PORTRETI I VETËM ORGJINAL SKENDERBEUT

0
Gjergj Kastrioti - portret

nga Naim Flamuri

(në buzën e Skëndërbeut kjart shifet shenja e varrës buzës së prerë, fshikëza e fryrë form të damarit, tregon plagën dregëz)
Providenca Hyjnore e shpëtoj pikturën, fytyrën, faqen e Skenderbeut gjatë 5 shekujve, shih habin dhe së fundmi në maj të vitit 1993 të shekullit 20, Galeria e mirënjohur Uffizzi në Firence pësoi bombardimin terrorist “mafioz italian”, ku dhe humbën jetën 5 veta, mu në korridorin që gjendej portreti Skënderbeut, gjitha pikturat aty u dëmtuan, por jo e Skënderbeut, piktura tij shpëtoj pa u cenuar.

Portreti i vetëm orgjinal i Skënderbeut më 1466-n, ku qartazi shihen shenjat e vrragave të plagës së luftës, një prerje e djegie te syri i djathtë, një pikturë tejet e detajuar, e ngrohtë, pothuajse dydimensionale, e që është habi për atë kohë, ka autorë vëllezërit Bellini. Duket buza e kacavjerrun, (shenj damari fshikez dregze plagë) vetullat e pakta, faqja me mollëza të gjera..mjekra e lëmuar profetike, syri trim, kapakët gjysmë të lëshuar dhe trupi i krrusur prej atleti…

Edhe njëherë ky shkrim i imi, plotëson guriçkë pas guriçke mozaikun e plotë sesi dukej Skanderbegu në të vërtetë. E kjo shenjë e veçantë, plagë lufte, tërthorazi e konfirmon se të gjitha sa janë prezantuar në pikturë janë nga ky “Origjinal” që e jap në kuadratin e fotos… Pasojnë më vonë të gjitha gravurat, simbolikat, e portretet e ballinave të botimeve të panumërta të Historisë së Skënderbeut, gjithë figurinat e portretit të Skënderbeut vijnë nga “origjinali” i Firenzes…..( tani në shekullin 15-të s’ka pasur mundësi të fotkopjimit në libra të pikturës ashtu si ishte prandaj u bënë të gjitha gravurat e vizatimet sipas origjinalit… Tek ne me shekullin 20-të piktura origjinale e familjes Bellini vjen në dritën e vërtetë).

Dhe sot do të bindeni se të gjithë ata do ta vizitojnë Galerinë Ufizzi, ku gjendet ky portret unikal, i ruajtur 500 vjet bëhet fjalë për fytyrën e një njeriu ashtu siç ka qenë, ku është bërë kujdes edhe për detajin e plagës. Një gjë që mua më bënë shumë përshtypje, është se kur shihet mënyra skulpturale e dydimensionale e portretit, që është madje aq e thelluar, që e tregon në tëmth varrën (plagën) e topuzit, në syrin e majtë (po të ishte shpikje, pse duhej të ishte patjetër ky detaj ashtu si i djegun e të pasqyrohej me këmbëgulje nga piktori). Ndaj sot me me carbon date duhet te bëhet çmos që të datohet, të verifikohet, ky portret i Kryeheroit, të hulumtohet deri ne detajet më të hollësishme. Nëse bëhej, do të dilte një punë e paqme….andaj druhem për shkoqitjen e këtij portreti….jemi shumë me fat që e kemi.

Kush e pikturoi restauroi e si mbeti…Është çështje tjetër portreti i vetëm orgjinal i Scanderbeg-ut nga i famshmi Bellini në Romë, që u realizua dy vjet para helmimit të tij në Lissus, Lesh, Lezhë..1468, e në synin e majtë vërehen vrragat, shenjat e plagës me topuz, duken ende.

Autorësia brenda famijes Belini? Konica e Frashëri për portretin e Skënderbeut

Kështu e thotë i madhi Faik Konica: Sipas autorit austriak të artikullit të Vjetarit të koleksionit të Shtëpisë Perandorake të Vienës, Friedrich Kenner, Konica mësoi se në vitin 1462/3 artisti i njohur italian të familjes të Jacopo Bellinit( 1400 – 1470) 4 vjet më i madh se Skënderbeu, dhe dhëndrit tyre, Andrea Mantegna,( 1429-1507), kishte pikturuar Skënderbeun gjatë ditëve që ai qëndroi në Itali. Aty shkruhej gjithashtu se origjinali i Bellinit ka humbur, ndërsa një nga tablotë që ndodhet në koleksionin e arkidukës është riparimi atij portreti autentik. Po sipas atij artikulli, tabloja është riparuar portreti origjinal që ndodhej në një muze në Firence”. (Është fjala për Muzeun e njohur Uffizi).

