Koment
Skënder MULLIQI
Fatkeqësisht shkojë kjo verë e vapës ngulfatëse, dhe nuk pamë ndryshime për muaj të tërë që të formohen organet e reja të shtetit. Politikanët miop dhe interesgjinjë e patën rolin kryesor, më floskulat e tyre idioteseke, më sjellje perverse, më premtime të rreme dhe më dallime ideologjike. Mendoj së për këtë gjendje kaotike politike fajin e bartin edhe qytetarët, të cilët kurrë nuk e pyten vetën, pse nuk patem gjendje të mirë shoqërore dhe politike, gjendje të dobët të rrjedhave ekonomike dhe kriza të formave të tjera?
Dhe, tjetër asnjëherë nuk e pyeten vetën pse për 20 vite patem pushtete totalitare, përfituese e demagogjike, edhe pse shumë po thirremi në demokraci dhe në liri? Në Kosovë u ndërruan pushtetet por mbeten garniturat e njejta politike të cilat u zhyten në korrupcion, krim të organizuar, nepotizem, klintelizem, por edhe në këqpërdorime të natyrave të ndryshime. Na ofruan të keqen më shumë se të mirën, duke krijuar situatë të pandryshuar politike duke na futur në kriza serioze dhe të rrezikshme për të ardhmën tonë.Nuk paten qasje serioze ndaj problemeve të paraqitura.
Nuk morën parasysh anagazhmet e qytetarvve pas luftës për të shtëndërtim dhe mirëqenje, duke vjedhur të ardhmën tonë. Nuk përfillën luftën çlirimtare të shumë heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët kan luftuar për një shtet shumë më pozitiv në të gjitha drejtimet e saja. Me shumë ruajtën privilegjet pushtetare së sa u interesuan për fatin e popullit të vetë. Për shumë vite në Kuvendin e Kosovën defiluan parlamentarë pa meritor siq i kemi edhe tash, të cilët paturpësisht e kthyen Kuvendin në zënka të ndërsjella se u interesuan të sjellin ligje, për çka edhe janë të thirrur.
Nuk po kanë logjikë të shëndosh dhe as rezon normal së ku mund të na dërgojnë politikat miope të shumicës se kuvedarëve. Dhe, nuk është aspak çudi së po krijojnë shoqëri në gjendje katastrofike. Këta vetëm marrin paga dhe benifecione të tjera, e për qensorën siq është Shteti e kan vu në plan të dytë apo edhe të tretë. Politikanët për 20 vite nuk u interesuan që shoqëria jonë të shkojë përpara, duke na i kthyer proceset mbrapa. Kur jemi të diplomatë e fakulteteve, rrallë njerëz të politikës kan diploma të merituara se dihet së çfarë niveli të arsimit të dobët kemi pas luftës. Me diploma të dyshimta, edhe thirrja dhe dija në skenën tonë politike pafudësishtë janë diskutabile.
Duket së deri në tetor, kur mbahen zgjedhjet e radhës locale më gjasë së bashku më ato nacionale, nuk do të kemi asgjë të re. Strukturat e caktuara politike po vazhdojnë më luftën për fotelje, për privilegjet e tyre, që të pasurohen edhe më shumë. Këta janë rehatuar shumica më familjët e tyre, duke jetuar në stil të lartë, me vetura luksoze, janë bërë milionerë pa mund, duke mos e pasur fare dert se një pjesë e madhe ende mund të flenë në beton më kushte të vështira materjale …