PARTIVIRUSI

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Rreptësisht, pas arratisjes nga kjo botë e krundeve mes partive politike me thasë kanapi të arnuar arnë përmbi arnë nëpër katunde dhe qytete, që lindin pas shiut si këpurdhat, e lë një porosi për familjen dhe lexuesin tim besnik shqiptar. Personalitetet e arsimit dhe kulturës shqiptare. Politikanët, që i kemi me qerre dhe poste politike e pasuri marramendëse, që na vrasin natën dhe na qajnë ditën, mos na përcjellin me fjalime patetike, kurora të luleve plastike, dhe qajnë mbi varr! Derdhin, lotë krokodili si “patriotë” shqiptar kuqezi para kamerave televizive. Politikanë, që e duan marrëzisht popullin vetëm para fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare. Edhe, atë: duke u turrur me të katra pas pushtetit, posteve partiake dhe pasurisë.

E ndryshojnë kushtetutën, sipas shembujve ish komuniste jugosllave?! Ligjet. Përditë, sjellin vendime dhe ligje partiake. Dorë “heqin”, edhe nga njëzetë përqindëshi popullit shqiptar, që vetë e sollën dhe e votuan njëzëri në parlament. Hapin shkolla. Universitete shtetërore e private. “Institucione” arsimore e kulturore: pa nxënës, studentë dhe artistë. Përçudi, nëpër mitingje partiake na lindin edhe fëmijë për në shkollë?! E “zyrtarizuan” Gjuhën Shqipe. Vite me radhë ndërtojnë rrugë, shtinë themele për korridore para kamerave televizive. E, i zvarrisin me vite nëpër kabinetet e ministrive qeveritare për t’i përuruar para kamerave televizive gjatë fushatave parazgjedhore të ardhshme lokale dhe parlamentare.

Edhe, pasi hipin në pushtet e harrojnë popullin. I nxjerrin armët, plumbat partiak dum-dum: korrin nxënës, studentë, intelektualë dhe artistë të padëgjuashëm me ushtrinë e tyre partiake nëpër insitucionet e shtetit të “përbashkët”. I përzënë nga Atdheu. Hanxharin, e nxjerrin nga kabinetet qeveritare, dhe kosat për ta kositur barin, që e kanë mbjellë vetë si politikanë të arratisur në qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me poste partiake. Dhentë e nënkryeme të Bariut Maleve, i lëshojnë hamllave.

Jo, maleve te “Mrizi i Zanave” të Fishtës. Gunën e tij me “kashikara serbi”, nëpër xhepa, varë te koliba e vathës për mbrojtjen familjare dhe të dhenëve nga ujqërit delengrënës me dy këmbë. Deshëve brirëpërdredhur rreth veshëve. Që, Bariu i ka nxjerrë t’i shesë në “Bit – Pazar” për “Bajram”, se: nuk është i zoti më për to. Edhe, do të loz pak me Miken -o! Vetëmse, dhentë e tia të nënkryeme, Sot: askush, nuk i do në vathë?! Përsëgjalli, me të katra turren pas posteve partiake dhe pasurive. Kripës, te “Përroni i dëllinjave” mes dardhave gorrice, në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”.

Unë, nuk pajtohem me Delengrënësit, por me qentë e Sharrit të Bariut që i dalin zot te vatha Kopesë nënkryeme. Shkaku, se: Bariu ka qenë pronarë i atyre dhenëve, që i kulloti fushave dhe maleve. Sot, i kullotë shkurreve, partive politike dhe qeveritare. Aqmëpak, arave dhe livadheve të shokut Tito. Shkak, që partizanëve të partive politike me Partivirus, duhet t’u ndalohet me ligj shënimi i përvejtoreve të lindjeve dhe vdekjeve të personaliteteve shqiptare gjatë fushatave parazgjedhore politike – lokale dhe parlamentare.

Dje, Sot e Neser, të cilën e bëjnë vetëm me një qëllim “patriotik” për fushata parazgjedhore për të ardhë në pushtet. Propagandës tyre politike, ende në emër të popullit shqiptar me parullën komuniste të “vëllazërim-bahkimit”, duhet dhënë Fund. Koalicioneve politike për interesa personale, familjare, klanore dhe partriake në dëm të popullit shqiptar. Qofshin, ato politike, apo fetare.

Sot, “demokracia” ua ka hapur dyert krah më krah. Edhe, atë: në disa “shtete” shqiptare. Edhe, nëpër botë me politikë “madhore”. Përderisa, komandantë Lufte u derxhen burxheve. Publikisht, e them: mos më qajnë mbi varr me lotë krokodili, lule plastike vënë mbi kokë! Shkaku, se: mund të çohem nga varri dhe t’i përzë me shqelma nga mesi i varreve, rrëzë “Ҫuke”. Unë, me poezi dhe libra u kam hyrë moti, herët për oxhaku. Kutadi, u dal nga varri në fushëbetejë. Jo, me armë: “kallashnikov”. As, me “kashikara” serbi, po me një Ibrik raki rrushi. Dhe, Dy shtama me verë Laydi Di. Vargje erotike. Poezi. Libra, në bibliotekë.

