Pamje nga Mitrovica, Ura e Ibrit
Ismet TAHIRAJ
PANORAMË TRISHTIMI
Ujërat klloçit
Shkojnë më përplasje
Nëpër hithëra grihet
Foshnja e re
Një çetë kanibalët
Si leha më qepë.
Frikshëm kujisin
Shkojnë në përplasje,
Mitrovicë e vrarë
Kodër Cernushe, e shkretë.
Bateri ushtare
Të gjithë në veprim
Më katër SSSS
Në beretë.
Kallnin shtëpi dhe kafene
Si skelete hidhnin valle
Të pira më raki
Nga katet e larta
Plakun e hodhën kalldremë
Ku ndjellë qentë
Për mëngjesin e zënë
Kala e Mitrovicës
Shëmti,
Kufomat digjën
Goma i hodhën përmbi
Përplotë më jevgë kamioni
Rroktari i ri,
Gjësendet i bart
Këndonin gjurdulli.
Soklolica, medet, merdet
Sahara e vërtetë.
Dhunon plaka në ty
E vasha
Asqer mbi një çetë
Sikurse provat që
Që vëheshin në epruvetë.
Gërmova stacion, stacion gjeraqine
I refugjatëve më herka
Si perde e shqyër
Kishte o çka nuk kishte
Panorama mjerimi
Tabllo trishtimi.
Në detin llahtaris
Lëshoi qielli
Të gjitha stuhitë …
Mitrovicë,
Mish për topa…