Parashqevi Simaku apo Belinda Balluku?!

0
Belinda - Parashqevi
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Parashqevinë e la burri i saj amerikan, ajo u trondit, i ra tavani mbi kokë, nuk e priti, dhe humbi – 8 vjet sillu në New York si endacake… ishte në Amerikë, e izoluar nga njerëzit, dhe u vetë-sakrifikua. Po të ishte në Shqipëri, mund të kishte patur karrierë, e një sukses të madh, sikur të futej në PS.

Belindën e ndau burri i saj, Sokol Bala, edhe kjo kishte fëmijë si Parashqevia, por e ktheu dhimbjen në forcë, mori poste të larta në PS, deri tani ministre e ministrisë së transporteve, që ka paratë dhe investimet më të mëdha në shtet, gjithashtu, dhe zv. Kryeministre e shën Pal Gjatojës…

Ku është ndryshimi? Njëra është artiste e njohur, këngëtare e madhe, nuk mund ta pranojë zvogëlimin, ose fitore ose humbje totale, e ndjeshme, e bukur, e dashur, dhe e rrezikuar. Tjetra është politikane, e bukur, e fortë, e pathyeshme, vjedh fonde majtas e djathtas, harbute, të shkelë me këmbë, mbijeton e ka sukses në këtë botë të egër.

Grida Duma Nëse Parashqevia do të ishte në Shqipëri, do të bëhej një Belindë, ose një Grida Duma, e cila edhe ajo u nda nga burri, por nuk u pikëllua se kishte një rrush të ri, që e priste dhe prapë, në kulmin e saj dashuror me Ervin Salianjin, ia futi Rama në burg edhe atë, e ajo si politikane e rrahur me vaj e uthull qëndroi, nuk e dha veten, mbijetoi e vazhdon dhe bën emisionet e saj me sukses, Top Story.

Tani kuptohet, kemi të bëjmë me gra të ndryshme e me karaktere të ndryshme, por e sigurtë është, se ashtu si u nda Xhensila, ashtu edhe Parashqevia do derdhte lotë pas ndarjes, por nuk do të zhdukej kështu. Shoqëria shqiptare do e kishte ndihmuar atë ta merrte veten, të mos e përjketonte kaq rëndë humbjen, do ta mbante djalin dhe do të kishte edhe sukses, sidomos nëse bëhej me PS, ku po lulëzojnë gratë e Lisit. Dhe tani që e gjetën, prapë nuk është vonë. Parashqevia mund të ketë sukses, siç thotë edhe Elton Iliriani, ai që po e ndihmon dhe po e mban këto ditë në hotel në New York. Mjafton që Parashqevia të tregohet pak më shumë luftarake për jetën e saj e të mos dorëzohet lehtë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.