Për lirinë tonë qielli muar flakë

0
Milazim Zeqiraj

Milazim Zeqiraj

( Kushtuar Agimit e Salihut dhe terë dëshmorve të rënë për liri )

Nga data 24.3.1999
Stuhit e qiellit për lirin tonë
demonët i përplasën për shkëmbi.

Për liri, qielli çahej, toka dridhej.
Agimi e Salihu me shokë,
Vraponin drejt dritës së diellit,
Armikun në zemër e godasin.

Me diell e ngrohtësi në zemër
kundër pushtuesit shekullorë,
duke sjll ninulat e harruara.
Me luftë deri të liria e vendit.

Yjt levizin drejt diellit,
harmoni kanë në hapsirën e qiellit.
Forcën e vet e shëndrrojnë në shkëlqim,
Qiellin e përkdhelin e ret e zeza i gjunjëzojn,
e vet shkrihën për liri.

Në mes errësirës,
Si dritë ngritën drejt qiellit.
Jetën se kursejnë deri në pafundësi
Vendit i dhuronin liri e vetit madhështi.

2.

Demonët në përballje më forcën hyjnore,
u bërën tym e pluhur,
Ngadalë u shuan
e humbën në thellësin e humnerës.

UÇK marshon sebashku me miq
në hap me kohën drejt lirisë.
Kufirin në Koshare e shkulën
dhe krijuan Shqipërin si duhet të jetë.
Ata se pritën kohën, se nuk kishin kohë.
Vendin me liri e ngrohen.

Në luftë vetvetën e ndihmuam.
Kur liria erdhi nga qielli me 12.6.1999,
u bë realitet,
dhe s´ishte endërr si dikurë,
por për Agimin, Salihun,
e shumë dëshmorë tjerë ishte vonë.

Sot kur gëzojmë lirinë e pavarësin
e kuptojmë forcën tonë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.