(Parashikim i Ditës Nesërme. Shkrim, moti
i pubilikuar në rrjetet e informaacionit).
NGA KALOSH ҪELIKU
Ministri i tollumbave Partiake
Amani, mos më thuani më se ka besë në politikë. Shkaku, se: në Ditën e sotshme do t’i vjellë edhe zorrët nga barku në këtë shkrim publicitik. Dudumi me shokë (“trim mbi trima”) korri “fitore”, që nuk lanë parti politike pa iu ngjitur si rriqëra për rraçesh (herdheve), duke filluar nga Partitë komuniste e neokomuniste: PPD, PDSH, BDI e deri tek kjo e fundit, ”Ndryshime” me besë”?! Kohën e fundit, e kanë parë veten ëndërr edhe në “Parajsë”, postin e Kryemistrit (Ҫuku), në Qeverin e Tollumbave “Shqiptaro – maqedonase”. Guximshëm dalin edhe si deputetë shqiptar me “Din e Iman”.
Fatkeqësisht, kësaj radhe: i ka hipur gomarit Nastradineca për Liri. Që, e heq vallen për në “fitore” të “vëllazërim-bashkimit”, për kërpeshi nëpër “Bit-Pazar”. Donkishotët politik shqiptarë me sançot e tyre shqiptar në ballë të popullit shqiptar, përmbrapa me nga një Sanço Panço shqiptar, i dalldisin shokët e arratisur gjithë ditën e gjatë nëpër protesta politike “paqësore” në rrugë, çajtore me një kafe mbi tavolinë. Ose, çaj rusi kokë më kokë “muslimane”. si atë pulën qafërjepur të nënkryeme dhe arratisur të poetit për fëmijë tek vjersha e Rexhep Hoxhës, duke kakarrisur tra më tra, që e ka bërë një ve, dhe e çuditë gjithë “dynjanë”. Edhe, atë: jashtë kotecit Shtëpisë, në lëmë. “Kryevepër historike”, ë?! E, tjetër hiç më, në kotec për Katundin. E, përsëris, vetëm një ve, e tjetër hiç më për Katundin?!…
Rrufjanët, i rrenë mendja se, duke ndejtur me “ vëllezërit” kokë më kokë me shqiptarët me “besë” në xhami nëpër lokalet e Çarshisë të Shkupit me çaj rusi dhe qebapë (qofte) te “Destani”, nëpër Kuvendet e Qeverisë të përbashkët të “vëllazërim-bashkimit”, dhe me “vëllezërit” në Qeveri, më në fund do t’ia mbushin mendjen Ali Ahmetit, që gjithë jetën politike t’ua japë “probatimave” politik sa herë që do të jenë në zor për të formuar Qeveri nga një kryeminisër teknefes, qoftë ai edhe shqiptar. Herë Partisë të “Vojvodave”, e herë asaj Partisë Neokomuniste.
“Vëllezër”, që sa herë kur do ta humbin pushtetin, t’i shajnë shqiptarët më zi se shoqi ish komunsit, dhe t’u fusin çotek sa herë ta ngrejnë para komunave flamurin shqiptar e kërkojnë shkolla në gjuhën shqipe. Identike me atë thënien e popullit: E kapërceva zallin, dhe ta shkërdhevsha kalin! Përçudi, shqiptarëve nuk u përsëritet vetëm historia, po sot edhe politika “madhore” me kualicione qeveritare me brekët partiake ende nëpër këmbët e partive politike të “vëllazëim-bashkimit”, në Maqedoninë e Veriut.
Nuk u mjaftuan shpërblimet e djeshme materiale komuniste e neokomuniste shtetërore, duke i shëtitur “vëllezërit” nëpër ministri, kabinete e redaksi me poste politike, banesa të shtetit “demokratik”, e as këto të fundit: Çmime shtetërore të “vëllezërim-bashkimit” me pagëzime të personaliteteve joshqiptar në arsim e letërsi, për ta varrosur “vëllazërim bashkimin” me nderime në histori me “Din e Iman”, e kurora të luleve si “heronjë pas lufte për liri” në varrezat e “dëshmorëve të vëllezërve” të Njerkës. Kurorëzojnë, Trusaktët me përkrenaret e Sanço Panços shqiptarë në vend të Kungullit Stambollit, një “hero” me kokën dhe trutë në legen, kur shumica e shkrimtarëve shqiptar ikën nga kjo botë në heshtje edhe për bukën e gojës.
