Për miqtë e pabesë

0
73
Ujku - qengji

Para syve na përqafojnë
Pas shpine në pabesi na sulmojnë
Po ku je mor miku im
Vjen me dhe vrap me nxitim

Sa më kishte marrë malli për tju parë
Fillon gjasme duke qarë
Të thotë nuk harrohet buka e vjetër
Por brënda vetës fshehin diçka tjetër

Dy metra thikën e kanë në xhep
Veç po s’të panë në ndonjë cep
Dëgjoni këto që po ju them
Tani marrin jetën se kanë problem

Pikërisht këto miq që ju besoni
Janë maskuar mos harroni
Janë aktorë në opinion
Që as zoti s’i kupton

Janë mizorë me shpirt banditi
Mallkuar toka që i rriti
Janë banditë që nuk bëjnë zhurmë
Janë të kujdesshëm kur rrinë në turmë

Flasin bukur por me rrena
Por këto shquhen për prapaskena
Por këto i bëjnë hesapet pa hanxhinë
Se nuk e njohin perendinë

Personat në fjalë kanë harruar
E kush mbeti pa u ndëshkuar
Dikush më herët e dikush më vonë
Zoti këto monstra i dënonë

Do të përfundojnë nëpër spitale
Këto që kanë bërë veç skandale
Me sëmundje të pashërueshme
Asgjë për to nuk është e ngushëllushme

U shkaktuan të tjerëve lot
Se menduan se nuk kishte zot
Por ja që zoti ekziston
Dhe të jep dënimin që meriton

(Autori i poezisë) (Leonardo Nika)
(Datë 20 qershor 2024)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.