin gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit: Për të siguruar drejtësi për shqiptarët dhe për të parandaluar montimin e rasteve të padrejta dhe diskriminimin në sistemin ligjor.
3. Mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe arsimor të shqiptarëve: Të krijohen mundësi të barabarta për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar investime dhe mundësi zhvillimi për ta.
4. Pajtimi ndër-etnik dhe ruajtja e paqes: Angazhimi për një Maqedoni të Veriut të bashkuar dhe paqësore, ku shqiptarët dhe etnitë e tjera të mund të bashkëjetojnë në harmoni dhe të kenë mundësi të barabarta për të zhvilluar kulturën dhe identitetin e tyre.
5. Mbështetje ndërkombëtare për të drejtat e shqiptarëve: Ne kërkojmë angazhimin dhe mbështetje nga organizata ndërkombëtare si Kombe të Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut për të siguruar implementimin e këtyre kërkesave dhe mbikëqyrjen e procesit të reformave në Maqedoninë e Veriut.

Ne, nënshkruesit e kësaj rezolute, bëjmë thirrje për angazhim të menjëhershëm nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe organizatat ndërkombëtare për të adresuar këto çështje dhe për të siguruar një të ardhme të barabartë. Ky delegacion i Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (ICHR – IGFM) për Maqedoninë e Veriut iu bën thirrje gjithashtu organeve të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, që të mos rrinë spektatorë në këtë situatë të rëndë që po kalon populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ata ftohen që të angazhohen më fuqishëm dhe të ndërmarrin hapa konkretë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, duke përdorur çdo mjet diplomatik dhe ndërkombëtar për të siguruar që kërkesat për barazi dhe drejtësi të realizohen.

Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe e dinjitetit të popullit shqiptar është një përgjegjësi e përbashkët dhe kërkohet veprim i shpejtë dhe i koordinuar nga të gjitha institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës.rtë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pa dallime etnike, duke garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Përfundimi i Rezolutës:
Kjo rezolutë është miratuar dhe mbështetur gjithashtu nga Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare, e cila, si organizatë përfaqësuese e diasporës shqiptare dhe e grupeve të ndryshme intelektuale dhe profesionale, shpreh angazhimin e saj të fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe paqësore për çështjet e barazisë dhe të drejtat e njeriut në këtë rajon.

Ne, të nënshkruarit, kërkojmë që kjo rezolutë të marrë mbështetje nga të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe aktorët globalë, në mënyrë që të sigurohet implementimi i këtyre kërkesave dhe të kontribuohet në një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veri.

Nga Delegatët e Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (ICHR – IGFM) per Maqedoninë e Veriut.

Për Publikun Luan Asllan Dibrani

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.