Milazim Zeqiraj
(Më rastin e 26 vjetorit të masakrës në Studenicë)
13.4.1999 nuk ka harrim
As sot
As nesër
Kjo datë s’është vetëm përkujtim,
Është plagë në zemër që përherë dhemb
dhe kurrë nuk ka pushim.
Sot më 13.4.2025 ne po qëndrojmë.
Emrat e dëshmorve i mbajmë në zemër.
Përkujtimin e kemi skalitur në lapidarë.
Dëshmoret tanë janë krenaria e vendit
Aty në pragun e shtëpis në koderë,
flamuri i lirisë valvitetë.
Aty u mbrojt pragu i shtëpis Kosovë.
Kosova përherë është e para,
kur politikajve arsyja ju mungon.
Vendi dhe liria që e gëzojmë
është pronë e të gjithëve
dhe amanet i dëshmorve tanë.
Në s’lejojmë
që dikush lirin tonë ta keqëpërdorë.
Dëshmoret sakrifikuan jetën për liri,
dhe nuk vdesin kurrë
Ata janë
me ne,
e në ne.
Ne i përkujtojmë.
Lirin e Kosovës do ta ruajmë për jetë.