11.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 6)

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 6)

1
Kadare - Agolli

Ismail Kadare – Donika Agolli – Dritëro Agolli

Lexoni për herë të parë!

Ismet M. HasaniIsmet M. Hasani, Suedi

Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!

A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!

Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!

Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!

Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!

Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
***

Në Tiranë, tensioni midis Kadares dhe Agollit, kishte arritur në një pikë, ku dhe heshtja bëntë zhurmë! Ata nuk flisnin më. Në kafénetë e Tiranës, intelektualët bisedonin me orët të tëra. Kush ish më i madhi, kush duhej të tërhiqej, kush po e saboton tjetrin. Disa besonin se Kadare kishte lidhje më të mira me Perëndimin dhe kishte mundur që përmes atyre lidhjeve ta dëmtonte Agollin. Të tjerët besonin se Agollit i mungonin lidhjet me Perëndimin, por të dy rivalët kishin filluar të shkruanin letra anonime kundër njëri-tjetrit. Por asnjëri nuk kishte prova (fakte). Krejt ato ishin thashë e theme, teori konspirative.
*
Në vjeshtën e vitit 1987 diçka ndodhi që ndryshoi gjithëçka. Një gazetar i ri nga “Zëri i Popullit” – Agim Musta kishte publikuar në gazetë një artikul me titull: “DY YJE NJÊ QIELL, A KA VEND PËR TË DY?” Artikulli ishte i shkruar me kujdes, duke shmangur akuza direkte. Por mesazhi ishte i qartë: Shqqipëria nuk mund të kishte dy kandidatë për Nobël! Njëni duhej të tërhiqej. Dhe, sipas kësaj ai që duhej të tërhiqej ishte Agolli. Se ai ishte më i vjetër dhe më pak i njohur ndërkombëtarisht.

Reagimi ishte i mënjëhershëm dhe i dhunshëm: Miqt e Agolit akuzonin gazetarin Musta se e ka paguar Kadare?”; Miqt e Kadares e akuzuan Musten se ishte provokator i Sigurimit!?
Dhe, Musta vetë, i intervistuar 30 vjet më vonë, tha: “…Unë tekstin nuk e shkrova. Vetëm e nënshkrova, më erdhi nga Lartë! Nga “dikush” që kishte më pushtet se unë!”
Kush ishte ai “dikush”?!

Shpeshëherë nga historitë e mëdha, né kërkojmë për figurat dramatike: spiunë, tradhëtar, komplotistë. Por nganjëherë E VËRTETA është më e thjeshtë dhe më e trishtuar!?
Nganjëherë, armiku më i madh nuk është një person, është një sistem.
Dhe sistemi komunist shqiptar kishte një logjikë të thjeshtë.
Asgjë nuk mund të ishtë më e lartë se Partia! As arti, as shkenca, as feja.

Dhe sigurisht asnjë shkrimtar!
Kështu që, kur Kadare dhe Agolli u bënë shumë të mëdhenj, shumë të njohur, shumë me famë, të pavarur, Sistemi reagoi: jo me burgje e me masa të ashpra, sepse kjo do kishte krijuar martirë, por me diçka më të sofistikuar – ME NDARJE!
Duke “luftuar” njëri-tjetrit, Sistemi veproi që asnjëri të mos bëhej aq i forte sa ta mundtte tjetrin.

Dhe, Petrit Dume, ishte mjet i atij Sistemi.

( V i j o n )

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.