Mund, të më përkujtojnë për Ditëlindje dhe shtinë në Varr para Ringjalljes, vetëm anëtarët e familjes ngushtë Ҫeliku. Edhe, pse: Vetë, kam qenë dhe hyrë moti kohë në Varr. Vdiqa në Voskopojë, dhe u Ringjalla në Korçë, prehërin e Cucës Boheme (2000). Rrugës, duke u ngutur për në spital me shoferin e shkrimtarëve Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo, pas një aksidenti komunikacioni u ringjalla, dhe bërtita: Luftë! E paralajmërova Luftën e vitit 2001. Luftë, e cila edhe ndodhi pas një viti në Maqedoni.

Vite më parë me një pjesë teatrore për fëmijë “Revolucioni i luleve” (1980), pas shpalljes të rezultateve të konkursit letrar në revistën letrare “Pionieri”, edhe demonstratat e studentëve në Prishtinë (1981). Dhe, dihet ceremonia e varrimit pas këtyre ngjarjeve historike: Tri Cuca Boheme me dajre, poezi dhe këngë popullore të grave. Raki rrushi. Dy shtama me verë të Mikes Laydi Di. Dhe, raki të Dëllinjave. Nuk, ka problem, edhe me hitet e grupeve Rokenroll: Beatles, Rolling Stones, Jimi Hendrix, Led Zeppelin, Janis Joplin’s, Johnny Hallyday, Tina Terner, Serenatat Korçare, Chansons Françaises…

Dhe, Unë Kalosh Ҫeliku, pas “armikut të padukshëm” Koronavirusit, Pandemisë politike. Masave qeveritare… Izolimit, nga gratë besnike, familja, miqtë… Vaksinës, që m’i ndaloi tavernat, kalimin e kufinjëve politik. Liri, më dha vetëm te “Parku i Grave”. Përditë, duke më bombarduar përmes kanaleve televizive me lajme propagandistike partiake. E kam edhe një armik të pabesë: Partivirusin. Aspak, nuk kishte qenë i rrezikshëm “armiku i padukshëm” Koronavirusi. As, Pandemia qeveritare. Vaksina e rusit. Po, shumë herë më vdekjeprurës për arsimin dhe kulturën shqiptare është Partivirusi.

Edhe, një herë u ringjalla përsëri te “Parku i Grave”, në Shkup. Publikisht, e them: Unë, nuk ju dua si partiazanë komunistë të nënkryem partiak e fetarë hurdhave të bretkosave me pasuri dhe poste partiake qeveritare. Por, u dua si shqiptarë me këmbë në tokë, dhe tru në kokë! Asesi, këmbekokë në legen. Duartrokitje, ndryshimit të kushtetutës. Edhe, me 20 % -in e popullit shqiptar, që për së dyti herë vetë do ta votoni në parlament?! Hyrjes të “pakicës” bullgare me kushtetutë si popull në R. e Maqedonisë Veriut. Moti kohë, “pakica” bullgare është dashur të jetë si popull në Maqedoninë komuniste jugosllave. Gjatë “ndryshimeve demokratike” në IRJ të Maqedonisë. Zoti, siç duket për “Ramazan”, apo Natyra: e solli “pakica bullgare” të jetojë me kushtetutë në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta, pas “Bajramit”. Edhe, pse: populli që jeton në Maqedoninë Lindore, janë bullgarë.

Fatkeqësisht, për politikën komuniste jugosllave, Sotpërsot: popuj shumicë në Maqedonin e Veriut janë shqiptarët dhe bullgarët. Nuk duhet të tremben nga ky paralajmërim politik shqiptarët si popull shumicë, por “maqedonasit” si shtet i “përbashkët” me “pakicën” shqiptare e 20 % -in si popull. Jo, faji politikës “madhore” të partive politike shqiptare, por politikës këmbëngulëse ndërkombëtare. Aktivistëve të tyre politik në teren, që e dinë edhe sa pula kemi në shtëpi, e nuk e dinë sa shqiptarë dhe bullgarë jetojnë në R. e Maqedonisë Veriut. Edhe, nuk është çudi: vitet e ardhshme ka gjasa, që Maqedonia e Veriut, nuk do të jetë shtet i një populli artificial, por edhe i “pakicave” tjera kombëtare, që lindin, jetojnë dhe vdesin në këtë shtet ish jugosllav.

Vështirë e ka Sot, shkrimtari të krijojë dhe jetojë në një shtet të “përbashkët” me Partivirus. Institucione arsimore dhe kulturore të mbushur me gjysëmanalfabetë të partive politike, ku për të arriturat arsimore – shkencore dhe vlerat artistike letrare, vendosin politikanët dhe kulturofagët. Rrufjanë, që ndërsehen pas shpine me “zbulimin”, dhe përndjekjen e “armiqëve” të shtetit “përbashkët” edhe më zi se në sistemin komunist. Sot, me arsim dhe kulturë, nuk merren intelektualët dhe krijuesit, por politikanët dhe dudumët e dëgjueshëm besnik të partive politike.

Rrezik, vitet e fundit: nuk kemi nga Koronavirusi. Pandemia. Po, nga Partivirusi…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.