Ismail Kadare – Donika Agolli – Dritëro Agolli
Lexoni për herë të parë!
Ismet M. Hasani, Suedi
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!

Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
***
Në një lagje të vjetër të Tiranës, shitej një shtëpi, pronari i së cilës ishte vdekur, por kishin mbetur shumë taksa të papaguara dhe shteti urdhëroj që të shitej e të kompenzoheshin taksat e papaguara. Shtëpinë e bleu një pasanik, për ta renovuar dhe për ta hapur një kaféne private të rregulluar. U zbulua se pronari i asaj shtëpie kishte qenë Petrit Dume, ish funksionar i Lartë në Ministrinë e Kulturës, i cili kishte vdekur në vitin 2007, pa trashëgimtar, pa miq, pa askënd që t’i vinte në funeralin e tij.
Blerësi i ri, gjeti në bodrum një arkë (sandëk) të vjetër druri, të mbyllur me një çelës të vjetër, në të cilën gjeti shumë letra e dokuemnte të vjetra, të shkruara në atë gjuhë burokratike që ishte përsosur; gjeti një dosje me koopertina të kuqe, e shkruar ”OPERACIONI NOBËL”
Në atë dosje gjëndeshin kopjet e letrave të dërguara Akademisë suedeze në Stokholm, raportet nga ”informatorët” e organizuar nga vet Dume, dhe të tjerë. Në fund të dosjës u gjet edhe një dokument i NËNSHKRUAR nga tre persosna: nga Petrit Dume, një person i autorizuar i Sigurimit me ”nofkën”- pseudonimin ”Shqiponja” dhe një i palexueshëm.
I kujt ishte ky emër,
Për çfarë arsye është shlyer,
A e dinin Kadare e Agolli për këtë emër?!
*
Nga dosja ishin larguar disa faqe letre dhe kishin mbetur verte copëza letra që dihej e letra është shkye me dorë dhe hequr nga dosja, krejt këto me një qëllim të caktuar!
Sipas studijuesve, që kanë kërkuar të mbesin në ”anonimitet”, është e mundur që ato emra te shlyer, mund të kishin qenë të Kadaresë dhe Agollit?!
*
Pak ditë para se Agolli të shtrihej në spital, e befasoi një telefonatë e çuditshme. Burri që fliste kishte një të folur si të ishte jugosllav ose grek, po ju prezentua se: ”Jam nga Suedia, dhe deshiroj ta bëj një dokumentar me ju, për mënyrën se si kanë jetuar shkrimtarët në shtetet totalitare!?”
Agolli u habit nga zëri i tij, sepse iu hikte telefonatave.
Kur Agolli e pyeti se ku e kishte marrë nr. e tel., ai iu përgjigj se ia kishte dhënë Ambasada shqiptare në Stokholm. Agolli pranoi të takohen dhe e caktuan takimin të ”Liqeni artificial” – aty deshironte Agolli.
Ai burri e kishte me veti një magnetofon dhe një bllok – shënimi. E pyeti Agollin për veprat e tija, për shkrimtarët tjerë dhe Agolli u qetësua, por ai burri ia bëri një pyetje të fundit;
”A është e vërtetë që ju keni shkruar letra anonime, derguar Akademisë Suedeze, kundër Kadaresë…?!
A është e vërtetë se ju keni thënë se ai (Kadare) është një tradhëtar shqiptar!?…”
Agolli u zbeh dhe duart filluan t’i dridhen dhe gadi sa nuk u rrëzua nga karriga.
Agolli i tha atij burrit: kjo është një gënjeshtër e ndyer!
Ai burri ndryshoi temën, duke e pyetur për veprat e tij të fundit etj, dhe nuk vonoi, e nxori bllokun, shënoi diçka dhe shkoi.
Agolli mbet edhe për orë të tëra duke pirë kafénë e ftohët. Ata që e panë Agollin ju dukej se e pa një fantazmë dhe i iku…!
Kush ishte ky burrë (njeri) nuk u zbulua kurrë…!?
( V i j o n )












Falëndeerim
për publikimin e MENJËRSHËM të pjesë 12 të titullit të mësipërm!
Në shënjë respekti, po ua dedikoj një mendim personal:
Komunikimi midis njerëzve është: PO-ja me qenë PO e Jo-ja me mbetë JO! Në popull thuhet: “Burri, Po-në e mban PO, ndersa Jo-në e mban JO! “Burri nuk luen prej fjale!!