Malli, siç duket i ka marrë mjeranët politik të shëtisin deri në varr me thesin komunist dhe neokomunkst jugosllav me arna plot zarzavate partiake nëpër “Bit – Pazar” në rolin e lypsit tek “Ura e Gurit”, me pajtonin e Nënës Parti. Përsëri, nëpër kabinete, redaksi e poste politike të stolisur me lule – lale partizane dhe të shtyhen me bërryla deri në vdekje si dikur në kohën e “artë” komuniste, se: kush ishte i pari i fisit shqiptar. Partisë, komuniste. Sot, Neokomuniste?!.
Burri i botës, sot është “Tru” i zgjedhur dhe publikuar shqiptar në mjetet e informcionit?! Prandaj, edhe merr guximin t’i tregojë Ali Ahmetit dhe BDI -së. Edhe, VLEN -it, se: ministrat i ka të dobët edhe në Qevrinë Neokomuniste, duhet sa më parë të marrin masa qeveritare politike në “vijën e zjarrit”, në këtë këtë farë “yrneku komunist” – tollumba turko-arabe me shokë që ta shpëtojë Partinë e tij Politike “demokratike” nga “Përmbytja e madhe” e reshjeve atmosforike me shi, stuhi, breshër dhe borë, në Pranverë.
Dhiareve tyre partiake “strategjike-historike”. Shteg, ku unë nuk mund të hyj me trutë e tyre në “Bit – Pazar”. Pavetëdije, se: ky “burrë” mejdani, pa brekë në bythë, është me qindra kilometra larg Nënës, nënë nivelin moral e patriotik të kryengritësve shqiptar nëpër shekuj. “Kryengritës, patriotik” politik e shkencor, që gjithë jetën deri në vdekje e mbanin për dore DoktorZiun dhe “Akademikun”. Ose, siç them unë shpeshëherë nëpër shkrimet e mia piblicistike: Kakademikun e shëtitur gati nëpër të gjitha ambasadat jugosllave nëpër botë. E, sot, në strehimet e partive shqiptaro -“maqedonase” ish jugosllave.
Përmëtepër, sot: Dudumi, merret edhe me parashikimet e Motit Madh të Shqiptarëve për Ditën e Nesërme, në Shqipëri. Sipas, fall – “xhervereshteve”: të kafesë me çaj rusi nëpër “Bit – Pazar” me brekët ende nëpër këmbë, në Shkup. Veç, që nuk e kam e shpallur veten edhe si “profet” shqiptar. Tejkalojë profetin a. as. az./ Muhamedin. Falëlxhorin e fundit të shqiptarëve në YouTube me “Din e Iman:”.
Katundit në lagjen e shqpitarëve dhe romëve, në Shkup. Krah për krahu me kopshtet e saj dhe livadhe, pushtojmë “Ҫairin” e Shkupin. Tejkalojë Azreti Muhamedin a. s. si profeti i fundit i “muslimanëve” në profetizëm me thirrjen: “Allahu Akber” në minare të xhamive Shqiptqare?!
Eshtrat e qenëve të cofur rrugëve nëpër “Bit – Pazar” t’i përziejnë në një enë me ujë, duke shuajtur thëngjinj të ndezur me dru lisi para pacientëve shqiptar me xhinde turko-arabe. E dikur, sulmi – tretja e plumbit në enë, në mesin e eshtrave. Hajmali, të na e varin përqafe ne, shqiptarëve. Trusakatët, që nuk e dinë se pas Pranverës. Verës, vjen Vjeshta me brymë dhe Dimri Madh. Bora e mbulon këmbekokë Katundin. Çatitë, vështirë e mbajnë barrën me borë mbi shpinë mes këtij Dimri të Madh, që përditë na i hanë rrënjët (themelet), krimbat dhe stinët e vitit. Oxhakët, mezi e përcjellin tymin mbi çati përmes reve në qiell.
