Me stilin e Ali Asllanit
Kur regjimi i Serbisë e kishte rrethuar tokën e Kosovës me afro 50 mijë trupa të ushtrisë, të policisë dhe paramiltarëve, atëherë ishim pranë njeri-tjetrit dhe, dëgjohej fjala në mes të maleve: Veçsa të çlirohemi nga ky regjim vrastar, do të hamë me një lugë…! Kjo fjalë u bë refreni shqiptar në malet e Kosovës…!
Në liri dhe pavarësi të Kosovës, gjithçka ndryshojë dhe po harrojmë fjalën në malet tona, se, kur të çlirohemi do të hamë me një lugë…!
Në të gjitha meditimet tona, dëgjohet fjala shqiptare: Pse kaq shumë jemi tjetërsuar dhe, matanë gardhit, e kemi harruar njeri-tjetrin dhe jemi bër ata që nuk duhet të jemi!
Për kohën e ikjes nga njeri-tjetri, në Drenicë e kanë një fjalë paksa të qortimit: Mos u martoni me dreqin…!
Për fund me frymën e shkrimtarit Ali Asllani dhe fjala nga sheshi i Prishtinës: O jarani i pites, pse po ma ktheni shpinën…?! Mjer’ ai qi nuk qindron në kundërshti, thoshte Luigj Gurakuqi! Dhe në fund e vranë me djalin e tezes, me emrin Stamboll…
Nëntor, 2024
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com