“Kundërshtimi është një gradë e ulët e inteligjencës!” – ka shkruar Khalil Gibran, shkrimtar dhe mendimtar libanez.
Kur e kemi fjalën ke Khalil Gibran ta themi edhe këtë që e ka thënë ky mendimtar: “Mos pyet ç’bëri Atdheu për Ty, por ç’bëre ti për Atdheun!” Pra, ky mendimtar e ka thënë këtë mendim, e disa, këtë mendim ua përshkruajnë të tjerëve. (IMH)
Shënim: Një këshiltar danez i bënte fjalimet e presidentit amerikan: Fjalimi ikonik i inaugurimit të John F. Kennedy në vitin 1961: “Mos pyet çfarë mund të bëjë vendi yt për ty – pyet çfarë mund të bësh ti për vendin tënd”. Duket se mërgimtari e ka kopjuar nga ky. Gustave Le Bon, te libri i tij Psikologjia e popujve dhe turmave tregon se racat e larta janë të sakta. /AÇ
Për Khalil Gibran, kam ruajtura pak të dhëna:
“Kahlil Gibran poet, filozof, dhe piktor, u lind më 6 janar 1883 në Liban, një tokë që nxori shumë profetë. Kur ishte 11 vjeç emigroi në SHBA…”
Khalil Gibran është një poet, shkrimtar dhe artist libanez. I lindur në qytetin Bsharri në Veri të Libanit të ditëve të sotme, atëherë pjesë e Perandorisë Otomane, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku studioi art dhe filloi karrierën letrare. Në botën arabe, ai njihej si një rebel politik dhe i shkrimeve. Stili i tij romantik ishte zemra e rilindjes në letërsinë moderne arabike, sidomos proza poetike. Në Liban, ai njihet ende si një hero i letrave. Libri “Profeti” i dha famën në botën anglishtfolëse. Ai është poeti i tretë më i shitur në botë pas Shekspirit dhe Laozit.
Mësime jete
1. Ji mirënjohës për kohët e vështira, ato të kanë treguar sesa i fortë mund të jesh. “Nga dhembja kanë dalë shpirtrat më të fortë, karakteret më të mëdha janë djegur nga plagët.”
2. Sjellja e mirë është virtyt i të fortit. “Sjellja e mirë dhe të qenët njerëzor, nuk janë shenjë e dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestojnë fuqi dhe vendosmëri.”
3. Nuk ekziston e vërteta absolute. “Mos thuaj kam gjetur të vërtetën, por thuaj kam zbuluar një të vërtetë”, thotë Khalil Gibran. “Nuk e di të vërtetën absolute. Por jam i përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.”
4. Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.
5. E keqja që të bëjnë të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve. Nëse dikush të lëndon, ti mund ta harrosh plagën, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend gjithmonë.
6. Mund t’i harrosh njerëzit që të bënë të qeshësh, por nuk do t’i harrosh kurrë ata me të cilët qave, ata që të qëndruan pranë në orët më të vështira. “Zemrat që bashkohen në dhembje dhe brengë, nuk do të ndahen nga gëzimi dhe lumturia. Lidhjet që krijohen në trishtim, janë më të forta se ato të kënaqësisë dhe gëzimit. Dashuria që është larë nga lotët, mbetet gjithnjë e pastër dhe besnike.”
7. Gjërat e thjeshta në jetë janë ato më të jashtëzakonshmet. “Në ëmbëlsinë e miqësisë, gjendet e qeshura dhe ndarja e kënaqësisë.”
8. Dashuria është jetë. Dhe jeta është dashuri. “Kur dashuron, nuk duhet të thuash ‘Zoti është në zemrën time’, por ‘Unë jam në zemrën e Zotit’.”
9. Bëje punën me dashuri. “Puna është pamja që merr dashuria. Nëse nuk mund të punosh me dashuri, por vetëm me neveri, lëre punën dhe ulu në portën e një tempulli dhe merr mësime nga ata që punojnë me gëzim. Nëse e pjek bukën me shpërfillje, ti po pjek bukë të hidhur, që ushqen vetëm gjysmën e urisë së njeriut. “Ata më çmendin, sepse nuk i shes ditët e mia për para; dhe unë i çmend ata, sepse mendojnë se ditët e mia kanë një çmim.”
10. Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe se çfarë qëllimesh ka ai. Beso tek ëndrrat, aty gjendet porta e fshehur e përjetësisë.
***
prsh,
IMH