Shkurt, ky soj dudumi me shokë e shoqe nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit i shetë mend Ali Ahmetit, edhe popullit shqiptar: që, e ka djegur tambëli, dhe tashti i fryen edhe kosit?! Dhashtë, Zoti nuk e djeg kosi i “vëllezërve” me “besë” Ali Ahmetin! Përpiqet, fatkeqësisht me metoda neokomuniste dhe fetare me afate të skaduara përdorimi politik – patroitik t’i afrojë “kuadro të aftë shkencorë – artistik” – politk, nivelit të tij intelektual – kryengritës, se këta të tanishmit: Nastradini me shokë e shoqe nuk mund t’i dalin zot postit partiak të dhënë nga populli në Qeveri. Aqmëpak, Nastradinica me ferexhenë krahëve mbi gomarë.
Nuk është problemi im artistik “politik” si shkrimtar, është i Ali Ahmetit?! Që, e ka samarin me arna ende mbi shpinë edhe si opozitë. Punë tjetër është ajo se, ai: a, do të përpiqet ta hudhë nga samari barrën nga shpina. Nastardin Hoxha, e ka me vite Nastardinecën që i pri para gomarit për në pazar. Edhe, pretë t’i zbresë rrugës Nastradini, t’i hipë në samarë. Kërcen, duar e këmbë t’i hipë në shpinë gomarit me samarë të Nstradinit.
“Bagazhi politik – kulturor”
në “Shtëpinë Publike”
Edhe, në vend të guarve të “Mullirit Arapit” në fshatin Cërvicë të Kërçovës, kjo politikë “maqedonase”, ende bluan krunde nateditë matanë Zallit me ujin e Lumit të Zajazit, rrëzë “Çukës” në fushën e Cërvicës. Që, nuk e pijnë dot më sot, as kafshët e Koperativës Bujqësore të Katundit Kërçovës. E, ku më shqiptarët e sotshëm me dy-tri universitete.
Komunistët e Katundit, mos them: dudumët e sotshëm, që “ngjiten” Sot rrugës për në “Baba Tomor”, e rrejnë mendjen me këtë “bagazh politik – kulturor” politik në “Shtëpinë Publike”, se: përsëri, halldupët do të fitojnë ndonjë post politik partiak, ose, një torbë taxhi përqafe në Qeverinë e “vëllazërim – baskimit”?! Ndonjëri: në redaksinë neokomuniste qafë për qafe me “vëllezërit” e Njerkës Historike. Ose, ndonjë çmim letrar nga “probatimat” për shkarravina patetike teknefese “artistike”. E rrejnë veten se, ndonjërin, nga partizanët e Ali Ahmetit do ta marrin nën sjetulla si këshilltar partie (kungull Stambolli), që ta mbjellë në të ardhemen nëpër Çarshi sojin e tij në ndonjë arë pjellore me ferra. Park gjelbërimi qyteti, rrëzë Kalasë Dardane për farë meleze me bythën në tokë e lënjët në “hava”.
Përmëtepër, me këmbët dhe trutë në legen. Ose, do ta mbajnë gjallë edhe në këtë ditë rreziku Shqiptarinë. Trusakatët, që mezi i lëvizin këmbët dhe bythët e breshkës në Ardhmërinë shqiptare, fusin kotnasikoti përditë si ferrë gërroce rrënjët e pykës të shelgut shqiptar. Përmëtepër, harrojnë, se: shkaku, i tyre duke u arratisur dje e të katraq nëpër poste partiake të Partisë Komuniste, e Sot Neokomunsite. Sot për sot, nëpër parti “demokratike me besë”. Ne, shqiptarët edhe sot e kësaj dite nuk mund të çojmë krye nga bërllogu jonë shqiptar te Pragu i Derës madhe para Shtëpisë. Ose, të dalim në “selamet”, siç thonë “vëllezërit muslimanë” në xhami këmbekrye në legen me katër minare para këmbëve të Hoxhës: “ehamdurila”, në “Xhehnet”.
