Poeti i shquar Nikollë LOKA fitues i Çmimit të Parë në seksionin për të huajt në Festivalin Ndërkombëtar Poetik “Lucius Annaeus Seneca”, Edicioni 2025, në Itali
Poezia “Nëse do ta qëndisja kohën” e autorit Loka, fi tuese e Çmimit të Parë në seksionin për të huajt në Festivalin Ndërkombëtar Poetik “Lucius Annaeus Seneca”, Edicioni 2025.
Dr. Sarë GJERGJI
Poezia “Nëse do ta qëndisja kohën” e autorit Loka, fi tuese e Çmimit të Parë në seksionin për të huajt në Festivalin Ndërkombëtar Poetik “Lucius Annaeus Seneca”, edicioni 2025, përfaqëson një ndër zërat më të thellë dhe më të përpunuar të poezisë bashkëkohore shqiptare, duke ndërthurur ndjeshmërinë intime me reflektimin filozofik. Fitimi i këtij çmimi në një nga festivalet letrare më prestigjioze të Italisë dëshmon për pjekurinë estetike, përmasën universale dhe fuqinë shpirtërore të këtij krijimi. Kjo poezi ndërton një dialog të qetë mes njeriut dhe kohës, mes kujtesës dhe harresës, mes dashurisë dhe pritjes. Ajo nuk është vetëm një vështrim i brendshëm, por një akt meditativ që shkon përtej përvojës individuale dhe prek esencën e ekzistencës njerëzore. Qysh në titull, metafora “qëndisja e kohës” shfaqet si thelb i poetikës: njeriu përpiqet ta krijojë, ta ndalojë e ta kuptojë kohën, duke e kthyer në kujtesë dhe në art.
“Nëpër labirinthe
do të vendosja gurë,
për ta shënuar frymën time.”
Këtu qëndisja e kohës bëhet metaforë e dëshmisë njerëzore, e përpjekjes për të mos humbur në rrjedhën e padukshme të ekzistencës. Guri, si simbol i qëndrueshmërisë, është kujtesa që sfi don harresën. Në këtë aspekt, poezia vendoset në traditën e fi lozofi së stoike që i jep emrin festivalit: Lucius Annaeus Seneca, njeriu që besonte se “koha është prona jonë më e çmuar dhe më e shpërdoruar.” Në vargjet që pasojnë, poezia shfaq tensionin midis padurimit njerëzor dhe meditimit shpirtëror. Njeriu i poezisë është një udhëtar që kërkon qetësi në rrugën e tij, por e njeh dobësinë e vet, luhatjen mes etjes dhe dorëzimit:
“Nëse në padurimin e çastit
do të më ngatërrohen këmbët
dhe duart do të më dridhen…”
Kjo përplasje ndërmjet nxitimit dhe pritjes e vendos folësin në zemër të paradoksit ekzistencial: dëshira për ta zotëruar kohën, por edhe dorëzimi përballë saj. Në këtë kuptim, poezia ngjan me poetikën e heshtjes dhe të dritës që e gjejmë te Ungareti, apo me meditimin kohor të Montale, ku çdo fjalë është një refl ektim mbi kufi jtë e jetës dhe ndjeshmërisë. Pjesa qendrore e poezisë është një himn i përmbajtur për dashurinë. Pas metaforave të kohës dhe pritjes, ajo gjen strehë në praninë e tjetrit:
“Do të më mjaftonte
hija jote
dhe një shtrojë e butë shprese,
për mbulojë
veç yje që digjen
me zjarmi dhe ethe.”
Në këto vargje, dashuria nuk është përvëluese, por shpëtuese. “Hija jote” është dritë e brendshme, një strehë që zbut lodhjen e udhëtimit njerëzor. “Yjet që digjen me zjarmi dhe ethe” përfaqësojnë pasionin, por edhe dritën kalimtare të jetës, një ndërthurje e bukurisë dhe përkohshmërisë që përshkon gjithë krijimin. Në përfundim, poezia kalon në një ton melankolik dhe filozofik. Humbja e pritjes bëhet humbje e ndjeshmërisë njerëzore:
“Nëse do ta humb pritjen,
s’do ta kuptoj ecjen,
javët dhe muajt
ku vij e nga shkoj,
ditët do të iknin të verbra
e netët do të vinin të shurdhta.”
Në këtë pikë, poezia tejkalon kufi jtë e ndjenjës dhe bëhet meditim mbi kuptimin e jetës. Pritja është jeta vetë; humbja e saj është humbja e ndjesisë së kohës, e aftësisë për ta dalluar dritën nga errësira, ditën nga nata. Ky pasazh fi nal e mbyll qarkun simbolik të poezisë, duke e kthyer njeriun në një qenie që jeton vetëm për sa kohë di të presë, të ndiejë dhe të shënojë frymën e vet në kohë. Poezia si qëndisje e përjetësisë. “Nëse do ta qëndisja kohën” është një poezi që ndërthur fi lozofi në e qenies me estetikën e ndjeshmërisë. Ajo përçon universalitet, qetësi dhe tension të brendshëm. Forca e saj qëndron në thjeshtësinë e vargut, në ekuilibrin midis mendimit dhe emocionit, dhe në një ritëm të ngadalshëm që ndjek frymëmarrjen e meditimit.
Ky krijim e bën njeriun të ndalojë përpara misterittë kohës dhe të kujtojë se jeta nuk matet me ditë, por me thellësinë e frymës që e shënon secilin çast. Në këtë mënyrë, poezia fituese e “Seneca”-s është më shumë se një tekst poetik: ajo është një akt filozofik dhe estetik, një mënyrë për ta kthyer kohën në art, për ta qëndisur përjetësinë në fjalë.

Nikollë LOKA
Nëse do ta
qëndisja kohën
Nëse do ta qëndisja kohën,
nëpër labirinthe
do të vendosja gurë,
për ta shënuar frymën time.
Nëse në padurimin e çastit
do të më ngatërrohen këmbët
dhe duart do të më dridhen,
para se ta shtrydh pritjen,
etjen për ujë
do ta lë nën një krua.
Do të më mjaftonte
hija jote
dhe një shtrojë e butë shprese,
për mbulojë
veç yje që digjen
me zjarmi dhe ethe.
Nëse do ta humb pritjen,
s’do ta kuptoj ecjen,
javët dhe muajt
ku vij e nga shkoj,
ditët do të iknin të verbra
e netët do të vinin të shurdhta.
Të dyja
do të më duken njësoj.

Marrë nga “Gazeta e Alpeve”











