Reagim publik, “I pangopuri i fundit i Evropës”, që duhet rrëzuar…

1
Rama si Enveri - duke rënë

FILLIMI I RRËZIMIT TË DIKTATORIT KLEPTOKRAT RAMA !

Shqiptarë të pakënaqur, dilni në shesh para kryeministrisë, uleni diktatorin në gjunjë! Historia duket se po përsëritet! Asgjë e mirë nuk vjen pa saktifica!

Me rrëzua Ramën, është e ngjashme si lëvizja e 8 dhjetorit për rrëzimin e komunizmit! Bravo të gjithë atyre, që kanë kurajë dhe po protestojnë sot, me Adriatik Lapaj si nismëtar!


Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar se ka nisur i vetëm një protestë kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se po sulmon Gjykatën Kushtetuese.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Lapaj shfaqet i ulur në një karrige përpara Kryeministrisë, ku shprehet se pas tre vitesh nga protestat për rritjen e çmimeve, sonte ka vendosur të rikthehet në shesh. Ai bëri të ditur se të martën do të depozitojë në polici kërkesën zyrtare për zhvillimin e protestës.

Adriatik Lapaj - proteston

Lapaj u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen kësaj nisme, duke u shprehur i vendosur, se nuk do të largohet nga aty për ditë me radhë.

Do thoni çfarë bën në këtë orë te Kryeministria. Kishin kaluar tre vjet, që nuk kisha dalë në shesh për të protestuar. Sot është 8 dhjetori, dita kur nisi lëvizja studentore, që rrëzoi komunizmin, dhe kam pritur gjatë gjithë ditës reagime, protestë, revoltë për gjithçka që po ndodh. Por në fakt nuk ndodhi asgjë. Sot kam ardhur këtu, tre vjet pas protestave për çmimet, për të nisur një tjetër protestë përballë Edi Ramës, i cili duhet të dorëhiqet. Ai ka nisur një sulm ndaj drejtësisë dhe më 12 dhjetor Kushtetuesja duhet të shprehet”, tha Lapaj.

1 KOMENT

  1. I nderuari Adriatik Lapaj!

    FJALA e Lirë, me admin. të respektuarin Arben Çokaj, publikon shkrime të guximshme, ngase vet është njeri i guximshëm.
    Lexova titullin e këtij shkrimi dhe më nxiti të lexoj tërë shkrimin dhe të jap KOMENT të shkurtër:

    1. Në qoftë se je nisur drejt një caku (qëllimi) rrugës MOS U NDAL, se tjetri të del përpara dhe NUK DO TË ARRISH I PARI NË CAK.

    2. Për të mirat që i bën popullit të ngritë PËRMENDORE. Për të ligat (këqijat) që ia sjell popullit, të varin (të qesin në konop) po n’atë përmendore.

    Respekt,
    përr juve, dhe
    për z. Arben Çokaj

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.