Rrufjanët, që gjatë “ndryshimeve” demokratike kanë gëlltitur fonde “humanitare” marramendëse të shteteve ndërkombëtare amerikane dhe turko – arabe në emër të popullit shqiptar. Edhe, Botërore, të “pavrura humanitare”, e mësojnë Ali Ahmetin se ku duhet të ikë për ta shpëtuar veten dhe shqiptarët, Dje: te Zaevi apo te Gruevski?! Sot: te Mickovski, apo VLEN –i?! Burrin e Zajazit, pasardhësin e kaçakëve të Zajazit. Që, luftë bënë me shekuj: Herë me Krajl, e herë me Mbret. Kryengritësit, që i zbriti nga malet me shokë në Shkup me automatik në krah e jo nga nëntoka antishqiptare me thesin e parave të pista “hallall” në shpinë për t’i dalë zot, sot IRJ të Maqedonisë “demokratike”?! Maqedonisë Veriut…
Moti e kam thënë nëpër shkrimet e mia publicistike si shkrimtar, se: i keni përzierë përgjumshëm lëmsh e li profesionet. Nuk e dimë, a jeni politikanë, apo “artistë”. Ose, hajdutë. Kriminelë. Rezultati, shihet që në start (fillim): O shqiptarë, zgjohuni nga gjumi shekullor dimëror me klimë polare! Dimër. Shi, stuhi, breshër… Rrufe… Dhe, Përmbytje…
Lesh Arapi i keni bërë profesionet politike – artistike. Edhe, “politikën madhore”. Fenë e Allahut (Zotit). Ditën, që ju do derdhni djersë në profesionin tuaj jetësor, dobi do të ketë edhe kombi edhe Shteti Shqiptar. Partia e Ali Ahmetit (BDI), patjetër kësaj radhe duhet të bëjë luftë edhe për një ministri në Qeverinë e “Vëllazërim – bashkimit”: Ministrinë e Tollumbave (bombave) të Zaevit. Nuk kemi ndonjë ‘hajër” politik nga zanati i vjetër me të cilin, moti kohë shqiptarët dikur e pushtuan Jugosllavinë komunsite me pastiçesri. Punë tjetër është ajo se, në Ditën e sotshme “demokratike”, shqiptarët nuk kanë nevojë më për këtë Qeveri të tollumbave të “vëllazërim-bashkimit jugosllav”. Qeveri të “bakllavave” turko – sllave. Përmëtepër, kënaqin ëndërrat dhe aspiratat e tyre të partizanëve dje komunsit, sot: neokoministë të asaj kohe të pangopur me pasuri dhe poste politike Qeveritare, deri më sot në emër të popullit shqiptar.
Ehu, Nanën e Nanës: sa trima të arratisur kishim pasur ne shqiptarët nëpër institucionet e dikurshme komunsite edhe sot, neokominite, të harruar si “dëshmorë” të sotshëm neokomunistë – “demokratik?! Dhe, nuk kishim ditur gjë për “vuajtjet dhe heroizmat” e tyre për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare?! “Flijimet” e tyre patritotike – artistike” në Qeverinë Komunsite, as sot Neokomuniste të “vëllazërim-bashkimit”, nëpër kabinete e redaksi komuniste me shekuj në shtetin e “përbashkët” (Klubin e tollumbave). Përçudi, sot pas lufte (2001), të gjithë na dolën “komandantë lufte patriotë” me vetëm një “Asker”, tollumba turko – arabe, qafë për qafe në sipërfaqe nëpër institucionet e Shtetit të Ri Neokomunist, duke e “vrarë armikun” me tollumba turko – arabe mu në lule të ballit për Atdheun.
Mëshirë, ju lutem në emër të Krishtit dhe Muhamedit a. s. edhe kësaj radhe ua jepni një post politik edhe “patriotëve” me “Din e Imaan” të partive politike shqiptare. “Flijimeve tyre artistike” të arratisura komunsit, atë të halesë pas shtëpie! Që, ta mbyllin gojën si ministra dhe zv/ minstra të Tollumbave në Qeveri! I kanë marrë të gjitha shpërblimet e “vëllezërve” të Njerkës për së gjalli, le ta marrin edhe nga një post partiaak të parafundit para vdekjes, Nuk e besoj se do t’i marrin edhe pas vdekjes në varr. Kryeministrit të Tollumbave, në Qevrinë trusakate – neokomuniste të partive politike maqedonase – shqiptare, krahë për karahu në pushtetin e “vëllazërim – bashkimit”.
