13.5 C
Tirana
E dielë, 15 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 11)

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 11)

2
Kadare - Agolli

Ismail Kadare – Donika Agolli – Dritëro Agolli

Lexoni për herë të parë!

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!

Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!

Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!

Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!

*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!

Kadare po kalonte një jetë krejt tjetër në Paris, (luksoze – IMH) nga ajo e Agollit në Tiranë, ( e mjerueshme – IMH)
Kadare më nuk ishte më shkrimtar i regjimit, por (në Paris)shkruante lirshëm…
Shoqëria franceze e konsideronin si njeri të tensionuar, si njeri jo të qetë, por edhe si njeri të fikësuar, i cili, kah ecte shiqonte shpatullat, ku ulej, ulej me shpinë kah muri!? Që nuk fliste në tel. gjëra të rëndësishme.

Një prej tyre, shkrimtari francez Dyrant, në shënimet e tija kishte shkruar se Kadare i kishte tregua se kishte marre një letër kercënuese, të pa emër, pa iniciale, të panënshkruar, në të cilën shkruante: “Nëse ti e merr Nobelin, bota do të dije se si atë e ke fituar!”
Unë pashë frikën në sytë e tij. Frikën se do t’e shkatërrohej imazhi i tij – kariera e tij, do të njolloset me akuza, të cilat nuk do të largohen kurrë plotësisht.

Në boten e artit, dyshimi është me i rëndësishëm se e vërteta!
Kush ia dërgoj atë letër?
A ishte nga Tirana,
A ishte nga Sigurimi,
A ishte nga një mik i Agollit?
Apo ishte nga Perëndimi, i cili nuk dëshironte që të shpërblehet një shkrimtar i ardhur nga regjimi komunist!?
*
Në ndërkohë, Dritëro Agolli kalonte ditët e vështira në Tiranë. Shëndeti i dobësohej, edhe zemra po. Mjekët iu kishin folë familjarëve të tij – iu kishin thënë:
Ndoshta javë,
Ndoshta muaj
Ndoshta ditë,
Nuk dihet?!
*
Agolli ndjente gjendjen e vet. E dinte që nuk ka shërim, por shpresa e mbante dhe në ditët e fundit të jetës, mori fuqinë dhe filloj të shkruaj «Rrefimi im i fundit».
Dora i dridhej, por vazhdonte se shkruari…për kohën që ”po i mbaronte”…

Por nuk e mbaroi kurrë atë tekst, sepse dora i dridhej, sa s’mund ta mbante me dorë as stilografin, germat që i shkruante, ishin që pakjarta…!

Sipas fjalëve të vajzës se tij Donika Agolli – Starova, të thëna në interevistën e dhenë në vitin 2019-të – e që ajo intervistë nuk u transmetua kurrë, përshkak të presioneve nga pushteti i atëhershëm, ajo tha se babai i saj arriti t’i shkruaj vetëm 30 faqe tekst, derisa nuk i dridhej dora, por kurrë nuk e mabaroj «rrëfimin». Por më porositi që ato faqe t’ia djeg në zjarr, që askush të mos i dijë, dhe unë i dogja!» me lotë në sy, rrëfej Donika. I dogja se ai ishte «amaneti i tij i fundit»!

Por a bëri mirë Donika që i dogji?! Ndoshta prej atij ”Rrëfimi të fundit” do të ishte ”zbulua e vërteta” se çfarë ndodhur midis tij dhe Kadares për vite e dekada…!?
”Rrëfimi i fundit” (i papërfunduar) i Agollit, që, me porosinë e fundit te babait, e dogji vajza e tij Donika, nuk mbetet dokumenti i fundit.

( V i j o n )

2 KOMENTE

  1. Falënderim

    Ju faleminderit për publikimin e pjesës së 11-të të titullit të mësipërm!

    Në shenjë respekti ua dërgoj këtë mendim personal:

    Besimi në tjetrin është veti e mirë e njeriut.
    Mirëpo, besimi i tepërt, apo i verbët ndaj tjetrit apo kundrejt tjerëve, pa dallim, paraqet mendjelehtësi.
    Shkalla e besimit, apo e mirëbesimit duhet të provohet e sprovohet në një kohë të gjatë. (IMH)

    Shënim: Ismet, a të erdhi libri, kaloi një javë?
    Besimi te njerëzit varet edhe te kultura e njerëzve me kë ke të bësh. Shqiptarët gjatë pushtimit osman i kanë humbë cilësitë e racës, dhe sot ke prej atyre që janë ende burra, por janë të rrallë, por shumica janë legenosur. E kjo vetëm sa e dëmton shoqërinë tonë. Një kompani amerikane m’i krtheu 50 Euro kur blevas një produkt e nuk mund ta merrja me postë se nuk isha në Frankfurt ato ditë, e produkti u kthye mbrapsht, ndërsa vëllai im i madh thotë: “kur t’ia japësh paret dikujt, llogarit se nuk i merr ma…”, më ka marrë mijëra Euro, se kishte nevojë, e asnjë nuk ma ka kthyer, filloi të bënte ashtu edhe i biri derisa ua mbyllëm derën… Tani nuk u japim më. Se një herë i thashë: m’i jep 3000 Euro për 1 muaj, sa të paguaj mjeshtrat, e nuk m’i dha, as påër 1 muaj. Kur të bjerë nevoja, i thashë, nuk kam me pasë as unë… /AÇ

  2. Arben,
    Libri ende nuk më ka arritur PO PRES ME DURIM.
    *
    Lidhur me besimin në tjetrin, në plotëni pajtohem me mendimin e juaj. Mendimi i juaj mbi besimin në tjetrin, vërtetë varet edhe të kultura e njerëzve. PO!
    Edhe fjalët e vëllait juaj janë me vend – qenka i mençur, sigurisht e ka nga përvojat e jetës.
    *
    Mendoj se
    ai që të mashtron një herë, faji është i tij!
    Që të mashtron edhe herën e dytë, faji është i yti!

    Shënim: Vëllai i mençur është, por është vetëm për veten… 🙂 e kjo nuk mjafton. Ky është problemi ndër shqiptarë, të cilët duhet të mendojnë pak më tej se hunda e tyre, pavarësisht kushteve ekonomike disi të vështira. Se nëse nuk mendoujnë, ata mbeten të mbyllur në ato pamunddësi, që vetë ia krijojnë vetes. Unë nuk e kam përkthyer Frojdin kot, e lexon librin e tij dhe shikon se përfiton një gjerësi mendimi dhe racionalitet e kuptueshmëri, që njerëzve u duhen ne jetë, e ndër tjerë, edhe shqiptarëve. Se njoh njerëz, intelektualë, profesora në Uniersitet, e thonë, “e kemi studiuar Frojdin”, por nuk dinë shumë për të e për veprën e tij. Nuk e dinë esencën e veprës së tij. /AÇ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.