Zekirija Idrizi
Sot i kam telefonuar dhe përmes kamerave kemi bashkëbiseduar gjatë me Profesorin, me mikun tim të shtrenjtë z. Isak Ahmeti. Ka vite e vite që njihemi, madje edhe jemi takuar me këtë studiues midis vendlindjes së tij në Stubllën historike, ku kemi bashkëbiseduar gjatë, bashk me ne edhe kusherinjtë e mi Demush e Ismet Mehmeti.
Në Stubëll dhe Letnicë kam qenë disa herë ndër dekada meqë jam nip i komunës së Vitisë – Nëna ime është nga fshati Debollde dhe famiiljet e dajve, tezeve e kushërinjve të mi jetojnë edhe në Viti dhe në fshatrat: Remnik, Dërbesh, Lubishtë, Tërpezë, Ramnishtë, Smirë, Sadovinë, Skifteraj, Gërmovë, Komogllavë etj.
Pikërisht sot e sigurova profesor Isakun që të ardhmen do merrem më thellë në qasjet e vështrimet e mia kundruall disa veprave të tij. Në fakt, për të veçmë kam shkruar më gjerë në librin tim pesë vëllimësh “Portrete shkrimtarësh”.
Z. Isak Ahmeti është studiues, veteran i arsimit, veprimtar politik kombëtar, përkthyes, publicist, eseist, poet dhe kritik i shquar i letërsisë.
Deri më sot ai ka botuar veprat vijuese:
1.- “Gallatea”, poezi, Rilindja, Prishtinë 1972,
2.- “Uratë zbulimi”, poezi, Rilindja, Prishtine 1976,
3.- “Kushtime bese”, poezi, Rilindja, Prishtinë 1983,
4.- “Njeri i kohës sime”, poezi te Salvatore Quasimodos, përkthim nga italishtja, Rilindja, Prishtinë 1979,
5.- “Qumështi i zi i agimit”, – antologji e lirikës se re gjermane, përkthim nga gjermanishtja, Rilindja, Prishtinë 1988,
6.- “Kleri Katolik Shqiptar dhe Letërsia”, studim monografik, ShB “Drita”, Ferizaj – Bergamo, Itali, 1994,
7.- “Kosova”, studim monografik, Prishtinë 1996,
8.- “Bibla në Letërsinë Shqiptare”, G Rilindja, Prishtinë 1999,
9.- “Letërsia Kishtare dhe Filozofia e saj”, studim monografik, Illyricum Sacrum, Prishtinë 2000,
10.- “Weisse Zeit (Kohë e bardhë)”, lirikë gjermane, Verlag-Botues “Shtjefen Gjeçovi”, Zym – Has, 2000,
11.- “Kur’ani në Letërsinë Shqiptare”, 2006.
12.- “Mëvetësi e studimit dhe krijimit të letërsisë. Mbi disa vepra të Anton Nikë Berishës”, “Faik Konica”, 2014
13.- “Vepra vlerash të mëdha poetike. Qasje disa veprave të Anton Nikë Berishës”, “Faik Konica”, 2018.
14.- “Letërsia shqiptare e Kosovës”.
15.- “Dritë e përjetësuar”, poezi
Pesë studimet monografike, si: “Kosova” (viti 1996), “Bibla në letërsinë shqiptare” (Viti 1999), “Letërsia kishtare dhe filozofia e saj” (viti 2000), “Kur’ani në lëtërsinë shqiptare” (viti 2006) dhe “Letërsia shqiptare e Kosovës” të z. Isak Ahmeti, ka kohë që shfrytëzohen nga studentët dhe studjuesit si literaturë e detyrueshme në Universitetin e Prishtinës dhe tashmë janë futur në programet mësimore të letërsisë shqipe…
Ka mbi dyqind njësi bibliografike: kritikë letrare, ese, vështrime dhe studime nga fusha të ndryshme, sidomos në fushën e letërsisë, kulturës dhe të filozofisë. Është përfaqësuar nëpër shumë publikime: antologji, bibliografi, leksikone etj.