Përfundimi, i “flijimit artistik” politik, dihet: na pret këmbëkryq në sofër pas dere, “Vëllazërim – Bashkimi”, ende jugosllav. Dhashtë Zoti, një ditë ia shohim “hajrin” në botën tjetër me lule në “Xhehnet” mbi kokë?! Unë, si shkrimtar shqiptar, deri më sot nuk ia pash “hajrin” dhe bëjë Luftë të hyjë në “Xhehnem”! Hë për hë, i kam të mbyllura dyertë e “Xhehnetit”. Kutadi, unë. Ndoshta, nesër hepem krah më krah për artistët Dyert e “Xhehnetit” (Parajsës). Prognoza artistike politike e “analitistëve” të Klubit të tollumbave”, dhe hoxhallarëve të rrejshëm me kësulë – lecka për kohën e varreve pasvdekjes. Heroizma patriotike, të cilat unë i hudhë këmbekrye në hale pas Shtëpisë. Moti e kam paraparë prognozën klimatike për Ditën e Nsërme. A, do të jetë me diell, mjegulla, shi, stuhi, breshër, rrufe… Ose, me borë. Hënë Drapër. Apo, do të kemi Pranverë Shqiptrare?! Hënë të plotë mbi male.
Edhe në Shkup, nuk na dolën të sakta prognozat parashikuese kohore për Ditën e Nesërme sipas kësaj fallxheshe: ”turko – arabe mistike” me shokët e shoqet neokomunistë partizanë. Prognozave klimatike parashikuese për Ditën e Nesërme. Përmëkeq, kësaj radhe trumbetuar nateditë në mjetet e informacionit me trumbetat e Dexhallit (Arapit) nëpër “Bit-Pazar”, nuk kemi parashikime të prognozave “klimatike atmosferike” për Ditën e Nesërme, në Shkup.
Edhe, përçudi shpejt kaloi Dimëri Madh me acarin e shkurtit, siç thotë populli shqiptar. Plakat e marsit i presim te pragu i derës. Dhashtë Zoti, nuk na i ngri kusitë me tambël nëpër stane! Dielli me rreze zbresë maleve. Pranvera Shqiptare. Erdhi, Vapa.
Vera, Nesër vjen me vapë pas porte. Ftoi i Gjyshit mbi bunar, i mbjellur në Kopshtë për Ditën e Nesërme, shpërtheu edhe kësaj Pranvere me degë e lule ftoi. Shkollarët me çantat në krah e lapsat në brez u turrën drejtë shkollës, rrëzë “Çukës”. Dimër i Madh. Përsëri, na erdhi te Pragu i Derës Madhe të Shtëpisë. Ose, siç thotë në një këngë legjendare, ai këngëtari popullor kërçovar: Librat nën sjetull, çantën në dorë… Shkaku, se: tekstet shkollore, Lektyrat shkollore i kanë marrë t’i “lexojnë” dorë më dorë jo nxënësit, por partizanët e Nënës Parti të arratisur në Ministrinë e Arsimit. Ato, vendosin pë vlerat artistike – pedagogjike. E, nuk i kanë pasur çantat nën sjetulla, as në duar mbi banka në klasë para mësueseve. Përgëzime!
Athua, edhe në Ditën e sotshme “demokratike” me gjithë këto parti politike maqedonase dhe shqiptare, ende nuk kemi parti politike shqipatare?! Këmbkrye, në legen: ende kërkojnë “armiqë nacionalistë dhe irredentisë” të zbulojnë mes atyre faqeve të librave të këndimit artistik të Rilindasëve tanë shqiptarë?! Ndodhë, ku ta di unë autori i këtij shkrimi publicitik?!…
Dhe, Nesër vjen Dimri Madh me borë e stuhi. Furtunë. Përplas me forcë derën e madhe pas porte për të hyrë në Lëmë. Dhomën e gjumit. Baxhën me gjithë oxhakë mbi çati, na e ngri me akull mbi Ҫati. Stuhi, dhe furtunë. Përplasje e dyerve, pasmesnate nga era. Nuk e di, o burra shqiptar: a, keni dru për zjarr në Oxhak?! A, jeni të përgaditur për Dimër?!…
Malli më ka marrë në Shkup
për kësulën e Bajram Currit
Dhe, kohën e lirë si zakonisht e kaloj para këmbëve të Olimbisë tek “Ura e Gurit”, në “Bit- Pazar”, në Shkup. “Ilaçet” e mia të përditshme i kam të domosdoshme si fëmijët tambëlin e Nanës, gji që ua jep fëmijëve për luftë. Dhe, jo çajin e rusit. Po, pi raki rrushi. Shkaku, se: për mua si shkrimtar, është “hallall”.
