Qëndrimi i deritashem proserb i BE-së, dhe mundësitë që Ballkani të shpëtohet nga shkatërrimi ruso-serb

0
Emmanuel Macron - Italy peace conference

Skender MULLIQI

Është krijuar përshtypja këto viteve të fundit, së BE-ja po paraqitet në rolin e mbrojtjës të interesave të Serbisë në Ballkan. Po mbrohen interesat e një shteti, i cili nuk është liruar nga logjika e elaborateve të vjetra dhe të reja ndaj shqiptarëve dhe te tjereve në rajon.  Struktura politike e BE-së nuk është që nuk e dinë së në krye të shtetit serb gjendet kompletë nomenklatura e kaluar e kriminelëve të luftës. Nuk ishin të rastësishme sigurisht as emerimet për emisarë special të dialogut ndërmjet  Prishtinës dhe Beogradit, të Lajçakut dhe Borrellit, që të dytë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Këta gjatë gjithë procesit ia mbajtën anën Serbisë të pareformuar të Vuqiqit.

Borrell dhe Lajqak dhe më vonë edhe Eskobar ne dialog, i bënë trysni të madhe Kosovës që të implementon Asociacionin, të pa pranushem për Kosovën, pa i bërë asnjë presion Serbisë, e cila haptazi, ka dalë më qendrime ekspansioniste ndaj veriut të vendit, për të aneksuar dhunshem këtë pjesë më vitale dhe më pasuri të mëdha nëntokësore. Sigurisht në këtë plan gjenden edhe interesat e Fuqive të Mëdha.Nuk ka asnjë logjikë të komentohet ndryshe presioni dhe masat ndeshkuese ekonomike që ju vunë shumë pa të drejtë Kosovës, dhe të cilat masa nuk u hoqën kur u mendua së këto masa do ti vihen Serbisë, sidomos pas aktit të terrorizmit shtetëror serbomadh në Banjskë.

Thuhet së u formua një komision nga BE-ja, por që nuk ka asnjë rezultat deri më tash, dhe as deklarim së po vazhdohen hetimet. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, pa rreshtur po dëklaron së nuk do të njehë pavarësinë e Kosovës. Dhe, tjetra. Vuçiqi nuk po i zbaton marrveshjet e Brukselit dhe as aneks marrveshjen e Ohrit të planit franco gjerman. Serbia mbajti Kuvendin  Gjithë serb në Beograd si platformë politike për pushtim territorësh të Malit të Zi, BH dhe të Kosovës, dhe shumë pak pamë reagime nga BE-ja lidhur për planet më të reja serbe për ndryshim më dhunë të kufijve në Ballkan. Frika nga Putini dhe Vuqiqi, apo gërshetimi edhe i interesave të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike, kan bërë këtë ndryshim kursi të BE-së, e cila në një formë apo tjeter ka tradhëtuar të gjithë aleatët e sinqertë në rajon.

Popujtë e rajonit  pos serbëve janë pajtuar më idealet më të larta perëndimore, dhe nuk është pritur një qëndrim i tillë i deritashem. Kjo po ndikon që shtetet  properëndimore edhe të humbin besimin e premtimit për të ardhmën evropiane. Mal i Zi që është në NATO, Republika Serpska, që po kërkon prishjën e Marrveshjes të Dejtonit, dhe veriu i Kosovës më gjendje tensionuese janë bërë tabelë qitjeje për Serbinë, dhe heshtja e juaj e madhe është miratim i qartë. Serbia është shtet që por eksporton destabilitet në të gjithë rajonin, duke tërhequr konturat e një miniperandorie ballkanike dhe duke u armotosur gjithnjë e më shumë.Edhe vizita e Makronit lidhet më temën e armatimit edhe pse nuk është qartësuar agjenda e vizitës së tij në Beograd.

Presidenti Emanul Makron është ai që pas vizitës që Vuqiqi i bëri Francës, stopoj inkuadrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke u paraqitur si aleatë i Serbisë. Ju po kërkoni që Kosova të mos respektojë ligjet dhe kushtetutën e saj, në mënyrë që diktatori i Beogradit të minojë qetësisht sovranitetin e saj. Dhe i keni të gjithë mundësitë që Ballkani të evropianizohet, duke i shpëtuar shkatërrimit ruso-serb. Zgjedhja është e juaja, po kështu edhe pasojat. Serbia është bërë një ishull i rendeve politike jo demokratike dhe modeleve jo civilizuese. Demokracia është shembull i një dinamike shoqërore të pafundme. Serbia ka zgjedhur rruget tjera më një prelud grotesk-agreson dhe brutalitet ndaj kombeve të tjerë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.