PËRURIM LIBRI – Dr. Fahredin Hoti

0
Përurim libri - Dr. Fahredin Hoti

(Për nderë të pavarësisë së Republikës së Kosovës)

Ftoheni të merrni pjesë në përurimin e librit monografik i titulluar “DOKTORI QË I DHA JETË LIRISË DR. FAHREDIN HOTI”, autor Mr. Besnik Hoti, që organizohet për nderë të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Përurimi do të mbahet më 23 shkurt 2025 (Ditë e dielë), në ora 12:00 në dresën: Kronetorpsgatan 1, Malmö.

Për Dëshmorin e Kombit Dr. Fahredin Hotin do të shfaqet një program dokumentar për jetën e tij.

Do të referojnë për librin: Hysen Ibrahimi, Mona Juniku, Isuf Bajraktari dhe Alejna Emini.

Poetët: Remzi Basha, Idriz Gashi, Xhevrije Nimani dhe dy nxënëse të mrekullueshme, Arnela e Elea Elshani. do të deklamojnë poezi kushtuar dëshmorit Dr. Fahredin Hotit.

Kjo ngjarje kulturore e përuruese do të përcjellet me një program kulturor me këngë e valle shqiptare, nga të rinjtë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “DARDANIA DANS” me koreograf Naser Sopjani.

Eventin kulturor do t’a përcjellin përmes kamerës si çdo herë Avdyl Uka me djemtë e tij, e po ashtu edhe TV “Fontana”, nga Kosova me Drejtor Zeqir Mehmetajn. Krejtë në fund ju njoftojmë se ky aktivitet, do të botohet si temë e veçantë në librin e radhës të cilin e ka në rrugëtim, z. Hysen Ibrahimi.

Për nderë të këtij përurimi është përgaditur një koktei për të gjithë të pranishmit. Ardhja e juaj na nderon.

Në emër të Këshillit Organizativ,
Hysen Ibrahimi, Kryetar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.