Punë tjetër është ajo, se: çka thonë “musliamnët” e Nënës Parti se: Unë, qenkam “haram”?! Edhe, i kam arratisur sytë mbi “Urën e Gurit”, matanë lumit Vardar. Asnjë kësulë të bardhë të Bajram Currit, asnjë grua me veshje kombëtare shqiptare nuk kalon matanë Vardarit. Përveçëse, disa çafkave të zeza këmberye me ferexhe të zeza hudhura krahëve. Ndonjë korbi këmbëpërvjelur pa pupla me struken krahëve. Ose, sorre të të zezë, në kohë, kur unë si nxënës i shkollës të mesme normale “Zef Lush Marku”, nuk i shihja përditë në Shkup këto ferxhzeza edhe pa sy në kokë, mbuluar me shami të zeza. Hë për hë, rrugës kalon Hojdodolja: leckat përmbi leckat e tyrectë zeza hedhur krahëve mbi shpinë. Shajkaçat nën sjetulla. Shamizezat, ferexhetë turko – arabe dorë për dore…
Vetëm, moti më ka marr malli, nuk e do Zoti ta shoh si dikur një grua azgane me veshje kombëtare shqiptare, matanë “Urës Gurit”. Vetmevete, them: O Imzot, ku humbën shqiptarët, kaçakët e maleve në këto anë: Dervish Cara me kryengritësit shqiptar, që në Perandorinë osmane e çliruan Shkupin (1884)?! Kaçakët e Ditës Djeshme?! Sot, pasradhësit e tyre të historik të Dervish Carës?! Kaçakut, të maleve, Emin Xhambazi (Çeliku), krahut djathtë të Dervish Caarës në Betejën e Katllanovës?!
Papritmas, dikur kalon matanë “Urës Gurit” edhe Hoxha i Allahut me kësulën – leckën e tij turko-arabe e mjekrën e cjapit qafërjepur. Mjekër, që nuk e kanë pasur gjatë gjithë jetës nëpër beteja luftarake kundër turkut në Kryengritjen e Dervish Carës, me Emin Kaçakun – Çeliku (Xhambazi). Dudumi, që nateditë lutet në xhami, Turret si “musliman me Din e Iman” pa kokë me të katra matanë “Urës Gurit” të Vardarit pas një posti politik. Hojdodolja nën këmbët e Urës Gurit, veç më e ka nxjerrë “lulekaçen” nga dimijat me lulev- lale “Xheneti”. I shkruan pizi Qytetit Shkupit, që sipas saj gjoja “vdes” para këmbëve të Kalit të Aleksendrit të Maqedonisë?! E ngre zërin “artistik” luftarak: Çarshinë e Shkupit Shqiptare, ua kanë lënë në duar bashibozukëve me tespihe kuqezi nëpër duar, në xhami. Hoxhallarëve të rrejshëm dhe matrapazëve partiak me gotat e çajit të rusit mbi tavolinë duke bërë “politikë madhore” për shqiptari në Qeverinë me “besë”?!
Fatkeqësisht, Shkupi të lë përshtypje, se: në këtë Qytet historik si dikur brez pas brezi jetojnë të gjithë kombet dhe kombësitë, por jo edhe shqiptarët si popull shumicë në Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Popull, që sot duhet ta kenë në dorë dhe udhëheqjen me Shtetin “maqedonas”. Ose, sipas deklaratave teknefese të Kryeminstrit shqiptar, Edi Rama në takimin e tij me Kryetarin Ivanov kur deklaroi: “por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”. Haptas para syve të botës bën krahasimin e shumicës shqiptare për të drejta të barabarta kombëtare me pakicën bullgare që jeton në Shqipëri?! Edhe, në Maqedoninë e veriut. Gojën ua hapë partizanëve partiak “maqedonas” të çirren rrugëve edhe para kamerave televizie se, populli nuk votoi për platformë politike të importuar nga Shqipëria?!
Punemadhe, që Ali Ahmeti zbriti nga malet në Qytet. E, më vonë hyri në një “çanak” (enë) me një Parti Politike Neokoministe BDI, në Shkup (Qeveri me “besë”). Parti “shqiptare” që është me vite në pushtet me “komandantët” e tij pas lufte vetëm me një “Asker”. Edhe, ai: Komandant “Askeri” në Katund me shokët në Qeveri, pushtet e poste partiake. Edhe, Maqedonia e Veriut zbriti nga Fusha.
Vallë, kush nuk e do Shkupin Shqiptar?! Qytetin e shqiptarëve, që historikisht nëpër shekuj ka qenë shqiptar, që nga koha Ilire: e Dervish Carës dhe krahut djathtë të tij luftarak, Emin Çeliku (Xhambazi)?! Përveçëse, halldupëve “musliamanë”. “Shqiptarë”, apo “maqedonasë” (“torbeshë”)?! Pakashumë, ka kjo rëndësi në Ditën e sotshme historike. Nateditë çirren nëpër minare të xhamive me flamurin turko – arab, kur e gjithë bota e di, se: Shkupi ka qenë, është dhe do të jetë patjetër një ditë këmbekrye shqiptar! “Vilajet” dikur pas pushtimitv turk “ehamdurila”, sot është Shtet Shqiptar i Derevish Carës dhe Emin Çlikut (Xhambazi).
Fitorja e Vitit Madh Historik: Unë mezi e kreva pushimin e merituar vjetor pas katër viteve mbi libra në bibliotekë, dhe dhomën time me libra në Shkup, Prishtinë e Tiranë. Edhe atë: falë djalit tim të Madh, dashamirësisë tij të letrave shqipe. Kundërshtarët e mi publicistik – artistik, kur moti kohë këto “veprime patriotike” i kanë “kryer” në IRJM -së, Kosvë, Mal të Zi, Shqipëri e Greqi. Ndoshta, edhe në Çamëri?! Sot, në Maqedoninë e Veriut.
Tashti, jam ballë për ballë me ju si lexuesë besnik i ulur këmbëkryq në Sofrën Shqiptare, dhe mjetet e informacionit. Po, nuk më pëlqen pasqyra historike që e keni vënë si politikanë të dalldisur mbi “Urën e Gurit”, në Shkup. Debatet e juaja “politike – artistike”, kotnasikoti në mjetet e infromacionit me theshetheme “kodër pas bregu”. Nuk e di pse, kur e pyes në pasqyrë Veten, kush është më i bukuri në këtë botë?!
E ajo, më përgjigjet: Dje, Zaevi. Sot: Mickovski. Nesër, Gruevski?! E. unë, i arratisuri mes librave në bibliotekë, pres me ditë, javë, muaj, vite e shekuj të më përgjigjet Shqiptari. Kryeminstri legjendar i Shtetit të “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”. Ose, Ali Ahmeti. Pse, jo: edhe Menduh Thaçi?! Ose, Zijadin Sela si viktimë e kësaj politike “maqedono – shqiptare”?! Nesër, kutadi unë edhe, sulltani ndonjë turk “ehamdurila” me këmbët dhe trutë në legen.
Punemadhe, nëse më përgjigjet edhe, Menduh Thaçi. Realitet, që sot nuk e përtyp dot lapsi im kryengritës, që e ka shaluar atin moti kohë me të katra nëpër “Bit-Pazar”. Pasqyrë, fundekrye e rrejshme: Nateditë, që na trumbeton me vite një gjysëm Teatri Shqiptar. Dhe, një Teatër të fëmijëve melez, në të cilën mund ta gjejsh “vëllazërim – bashkimin”, po jo edhe shfaqje të fëmijëve shqiptar. Institucione kulturore në të cilën e përurojnë veten trusakatët, eksponentë skelet të “vëllazërim-bashkimit” me pak shpirt me vlera të “arrira kulturore” kombëtare. Zhurmë e dalldisur kulturore në Shkup, që lakmi sot do t’ia kishte edhe Partia e dikurshme Komuniste.