Kështu e shkruan studiuesi Ferit Hudhri: Gjatë restaurimit të kryer nga Barbara Schleicher (dhjetor 1993-maj 1994), portreti i Galerisë Ufici u çlirua edhe nga disa ndërhyrje të një piktori anonim mbi punën e Altisimos. Mbishkrimi me gërma të mëdha të bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, të cilin e kemi parë në riprodhimet e deritanishme, nuk ka qenë punë e mjeshtrit Altisimo, por e piktorit anonim. Pas restaurimit u zbulua mbishkrimi origjinal; GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, (Gjeorgjiu Kastriotus Skannderbekus) me gërma më të vogla të praruara në ar.

Ndërkohë marrim edhe njoftimin se, me organizimin e ri që i është bërë këtij muzeu, portreti i Skënderbeut, tashmë i restauruar, është ekspozuar në korridorin e parë të Galerisë. Ja çfarë thotë Kristo Frashëri: Mbështetur edhe në këto arsyetime Kristo Frashëri arrin në përfundimin se “me këto të dhëna mund të thuhet se ky portret duhet të ketë bërë pjesë në shek. XVI në koleksionin e Pal Jovit. Rruga që ai ndoqi nga Muzeu i Komos në atë të Vjenës, për ne tani ka pak rëndësi, përderisa kemi rënë në gjurmë të tij dhe kemi në dorë riprodhimin e tij fotografik. Hë për hë, për ne autori i portretit është nga familja Bellini”. (Kristo Frashëri, Skënderbeu, jeta dhe veprat. Tiranë 2002, f.266).

Ja çfraë thotë studiuesi i artit, Rexhep Goçi: “ka mendime që figurën e Skënderbeut e ka punuar për herë të parë piktori i njohur italian Jacopo Bellini. I ati i vëllezërve Bellini, nuk sjell të dhëna më të sakta, por mbështetet në thëniet e mësipërme. Gjykimi i tij se është i afërt mendimi se ky krijues (XH. Bellini – F.H.) e portretizoi heroin tonë kombëtar, sepse për këtë figurë kishte dëgjuar në Venedik (në botën e krishterë) dhe në Stamboll (në botën islame). Mirëpo, portreti i Skënderbeut nga Bellini lidhet me vajtjen e heroit në Romë dhe në Napoli, më 1466. Sipas disa të dhënave, Familja e Jacopo Bellinit, Xhentile Bellini dhe i vëllai i tij Xhovani Bellini dhe dhëndri Andrea Mantegna, kishin lidhje të ngushta me disa shqiptarë, të cilët u shquan në botën e artit dhe të shkencës. Këto lidhje duken më së miri me themelimin e “Shkollës së Shqiptarëve” në Venedik më 1442 dhe nëpërmjet piktorit të madh Vitore Karpaçios.

Autori i këtyre radhëve gjithashtu ka qenë i mendimit se tabloja e Kristofano Altisimo-s është nga më të hershmet dhe mund të jetë krijuar duke riparuar tablonë origjinale të pikturuar nga i ati i Gentile Bellinit, Jacopo Bellini.

Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, kjo sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.

Si përfundim

Në dimrin 1466 kur është pikturuar, Skënderbeu ishte 60 ose 62 vjeç – pra disa vjetësh para vdekjes. Sytë i ka, si dhe në kopjet e tjera, ende me vitalitet, pamje fisnike, me një dinjitet e thjeshtësi të paparë. Të gjitha portretet e asokohe janë të ngurta, kurse ky portret i lëngshëm, dydimensional do të thosha, me një thellësi që transhendeton kohrat. Unike është që nga gjithë dinjitarët që njeh historia, ky Autoportret ka të spikatur plagën nga topuzi, që e përmend edhe Barleti, Vrraga, e Prera në tëmthin e djathtë, një gjë veçantë, buza e lavjerrun shifet një dregzë fshikëz plage e ngritur si damar, që edhe sot po të shihet është pothuasje tejet dramatike.

Po ashtu, njësoj si dhe te kopjet e tjera mjekra e gjatë, deri te parzmat, e thinjur gati profetike e lëmueshme dhe mustaqet e gjata të perdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mesuar ta përfytyrojme Heroin; vetullat e pakta të holla, faqja e gjerë, mollzat e theksuara, jo rrudha në ballë, as fytyrë, hundën e harkuar (e thyer nga shkolla e içogllanve e Janiçerve në Edirne).

Skënderbeu mban mbi kokë bereten karakteristike “alla Carmagnola”, nën të cilën duket peceta e bardhë.

Fytyra tregon se kemi të bëjmë me një njeri, që edhe pse është në moshën 60 e ca-vjeçare dhe me gjithë stërmundimet nga luftërat e vazhdueshme dhe nga shqetësimet e pandërprera, paraqet vitalitet të theksuar dhe nuk ka shenja që paralajmerojnë vdekjen (helmimin) e tij të afërt.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.