(Ti ngjajsh Babait, është adet,
por t’ia kalosh, duhet marifet)…
Populli
NGA KALOSH ҪELIKU
(Në stilin e popullit)
Ty, bre kalemxhi të kam kallzue
Nuk ta qetë me u provu me mue.
Se, s’ke zemër me hy në luftë
Pesdhjetë vite je duke u tutë.
Nateditë, të kanë vu samarë
Argat, ke punu në tjetër arë.
Zotërive, ua ke fërkue përditë
Sot, mbylle gojën, he jezitë!
Jeta t’shkoi me parulla të ndyta
Unë, e kam Lapsin me dy Tyta…
Po. Dronit të armikut “Grerëza”, i dolën para Dy “nagëntët” e Babait, në brez te Pragu i Shtëpisë. Njëri, përsëgjalli me fishek në gojë. Ende, i pashkrepur si pasardhësi tij me Dy “nagëntët” e Babait në brez, dhe Kalë me shalë rrugëve të Katundit. Edhe, Kërçovës. Nateditë fushës, rrëzë “Ҫuke” te “Guri Zi”, dhe maleve: Verë e Dimër.
Dronit të armikut, ia shkrepa Penën me Dy tyta në lule të ballit. Tri vargje dum-dum si shkrimtar. Edhe, pse Babai para miqëve, thoshte: ia lash emrin e Kalosh Zajazit. Që, të bëhet trim si ai burrë, kaçak i maleve. Por, ky: nuk u bë trim, as doli kaçak në male.
Vërtetë, Unë: nuk u bëra trim si Kalosh Zajazi, as dola në mal kaçak, mbeta nën Rrap, në Shkup. Fushave, mes librave. Dimrit Madh me borë, dhe Verës me vapë. Kaçak, ende mes maleve me Penë në brez. Letërsi. Verës, fushave me lule, dhe maleve me borë, rrëzë “Ҫuke” te “Guri Zi”. E tejkalova Kalosh Zajazin, dhe Babain me Kalë me shalë fushave dhe maleve në Kërçovë. Ende, është njëri “nagëntë” i Babait me fishekë i pashkrepur në gojë. Nuk e di, kujt do t’ia shkrep Nesër, në ballë nëntë vargje.
Përmëkeq, pas një mosmarrëveshje fetare – “muslimane”, nuk desha ta shkrep Penën me Dy tyta, tymeflakë në Shtëpinë e Gruas besnike. As, “hanxharin” e tij me pika të larme. Edhe, atë: pasi pimë nga një kafe turku “haram”, dhe raki rrushi “hallall” me mikun tim Poet, u ktëhyem në shtëpi për ta vazhduar luftën në letërsi për Ditën e Nesërme. Miku im Poet, pasi e morëm rrugës një shtamë me birrë ”RRAPI “hallall’”, dhe u kthyem për strehim në Shpellën e “Shejtanëve të Allahut”?! Ferexhezezave. Përderisa, ai e parkonte makinën para portës Shtëpisë të Gruas besnike, një djal i ri iu vërsul atij si rrugaç “ Bit-Pazari” me zë të lartë banditi.
Unë, zbrita nga makina. “Më fal, nuk e dija se je ti”, tha banditi. Nuk ka problem, i përgjigjem. Pasi jam, Unë: ti edhe për miqtë e mi duhet të kesh respekt dhe mikpritje qytetare. Kjo është tradita historike e mikpritjes shqiptare, brez pas brezi me shekuj. Shqiptari, Dje: ndoshta, është vra për një gardh, kufi, Liri… Gra, ara dhe livadhe, por jo edhe për parking të makinave. Kuajve me shalë. Gomarëve me samarë. Sot, vritet për Liri.
Armiku, i cili i troket Natën për konak, shqiptari e pret në shtëpi me kafe dhe bukë. Ditën e nesërme, pasi e zbulon se e ka armik, ia ka vra djalin, ose vajzën, e përcjellë me porosinë: deri sot, kemi qenë miq. Nesër, jemi armiqë.
Rrugaçi, përpak u rrokë fytas me mikun tim Poet. Edhe, ky ra në nivelin e llojit tij “artistikik”, trim “Bit-Pazari”. Partizanit partiak. Kutadi, unë?! Ndoshta, edhe spiun policor me një torbë taxhi përqafe?! U hyra në mes, ngadalë o burra! Unë, nuk i shaj nënat e juaja plaka shqiptare, siç i shani dhe i shkërdheni ju “shqiptarët” trusakatë për “trimëri” personale, familjare dhe partiake edhe në varr. Përkohësisht, Unë, i q… cucat e reja azgane me dy shami lidhur për brezi, dhe trutë e juaj të tharë në kokën e halldupit.
Erdhën, kojshitë dhe i ndamë Dy gjelat kryengritës majë plehu. Skifteri, ishte maleve. Ende, nuk kishte zbritur fushave. Dyluftimin e gjelave kryengritës. Mosmarrëveshjen, e parkingut të makinave. Kaçakët e maleve, do të thoshin: lidhjen e kuajve për gardhi.
Unë, dhe miku im Poet e shtruam drekën në kopësht nën Rrap para shtëpisë me meze “Bleta”, shoqëruar me nga një spec djegës, dhe birrë “Rrapi”. “Trimi musliman”, pas pak kohe kaloi pranë nesh përtej Kopështit matanë rruge, duke i thënë njërit nga “kalimatarit të rastit” me makinë, i cili matanë gardhit, i tha: janë pijanecë.
Edhe, shpëtuam nga skandali provokues “musliman” – policor – partiak. Nuk e shkrepa “nagëntin” e Babait me fishek në gojë. As, hanxharin e tij me pika të larme, që ma dhuroi për ditëlindje, por Penën me Dy tyta: Lapsin. Përçudi, shpëtova nga burgu, i Idrizovës. Burg, të cilin sipas një miku Poet, i dënuar si “armik” i shtetit komunist jugosllav të “përbashkët”, shpesh ma përsëriste, se: e ka Bibliotekën më të pasur me libra në Maqedoni?! Unë, përpak Sot: desh e vizitova atë bibliotekë të pasur me libra të “rrezikshëm” në gjuhën shqipe. Grep, me të cilin gardianët komunistë i gjuanin të burgosurit politik në sistemin jugosllav.
Përndryshe, në ato momente provakative policore: do të kisha përfunduar edhe me disa vite burg si shkrimtar i “rrezikshëm”, në shtetin e “përbashkët”.
Nesër, ndoshta: nuk do të kem nevojë ta nxjerrë “hanxharin” e larmë të Babait me dy teha, të cilin si fëmij ma dhuroi për ditëlindje, por do t’ua shkrep armiqëve në ballë: Penën me Dy tyta. Që, ende e kam në brez. Edhe, atë: Penën me fishek në gojë. Sot, që ua shkrepa në ballë Kurvave Politike. Që, për çdo vjet pjellin kopila. Dhe, ua dimë Nënën, por nuk ua dimë Babën.
Atdheun, na e mbushën me më shumë parti politike, sesa shqiptarë?!…
Nana me nipin Balin (në prehër), autori i shkrimit publicistik në mes
me thikën e larme të Babait në brez (më këmbë). Babai, këmbën përmbi
këmbë, dhe “nagëntin” në brez me fishekë në gojë…