Dhe, më në fund: Për”hajër”
Qeveria me “besë” politike
Klubi i tollumbave me skenografi turoko-arabe-sllave, gati të gjithë shqiptarët e dinë anë e mbanë Atdheut, se: ka prodhuar me shumicë e pakicë me thasë, politikanë “artistë” të partive politike në Qevrinë me “besë: spiunë, politikanë të arratisur, deputetë të popullit e ministra me këmbët dhe trutë në legen…
Pse, të mos prodhojë sot, edhe një Qeveri me “besë” të tollumbave?! Duartrokitje, Qeveri me “besë” të tollumbave.?! Gazetarë, hoxhallarë dhe analistë politik, që sot për sot i kemi me bollëk edhe ne shqiptarët me thasë arnë përmbi arnë (me përjashtim të një pakice të cilët numrohen në gishta). Hë për hë, që nuk mund të zënë vende pune as në hale, pas shtëpie mbuluar me hithëra, dhe non – stop marrin guximin të dërdëllisin jerm nateditë me orë të tëra mbi gotat e çajit të rusit mbi tavolinë me këmbët dhe trutë në legen. Dudumë shqiptarë teknefesë, që e “duan” këtë Qeveri “demokratike” të “Vëllazërim – bashkimit”. Vite me radhë humbin kohë për “Shkupin 2014”. E, në realitet kurrë nuk e peysin veten si “gazetarë e analistë” shqiptarë: Çka kanë bërë ato për një Ditë të Nesërme?!
Tekefundit, nëpër çajtore e mjetet e informacionit kokë më kokë, kur i “analizojnë” këto tema të “nxehta” politike me “vëllezërit” në emër të politikës, arsimit dhe kulturës shqiptare, që Rilindasit shqiptar dje e zbritën nga malet në fushë me penë e pushkë, Sot: këto dudumë me “besë” dhe ferexhezeza e shtijnë të gjallë në varr. Fundi – fundit, së paku: Sot, në këtë kohë Rreziku të paguajnë një kafe për shqiptarët.
Dudumë me “besë”, për të njëmijtën herë e them, dhe e përsëris në shkrimet e mia publicistike: Përpara, se: të pastroni oborrin e “vëllezërve” me ferra, pastroni oborrin tuaj me hithëra te pragu i Derës Madhe të Shtëpisë me hithëra. Pragun, që me vite e ka mbuluar këmbekokë bërlloku shqiptar! Rreziku, që na troket pas porte!
Pajtohem: Gomarit, i zbriti Nastradini me 60 kg. mbi shpinë, sot me ndihmën e Partisë Politike BDI i hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. Nuk e di, për të satën herë duhet ta përsërisë anekdotën antologjike të popullit shqiptar: Nastradinin dhe Nastradinicën. Që, Nastradini i ka hipur gomarit dhe e tërheq për kërpeshi Nastradineca me ferexhenë hedhur krahëve për në pazarin e Kërçovës. Rrugës e takojnë kalimtarët e rastit dhe e përshëndesin pazarxhiun e lumtur mbi gomar: O, Nastradin, zbriti pak gomarit, le t’i hipë edhe Nastradineca! Tjetri, pas disa kilomtrave rruge: o Nastardin, a nuk e sheh se e cofe gomarin?! O burrë, zbriti më nga shpina, le t’i hipë pak edhe Nastradineca mbi samarë!
Dhe, rrugës pas “Çuke” përmes fushës, (dhiare që im Atë, gjithë jetën nateditë e kalonte me armë në brez e dorë), një tjetër pazarxhi po me të njëjtën porosi e ndalë në rrugë Nstradin Hoxhën: O, Nstradin, zbriti pak gomarit! Nastradin Hoxhës, më që i vjen shpirti tek hunda, nga këto pyetje banale, i përgjigjet pazarxhiut tyme – falakë: O burrë mejdani, nuk e cofë unë gomarin me 60 kg. mbi shpinë, po nëse i hipë Nastradineca me 120 kg. mbi samarë do ta cofë rrugës për në pazar, fusi në varr me gjithë samarë.
Parashikimi Ditës Nesërme. Edhe, Sot: për ”hajër” na qoftë Qeveria me “besë”!…