14.5 C
Tirana
E premte, 30 Maj 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Pjesëmarrja e Kosovës në ‘Defender Europe 2025’ një hap i rëndësishëm drejt integrimit në NATO

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Pjesëmarrja e Kosovës në “Defender Europe 2025” konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt integrimit të saj në strukturat e sigurisë europiane dhe në NATO. Për dy javë me radhë, Kosova do të jetë mikpritëse e këtij ushtrimi ushtarak, që do të mbahet në rajonin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës. Proceset globale dhe lufta në Ukrainë dhe në Gaza që nuk po përfundojnë, kan paralajmëruar së do të kemi një rend të ri botëror. Ky paralajmërim u bë i zëshem edhe më shumë më ardhjën në krye te Amerikës për të dytën herë të Donald Trump, i cili bëri kthesa radikale në politikën botërore.

Në Ballkanin e trazuar më probleme etnike, Serbia së bashku më Kishën Ortodokse Serbe ju kan kthyer platformës të nacionalizmit serbomadh në rajon, të ndihmuar nga imperjalizmi i Vadimir Putinit. Rusia dhe Serbia po e destabilizojnë e para Evropën, kurse Serbia, Ballkanin Perëndimor. Duke parë rrezikun e zgjerimit të luftës nga Ukrainë ne vendet tjera të Evropës, gjatë kësaj kohe NATO inkuadroj në gjirin e saj, Finlandën dhe Suedinë edhe pse Putin kishte kërcënuar në mos pranim të tyre.

Regjimi serbian i kriminelit të luftës, Aleksander Vuçiqit në anën tjeter ka shtuar presionin politikë dhe kërcënimet për luftë ndaj shteteve fqinje për të realizuar idenë fashiste të “botës serbe”, e veçmas po këcënon Kosovën për ndarëjn apo pushtimin e saj. Evropa ka mbetur po thuaj në mes të këtyre zhvillimeve më shumë duke bërë sehir, duke mos qenë shumë e angazhuar politikisht. Dihet së si shkojë procesi i dialagut më Serbinë, jo mirë dhe u favorizua shpesh nga BE-ja regjimi fashist i Begradit. Këto pak të dhëna për zhvillimet në rajon dhe në botë, dhe shumë çka tjetër e pa thënë më këtë rast, kanë bërë që në Ballkanin Perëndimor të fillon faza e dytë e ushtrimit ushtarak që SHBA-ja organizon në Evropë – Defender Europe 25, që do të zgjasë nga 26 maji deri më 9 qershor.

Nuk ka dyshim se rajoni nuk është zgjedhur rastësisht, si dhe se qëllimi i SHBA-së dhe NATO-s është të tregojnë se mund t’i përgjigjen çdo sfide të sigurisë në kontinentin e vjetër. Kjo është një çështje e parandalimit global. ”Defender na jep shembuj dhe sqarime për logjistikën në terren dhe luftimet në shkallë që aktualisht nuk zhvillohen askund tjetër”, deklaroi gjenerali Kristofer Donahju, komandanti i ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, duke prezantuar planet për ushtrimin më të madh ushtarak të forcave amerikane në Evropë – Defender Europe 25, ku përfsihën 18 shtete dhe marrin pjesë 25.000 pjestarë të forcave amerikane dhe të ushtrive nga edhe 29 shtete të tjera.

Ushtrimi do të zhvillohet në tetë lokacione: Sllovaki, Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.Ministri i Mbrojtjes në detyrë Ejup Maqedonci deklaroi se Kosova këtë vit do të ketë një nga rolet kyçe në ushtrim, pasi që në Gjakovë do të jetë qendra komanduese amerikane për Ballkanin Perëndimor, duke u shndërruar kështu në një “nyje strategjike”. Një reagim rreth kësaj ngjareje shumë të rëndsishme ushtarake në Kosovë, e kishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e cilësoj si ngjarje të jashtëzakonshme për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Me fushëveprimin e kësaj stërvitjeje, SHBA-të dhe NATO-ja po u dërgojnë një mesazh të qartë atyre vendeve që nuk janë ende pjesë e kësaj aleance se e ardhmja është anëtarësimi në sistemin e sigurisë kolektive.

Këto stërvitje ushtarake të NATO-së, janë përgjigje e krizës në Ukrainë dhe tentimit të Serbisë për pushtime territoriale të shteteve për rreth. Kriza është theksuar më shumë në Kosovë dhe tentimi i Dodikut për të shkëputur Republika Serpska nga BH-ja, por edhe në Mal të Zi si anëtare e NATO-s. Në rrethana të tilla të pasigurta gjeopolitike dhe nga hegjemonia sebromadhe, është mirë që vendi ynë të përgatitet për mbrojtje. Këto ushtrime do të jene një përvojë e mirë për FSK-në, e cila po merre pjesë. Kosova është edhe agjend politike dhe praktike për stërvitjen amerikane edhe në vendin tonë.

Edhe për faktin së në Ferizaj ndodhet një bazë shumë e rëndësishme ameriakne siç është Bonstel. Duhet theksuar më këtë rast për bashkëpunimin të një marrveshje ushtarake për sigurinë rajonale midis Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, e cila ka shqëtëuar regjimin fashist të Vuçiqit. Sigurisht se kjo stërvitje ushtarake është mesazh edhe diplomatik që aleanca është e qëndrueshme përballë agresionit ushtarakë rus në Ukrainë që po zgjatë tre vjet e gjysmë, dhe kërcënimve serbe për zgjerim territorësh në Ballkan.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit