17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 14)

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 14)

1
Kadare - Agolli

Ismail Kadare – Donika Agolli – Dritëro Agolli

Lexoni për herë të parë!

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!

Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!

Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!

Kush ishte Linda Hoxha – ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!

Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!

Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!

Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
*
Në arkivat e Bibliotekës Kombëtare suedeze në një vend ku temperaturat janë të kontroluara, përshkak te ruajtjës se dokumenteve konfidenciale, gjendej një zarfë e mbyllur me vulë të kuqe, ku ruheshin dokumentet sensitive (të ndieshme), me numër 567. Në atë zarfë shënon: MOS TE HAPET DERI NË VITIN 2050! Në të ruhet dokumentet mbi ndarjen e ”Nobelit” për letërsi – për vitin 1988-të.

Një studijuese e re suedeze, në vitin 2017 – një arkiviste e re me emrin Carin Svensson bëri një çudi, që i habiti të gjithë: Ajo, me të shiquar zarfin dhe me të peshuar, dukej se zarfi është më i lehtë sesa që duhej, sesa që ishte e rrergjistrar në “protokolin” e arkivit; e hapi zarfin dhe vërejti se mungojnë disa letra. I lajmëroi eproret e saj. Kur ata hetuan se zarfi ishte hapur njëherë në vitin 2005, kur një arkivist, me emrin Henrick Lumstrong, kishte bërë hapjen e zarfit. Ku eproret e arkivit shkuan te kontaktonin arkivistin Henrick Lumstrong dhe kërkuan nga ai sqarime lidhur me zarfin, ai në fillim refuzoi, por kur iu kërcënua me masa ligjore ai pranoi të flasë, ai iu tha: ”Kur e hapa zarfin dhe lexova ato letra në të cilat bëhej fjalë për dy shkrimtarë të mëdhenj e të njohur dhe se çfarë akuzash me përplot ndytësira përmbanin ato 20 faqe, u trondita, i nxora nga zarfi dhe i dogja, për të mos ua humbur reputacioni atyre shkrimtarëve, që i njihja…!”

Lumstrong vdiq në vitin 2019, pa dhënë më shumë detaje, por, para se të vdiste i tha vajzës se tij, e cila – e intervistuar nga një gazetar për një gazetë suedeze, ajo tha: ”Babai më tha se ai kishte lexuar letra që kishin shkruar dy shkrimtar shqiptar kundër njëri-tjetrit. Më tha se ato letra ishin plot akuza, plot urrejtje, ku mund të supozohej se ato nuk janë shkruar nga ata që ne i quajme¨artist!? Ai më tha se i dogji ato, sepse nuk donte që bota t’i shifte kurrë! Ai më tha se disa sekrete mund të vdesin me ata që i dijnë,”

Por jo të gjitha sekretet vdiqen.
Në vitin 2020 u publikua në gazeta një letër e shkruar në gjuhën frengjishte, për Sekretarin e Përjetshëm të Akademisë suedeze, me këtë përmbajtje:
”I dashuri Sekretar!

Unë ju shkruaj si një mik i letërsisë, i të drejtës dhe i së vërtetës. Unë jam një shkrimtar shqiptar dhe unë kam informacione të cilat Akademia Juaj duhet t’i dijë para se të vendos për ”NOBELIN”, në mënyrë që Vendimi të mos jetë i gabuar. Unë ju shkruaj për një tjetër shkrimtar shqiptar (emri nuk përmendej drejtpërdrejt, por kuptophej se bëhej fjalë për Ismail Kadare – sqarim IMH), i cili është kandidat për ”Nobelin”, por ju informoi se ai është bashkëpuntorë i sistemit komunist, për qëllime të dyshimta, që e ka shytpur popullin e vet për 50-të vjet, dhe se letërsinë e ka për qëllime propagandistike!

Unë ju lutëm! Hetoni këto informacione para se të vendosni! Se, nëse i jepni ”Nobelin” këtij njeriu, që ka bashkëpunuar me Sistemin Komunist, do të gaboni.”

Shënim: Letra nuk është e nënshkruar, por në fund janë inicialet D.A.
*
Kur kjo letër u publikua, reagimi në Shqipëri ishte i menjëhershëm dhe i dhunshëm: Familja e Agollit tha: se ky është një infomacion i ndyrë, një shpifje…
Familja e Kadares tha të njejtën gjë.

