Puna dhe vepra jote, n’breza do kujtohet!
Në Çajre të Selitës
Ku është mrekullia
Për Festën e Përmotshme
Është mbledhur njerëzia
Kanë ardhur të gjithë
Po nuk shohim Kryetarin
Mehdiu në vend të tijë
Ka dërguar Djalin
Një minut heshtje
Për ngjarjen e hidhur
Flet Azem Nela
Po me zë të dridhur
Ah mor azem Nela
Çështë ky aheng sot
Kërcehet si në dasëm
Lotohet sin në mort
Kjo valle dyshe burrash
Më kujtoi vitin e shkuar
Mu duk se u drodh mali
Dhe zogjtë kanë pushur
Në valle Azem Sallaku
S’ndihet i sigurt
Këmbët sot i dridhen
Mezi e mbajnë gjunjtë
Të gjithë shkrepin foto
Sytë mbushur me lot
Vallen në vend të Mehdiut
Hedh Fationi sot
Bashkëshortja fisnike
Qëndron si burrneshë
Loti tu bekoftë
Veç të mira të keshë
Me fëmijë të mrekullueshëm
Që si ka Tirana
Me djalin si Yll
Vajzat sikur Hana
Kanë ardhur Selitas
Në këtë tokë të bekuar
Ka plot gjashtë muaj
Që janë të përmalluar
Stë harrojnë kurrë
Sa të kenë jetë
Por këto gjashtë muaj
U jan duk gjashtë vjetë
Sa shumë emocione
Po si themi të tana
Ka ardh Skënder Farka
Me miq nga Tirana
Përshëndet Ferid Hoxha
Si Kryetar Shoqate
Krenohu moj Selitë
Për djalin që pate
Flet bukur Nuri Gjoni
Me vargje poeti
Festofshi ndër shekuj
Të tillë momenti
Miqtë e Mehdi Hoxhës
Nga Jugu e Veriu
Gjithmonë do të thonë
S’ka më si Mehdiu
Çesma buzë rrugës
Ujin ka pakuar
Mos pret Mehdi Hoxhën
Për ta rregulluar
Mehdi rri i qetë
Atje në Xhehnet
Me Çesmën buzë rruge
Fationi u mor vetë
Të afërmit e miqtë
Shokët e vërtetë
Sa here të kërkojnë
Do të gjejnë në gazetë
Pate shpirt të madh
Të gjerë si deti
Njerëzit që ndihmove
Të japin Rrahmetin
Dhimbja qe e madhe
Lehtë nuk harrohet
Puna e vepra jote
Në breza do të kujtohet.
Shkroi: Hysen Hysa me rastin e vjetorit të ndarjes nga jeta të Mehdi Elmaz Hoxha.
Dërgoi për publikim, Ibrahim Kabili, gazetar