Nën tytat e armëve Kosova foli

0
Deklarata kushtetuese

Milazim Zeqiraj

( Në nderim të 35 vjetorit Deklaratës Kushtetutese )

Me 2 Korrik 1990
Ata ishin 114,
por folën për të gjithë.

Ne s´ishim vetem,
edhe kur mendonin se ishim vetëm.
Vujtjet tona nga dera në derë,
me ëndrrën për Kosovën Republikë.

Ishim pa forcë,
kur mendimet na përplaseshin në kokë.
Nga frika mendimi mshifej nën jorgan.
Dëshirat i shkruanim në zemër,
e zogjve ju kishim lakmi se jetonin të lirë në qiell.

Ne në heshtje këndonin pa zë,
Amanetet e dëshirat i bartëm me krih.
Kur ishim afër fitorës,
stuhit e egëra vinin e na përtoknin,
Por ne kurrë su lodhem

Kur armiku mendonte,
se mundet të fliste me zërin tonë,
Ne i leviznim krihet,
mblidhnim fuqin e zemrës
e ngjallëshim si uraganë.

Ne në Pranverën 1981
liria e zemrës shperthej
për Kosovën Republike.
Pushtusi u tërbu
Kosovë e pushtuar e ripushtoj.
Parullat tona u shkelën me çizme,
dhe lozte më dhimbjët tona,
Nuk la lis pa ja këput dëgët.
Kosovën e donin pa shqiptarë.

Ne Lirin e shiqonim përmes gishtave,
amantet e heronjve e bartnim me krih
E fjalën e pa thënë e runic në maje gjuhë..

Nga Serbija si Jugosllavi u mallkua
Kosova,
Gjuha shqipe
Flamuri kuq e zi,
Univerziteti,
Dija,
Medijat më radhë.
Veq shoqata e pëllumbave rezistoj,
se ata ikën lartë në qiell,
e kurrë nuk u pushtuan.

Ne për ata ishim halë në sy.
Qëndronim në vendin tonë si të huaj sot për nesër.
Në heshtje e këndonim hymnin.
Flamurin kuq e zi e vizatonim në zemër.

Shkrunim e këndonim,
e lirin e mendonim.
Armiku apelin e paqës s´donte ta kuptonte.
Nuk ngopej më dhunë,
edhe të tjerët e ndihmuan.
Ata një fjalë të mirë se folën për ne.
Frigoheshin për veti,
mendonin se ishin vëllazër,
por nejse,
e kuptuan më vonë se nuk ishin.

Me 23.3.1989
Kosova u ripushtu më ushtri e polici
Autonomia e kushtetuta në letra nuk egziston.
Për pushtuesi ndjekja, burgosja dhe vrasjet
ishte zgjidhja e ti.

Rezistenca e jonë nuk shuhej.
Në fillim të viteve 90
organizohej Rendi i Ri Botërorë
i filluar më 11.3.1981
në Mensen e studentve në Prishtinë.
Ne prap u ngritëm me thirrje
për liri, demokraci, e drejtësi,
për të jetuar si poupull tjerë.

Duke numëruar yjt na plasi delli i ballit,
Dy duar për një krye thot populli.
Atëherë të gjith u bëmë një,
se nuk kishim rrugë tjetër.

Nga fillimi i vitit 1990
Zëri i jonë në Kuvend artikulohej ndryshe,
Kishte tjetër melodi.
Të gjithë folën një zë për një qellim,
Ne i ndëgjonim diskutime
Çuditëshim !
Nuk ishim mësuar ashtu me i ndëgju.
Të gjithë diskutoni këngën që donë zemra,
U shkrua në faqet e gazetave shpresa.
Ishin diskutime për liri e vendit.

Kur armikut i mungonet arsyja
atëhere filloj ti mbyll dyert me dry.

Kur deputetët vendosën njëzëri
Vendimet e pa ligjëshme për Kosovë mi ç´vlerësu.
Kuvendit ju vu dryri sa këmba,
Pushtuesi u barikaduan mbrenda aty,
me hekur e zjarr.

Më 2 korrik 1990 era i ledhatonte lulet
Dielli nuk kishte vetëm nxehtësi,
por edhe shpresë.
Ishte verë e nxehtë,
e gjaku vlontë në damarë.
Vetëm fjala që ishte në majën e gjuhës
artikulohej lehtë e zemrën e kallur e qetëson.

Në oborrin e Kuvendit,
me 2.7.1990 koha kishte ardhë.
Bijtë e bijat e Kosovës ishin 114, u mblodhën aty,
Asnjë minut më vonë as një minut më herët.
Nën hijen e lisave krijuan histori,
Pa e thënë fjalën e duhur s´levizën nga aty.

Rreth tyre hijet e zeza
Silleshin vërdallë me hekur e zjarr.
Mundoheshin ta ndalnin zërin e lirë.
Mjaftonte një urdhër dhe i vritnin të gjithë.

Deputetët njëzëri,
e thirrën fjalën nga maje gjuhës.
E kënduan këngën që duhej kënduar,
së koha kishte ardhë për të kënduar.

Ata një zëri vendosën:
Vendimet e padrejta për Kosovën mi çvlersu:
„Konferencën e Prizerenit, të korrikut 1945,
dhe vendimin Kuvendit Krahinor të 23.3.1989“.
U betuan se diktat e vendime të pa drejta
për Kosovën kurrë sdo të votojnë,
Aty zëri i tyre u bë jehonë.
duke mbjellur farën e lirisë
Me 2 korriku e vitit 1990 për ta lënë në histori.

Prof. Gazmend Zajmi,
kompozitori i këngës,
i shkrujti jo vetëm notat por edhe frymën e kombit,
që kishte pritur gjatë.

Dirigjenti Baujar Gjurgjalla
ngriti shkopin e bardhë lartë.
Orkestara heshti për një çast
Duke thirr tenorin Adnan Shabani
që ta fillon këngën,
O thuaje këngës ore Adnan,
atë këngën që e don zemëra e jonë.
Tenori Adnan Shabani me zë zjarr,
Deklaratën Kushtetuese e këndoj.
Kur u lexoj, durtrokitje frenetike
e me ngritje dorë u aprovu.

Deklarata Kushtetuese
Lirshem atë ditë si zë hyri në Kuvend,
E në Gazetën zyrtare të Kosovës
zuri vend në njëherë e përgjithmonë.

Gazetari Nuhi Bytyqi
me syrin e kamerës në dorë,
merr sekuenca për Radiotelivizion.
Duke na lënë pamje të pa harrura
për ne e gjeneratat që do të vin.

Me 2 Korriku 1990 ishte momenti
Deklaratën kushtetuese për ta thënë.
Aty sebashku të gjithë e kënduan këngën
që populi me zemër e kishte kënduar
për vite në heshtje me parë.

Ishin 114,
su përkulen para dhunës,
por folën për të gjithë.

Deklarera e Kushtetues Gur themeli i shtetit tonë
Të gjithë njëzëri e aprovuan,
që për jetë do të rron.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.