Ekspertet e grafikës vërtetuan se letra ishte e vjetër, e shkruar me një makinë shkrimi të viteve 80-të, dhe stili i gjuhës përputhej me atë të shkrimtarëve shqiptar të asaj kohe që kishin studijuar në Francë.
Pyetja mbetej:

A e shkroi këtë letër Dritëro Agolli?
A e bën kjo një tradhëtar?
Apo një njeri të dëshpëruar që e bëri këtë të keqe…?
*
Le të supozojmë se vërtetë Agolli e shkroi atë letër!?
Çfarë është më e fortë: MORALI apo MBIJETESA!?
Dinjiteti apo dëshpërimi!?
Dhe, kur këto dy gjëra bien në konflikt, çfarë zgjedhim né?
*
Historia është plot me njerëz të mëdhenj që bëjnë zgjedhje të vogla për hir të dobësisë!
Dhe né i gjykojmë ata, sepse kemi luksin e distancës! Luksin e kohës! Luksin e të mosqenit në vendin e tyre.
Por, le ta bëjmë, në fakt të logjikojmë një ferr në të cilin ata jetuan!?
Gjykimi është më i lehtë se mendimi.
Në vend se të gjykojmë, né duhet të përpiqemi që të kuptojmë!
*
Në të njëjten kohë në Paris, Ismail Kadare po përballej me ”demonët” e tij.
Në vitet kur ai u largua nga Shqipëria, Kadare arriti atë që shumëkush do ta qauante sukses!
Librat e tij përktheheshin në shumë gjuhë. Fitonte Çmime Ndërkombëtare. U bë i njohur në letërsinë botërore.
Por ”Nobeli” i ”shpëtonte”!?
Çdo vit, emri i tij përmendej në ”listat” e shkurta.’
Çdo vit spekulimet rriteshin!
Çdo vit, Çmimi shkonte të dikush tjetër!
*
Në vitin 2005, kur Pinter fitoi ”Nobelin”, Kadare dha një intervistë, ku tha:
”Unë shkruaj sepse nuk mundëm të mos shkruaj!” dhe vazhdoi:
”Nobeli, do më bënte nder, por “mungesa” e tij nuk më bën më pak shkrimtar!”
Ai (Kadare) po vuante. Nuk po vuante pse s’e kishte Nobelin, sepse ai e kishte famën, por po vuante sepse historia do të thoshte:
”Ai ishte i mirë, po jo mjaft i mirë!”

Dhe, për njeri që kishte vuajtur kaq vite… kjo do të ishte dënimi përfundimtar!”
Kur në vitin 2009, Nobeli ju dha shkrimtarës gjermane Herton Myler, e cila kishte shkruar për jetën nën diktaturën komuniste në Rumani. Njerëzit në Shqipëri dhe Diasporën shqiptare reaguan: ”Pse Myler e jo Kadare? Që të dy kanë shkruar për jetën nën Diktaturë (komunzëm), bile Kadare për 50-të vjet, ndersa Myler vetëm për 20-të.”

Kadare nuk reagoi, por një mik i tij francez, Zhan Gustav, i cili kishte fitua Nobelin në vitin 2008, tha se Kadare e kishte thirrur atë natë dhe: ”Kadare më tha se është i lumtur që ka fitura Myler, por unë në zërin e tij dëgjova dhimbje, unë dëgjova humbje, dhe tha: ”Pse jo unë, çfarë më mungon? Kur, ku dhe çka gabova unë?” Kjo është pyetje që e ka munduar Kadarenë.

A ishte faji i Kadares?
A ishte faji i Agollit?,
A ishte faji i një sistemi komunist që e bëri që ata të “luftojnë njëri-tjetrin” të kosumojnë njëri-tjetrin dhe sistemi beri të pamundur që ndonjëri prej tyre të fitonte “Nobelin”?

( V i j o n )

1 KOMENT

  1. Falëminderit

    Ju falëminderit për publikimin e pjesës 14 të titullit të mësipërm.

    Në shënjë respekti, një mendim personal:

    Individi me karakter të fortë, stabilitet, vendoshmëri dhe këmngulësi për sukses dhe përparim, sa bjen e rrëzohet, goditët e lëndohet, deri në sfilitje, por, me forcë e vullnet, me shumë e shumë kurajo ngritet (çohet) e hapëron.
    Edhe nëse rrëzohësh 99 herë, jepi forcë e vullnet dhe ngritu! Po nëse rrëzohesh edhe për të 100-tën herë, prapë jepi dhe ngritu (çohu)!
    *

    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.