Pse nuk kemi revistë shkencore-arsimore për mësuesit e shkollës shqipe në Kosovë?

0
Skënder Karaçica

E kohës

Dikur e kishim revistën dyjavore për arsim “Shkëndija” që botohej në Prishtinë. Në faqet e saj botonin punimet nga fusha e dijes në arsim dhe edukimi i brezave në shkollën shqipe të Kosovës, mësuesit tanë dhe të tjerët nga rrafshi shqiptar dhe ata botërorë.

Pikërisht sot për mësuesit e shkollës shqipe të Kosovës, nuk kemi revistë shkencore apo buletin nga fusha e arsimit, që do të ishte një udhërrëfyes për botën e dijes dhe për të qëndruar më afër më rrjedhat arsimit shqip tek ne dhe në botë.

Në rrethanat e kohës, në Prishtinë botohej revista dyjavor arsimore-pedagogjike “Shkëndija” dhe në faqet e saj botoheshin tema të nduarnduarta shkencore-arsimore të kohës, kur e kur, mësuesit e shkollës shqipe e kishin në dorë programin mësimor dhe kahet e reja shkencore në dritën e arsimit për brezat shqiptarë.

Në Prishtinë nuk kemi revistë shkencore-arsimore për mësuesit e shkollës shqipe(?). Pse Ministria e Arsimit nuk e qet në plan të parë që për udhën e dijes të shkollës shqipe dhe për mësuesit të nis të botojë revistën e kohës “Shkëndija” apo më ndonjë emër tjetër si nevojë e kohës dhe në shekullin e ri.

Shkollës shqipe dhe për mësuesit e Kosovës, u duhet një revistë shkencore-arsimore!

Çikago, 2 prill 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.