Përveç veprave të theksuara, autori Isak Ahmeti ka botuar, gjithashtu, plot shkrime studimore edhe nëpër revista letrare dhe shkencore (në Prishtinë, Shkup, Zagreb, Sarajevë, Shkodër, Tiranë, etj).
Ka me dhjetra vepra në dorëshkrim.
Si studiues i letërsisë dhe përkthyes i afirmuar letrar nga gjuha gjermane dhe italiane, Isak Ahmeti është përfaqësuar në shumë botime (publikime) të rëndësishme si p.sh. në librin: Kiša u jednoj legendi, (Shiu në një legjendë) Prosveta, Beograd, 1972, në: Regen in einer Legende (libri i parë i poezisë shqipe nga Kosova në gjuhën gjermane), të Rudolf Grulich-ut, Heiligenhof, D, 1976, në: Knjiga mladjih pesnika, të Aleksander Petrovit, Nolit, Prosveta, Zavod za izdavanje udzbenika i nastavna sredstva, Beograd, 1978, në: Shkrimtarët e Kosovës të Nebil Durakut, Prishtinë 1984, në: Lule për Nënën të Dr. Don Lush Gjergjit, Drita, Ferizaj-KS, Zagreb 1985, në: Madre Teresa, EMI, Piemme, Itali, 1987, në: Adresar jugoslavenskih pisaca, Novi-SAD, 1986, në: Leksikoni i Shkrimtarëve Shqiptarë, 1501-1990, të Hasan Hasanit, Shkëndija, Prishtinë, 1990, 2003, në librin: Psherëtime për tokën, të Hysen Kqikut, SHB Kurora, Gjilan, 2004, në: Portrete shkrimtarësh, të Demir Behlulit, Prishtinë, 2002, në: Letërsia shqipe, për klasën e dytë të shkollave të mesme të autorëve: Klara Kodra, Rita Filipi dhe Stefan Çapaliku, SHB Libri Shkollor, Prishtinë 1999, në: Albumi i shkrimtarëve shqiptarë, të Sinan Gashit, Prishtinë 2012, në: La Stella di Dardania irradia terra e cielo, të Engjëll Koliqit, Strigari, Itali, 2010.
Është përfaqësuar edhe nëpër bibliografi të ndryshme të kritikës letrare shqipe, si p.sh., në: Bibliografi e kritikës letrare shqiptare’44/74, të Isak Shemes dhe Ibrahim Rugovës, Instituti Albanologjik, Prishtinë 1976 (me 19 zëra bibliografike), në: Letërsia Shqiptare, autorë dhe vepra, të Ymer Çirakut dhe Maksim Gjinajt, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2001 (me 3 zera), etj. etj.
Disa nga poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar në gjuhën frënge, italiane, gjermane, rumune, turke, serbokroate – kroatoserbe.
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij, në një mënyrë ose tjetër, me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit, veçanërisht te kritika e mirëfillte letrare, për veprën e tij kanë shkruar me dhjetra e dhjetra autorë, ajo ka qenë objekt studimi dhe observimi, dhe pikë e fortë referimi, si: Mensur Raifi, Ali Aliu, Teki Dervishi, Andon Caci, Emin Kabashi, Mazllum Saneja, Gjergj Gega, Rudolf Grulich, Sreten Perovic, Aleksander Petrov, Engjëll Sedaj, Ramadan Musliu, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Isak Shema, Anton N. Berisha, Prend Buzhala, Mehmet Kraja, Klajd Kapinova, Alfred Çapaliku, Mentor Quku, Vehbi Miftari, Fatmir Pera, Tiberius Puju, Zef Ahmeti, Zef Mirdita, Simon Pepa, Dhori Qiriazi, Fritz Radovani etj.
Kurse teologu, studiuesi, poeti, publicisti, eseisti dhe kritiku letrar Marjan N Sopi – Laci ka shkruar edhe një vepër të veçantë monografike për këtë figurë poliedrike.
Me respekt të thellë, miqësisht dhe atdhetarisht:
Zekerija Idrizi
Berlin