Njeriu që bën shtet, është determinist, shikon çfarë i shërben më mirë vendit e nuk pret të bëjë, çfarë i thonë të tjerët

0
Vjosa Osmani - NATO
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Vjosa Osmani në NATO, boll e zonja është e boll mirë e flet anglishten, por se pse i thotë Kosovës serbisht Kosovo, e jo Kosova si Albini e shqiptarët e tjerë, nuk e di! Dihet se Kosovo është emri i Kosovës në sllavisht, që dmth. Fusha e mëdhenjës. Por shqiptarët i thonë Kosova – shqip, megjithatë, derisa ta ndryshojnë. Atëherë a duhet Presidentja Osmani të përdorë emrin zyrtar Kosovo, apo emrin shqip Kosova, edhe pse në anglisht i thonë Kosovo, dhe kosovarëve Kosovars…

E sigurtë është, se për aq kohë sa do të jetë Osmani presidente, emri Kosovo nuk ndrysho kurrë, përderisa ajo nuk muind ta ndryshojë as një oa. S’ka shans të bëhet emri psh. Dardania… Se znj. Osmani dëgjon tjerët, nuk është deterministe.

Gazeta daneze “Politiken”, gjatë luftës në Kosovë, zgjodhi ta quante: Kosova. Arsyetimi i tyre para pyetjes nga komuniteti serb, ishte se: “në Kosovë jetojnë shumica shqiptarë e ata e quajnë Kosova, kështu edhe ne e quajmë ashtu si i thotë shumica e popullsisë atje!” Nuk donin të thonin se kishin marrë anë me Kosovën.

Një herë në atë kohë, në një klub danez, më bie rasti të flas me një danez aty, e ai më thotë se e dinte ndryshimin mes “Kosovo” e “Kosova”. Hajt më thuaj, i thashë. Kosovo i thonë serbët, tha, e Kosova shqiptarët. Këtë ndryshim, që në atë kohë e dinte një danez i thjeshtë, nuk e din ende Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fakt ne i kemi liderët shqiptarë tepër modernista, por jo determinista. Një determinist do që kligjet e shtetit që drejton të shtrihen në çdo cep, po ashtu edhe gjuha në vendin e tij. Tek ne kemi toponime të ndryshme nga pushtues të huaj, që i quajmë barbarizma gjuhësorë. Por i mbajmë bashkë me eZanin e naltë deri sa të na dalë shpirti, se jemi racë e trashë jo-shtetformuese – e thënë kjo shkurt, se nuk ka shpjegim tjetër! E pastaj ankohemi, pse nuk kemi shtet?! Si të kemi shtet, kur ata që drejtojnë nuk synojnë ta bëjnë atë, por ta vjedhin?!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.