Koment
Skënder MULLIQI
Në Kosovë po frynë era të këqija politike. Ai që nuk e sheh është i vërbër. Dhe, këtë verbësi politike po e shohim të opozita e cila, po shërbehet më obstruksione politike, më kushtëzime pa asnjë bazë ndaj partisë fituese në pushtet, për të propozuar njerëz për kryekuvendar sipas tekeve të tyre, dhe prapavijave të caktuara të më vonshme politike. Po dëshirojnë më thye qysh në start LVV, për t’ia pa mundësuar formimin e organeve të reja të pushtetit.
Këta duket ashiqare se shërbehen më demagogji, për të mos lejuar ndryshimet pozitive të filluara nga Qeveria, e cila sa e ka përfunduar mandatin e rregullt katër vjeçar. Klasa e vjetër politike janë ata të cilët e shëmben politikën, ekonominë, kulturën, shëndetësinë, arsimin, shkencën dhe sistemin ligjor, e të cilat kërkojnë reformim të domosdoshem. Ne jemi bërë një vend me korrupcion të përgjithshem dhe krim të organizuar, një vend më mashtrime nga politikanët e pa përgjegjshem… Po dëshirohet të kthehen proceset mbrapa duke futur Kosovën në një fazë të rrezikshme.
Maskaradat politike për mos formim të organeve të Kuvendit, janë shënja të humbjës së përspektivës dhe shpresës njerëzore. Ne festuam fundin e luftës dhe shpresonim për kohë më të mira, derisa kuptuam se politikat e luftës mbetën të pa mposhtura dhe se lufta vazhdont “me mjete të tjera”. Po vazhdon lufta politike për pushtet e përfitime, më shumë së për shtet, dhe kjo është për Libër të Ginisit. Politikanët tanë po na shfaqën si fantazma.
Çdo gjë në këtë vend po e humb kuptimin. Kuvendaret e pa cip janë bërë tashmë burim i të gjitha fatkeqësive dhe krizave. Ata po i ngatërrojnë punët gjithnjë e më shumë më veprimet e tyre.Kjo mund të dërgon Kosovën në theqafje të madhe. A mund ta imagjinojë dikush se si do të jetë pamja pas 25 viteve të qeverisjes së këtij vendi të pafat nga përfaqësues të lartë? Pasioni i tyre për të marrë vendime dhe për të imponuar zgjidhje solli kaos në proceset tona politike dhe marrëdhëniet shoqërore.
Shoqëria po hyn në krizë që vështirë pastaj të gjendet një rrugëdalje. Po futemi në kaos të madh politik, urrejtje dhe mosbesim, në kohën kur është e nevojshme uniteti i gjithë spektrit politikë në vend. Popullit po o imponohet të reagojnë ndaj shpërthimit të këtyre njerëzve të politikës, të cilët po sillen jashtë normave demokratike dhe jashtë ligjeve dhe Kushtutës. A do të ndalon kush këtë rrugë të vetëmohimit?
Kaloi që disa kohë nga fillimi i krizës dhe askush nuk di ende se si do të përfundojë.Janë këto arsye te mjaftueshme për të menduar për të hartuar një model të ri të Kosovës. Gjerat mund të ndryshojnë në Kosovë, duke sjellur politika të reja. Injorimi i të gjitha krizave tona na ka çuar në një gjendje agonie politike …!