Njëqind lisa të malit të babait komunistët i prenë
për minierën e sapunit ( humzës ) në fshatin fqinj
toka qau me lot, me lot qau dhe shtëpia, pushtuesi
nuk pagunte, i quante teprica të pasurisë për shtetin
sëpatën na e djegën, bishtin e saj e morën me vete
e ne u desh të prisnin gjysmë shekulli që filizat të
bëheshin lisa, druj në shëndetin e tyre të mirëfilltë.
Toka e malit u zemëruan, pse heshtni zullumi këputet
prej së trashi, hapeni idetë tua për kohën, ky mal
nesër do shndërrohet në laps, në libër, në të ardhme.
Njerëz, libri dhe shkollimi janë arma që i bie grusht
pushtuesit! Me një laps mund ta presim një pyll, me
shkollë ne mund të çlirojmë vendin tonë nga prangat
Parullat Serbe për Kosovën në Roganë dëgjoheshin,
“Vrisni shqiptarët për të mbijetuar Serbinë çetnike!”
Intelektualët e zgjuar burgosni, mos u leni libër në
shtëpi, kontrolloni hambarët e tyre, bukën në magje
çirrej krimineli Rankoviq, një kasap për shqiptarët
Rankoviqi shprehej, shqiptarët s’duhet të kenë fare
kontakt me librat e historisë së tyre dhe gjeografinë,
dhe as frekuentim masiv nëpër shkolla. Shqiptarët e
pashkolluar janë skllevër të mirë shprehej një Jovan
Milenkoviq, një ish shef i UDB-së në Gjilan e Dardanë
Po ku rri rehat shpirti kuq e zi i zemrës së Roganës
ku rri e heshtur dora e vënë nën pranga e kërcënime
ku rri e qetë dashuria për atdheun dhe bashkimi me
Shqipërinë, dijësit dhe libri do ta bashkojnë kombin
kjo është e shkruar që nga pellazgët e lashtë e Iliria.
Është e çuditshme por është e vërtetë, familja Geci
në Roganë bibliotekën e kishim në pleme, mbuluar
me kashtë, talla e me sanë, unë si nxënës i fillores
në pleme e kaloja kohën e lirë për lexim. Në atë
bibliotekë ne kishim rreth dyqind libra të botuara
në Shqipëri , këto libra i kishin sjellë babai Limoni
dhe vëllai im Prof. dr. Shaban Geci, dhe Mr.Tefik Geci
Por më vonë pasi arsimi mori hov, ne bibliotekën e
transferuam n´tavan dhe, aty e përshtatëm për lexim
Limon Geci ishte i vetmi i gjeneratës së tij që e kishte
lexuar librin e famshëm të Marin Barlecit, Skënderbeut
Në tavan të shtëpisë ishte “salla” e leximit për fëmijët
hafijet e armikut e përgjonin çdo lëvizje të ideve në
shtëpinë tonë. Nga brenda gardhit të shtëpisë, L. Geci
ne shikonim gurin e mysët të Lisit të Cukelit, dhe
ëndrrat plotë dritë të Roganës përtej tër asaj errësire!
Po ku rri rehat shpirti kuq e zi i zemrës së Roganës
ku rri e heshtur dora e vënë nën pranga e kërcënime
ku rri e qetë dashuria për atdheun dhe bashkimi me
Shqipërinë, shkolla dhe libri po e bashkojnë Atdheun!…
Atdhe Geci – Poezi nga dorëshkrime
Veprimet e Cetnikve o shume i nderuar kane lene gjurme te THELLA ne zhvillimin arsimor, edukativ, kulturor, social, organizativ. Ka ngele Populli i pa ndergjegjesuar i pa vetedijsuar, pa vullnet per t’u cliruar dhe i pershtaur me parametrat VASALE SKLLAVERUESE. Mosdija eshte burimi i gjitha te KEQIAVE e kanë thene te mençurit, dhe gjitha keto te KEQIA qe na sillen mbi koke si rete para shiut na vijne vetem si pasoje e mosdijes tone – rezulltat ky i cili burimin e ka pikerisht te planet e Rankoviqeve per shfarosjen e fares Shqiptare ne ish “Jugosllavi”, Serbosllavi.