Në Butrint, 1 gusht 2023
Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Vizitat e mia në Durrës dhe Gjirokastër“, publikuar më 16 e 17 Qershor 2023
Nga Ditari
Pjesa pestë (5)
Nga Gjirokastra pasi vizituam qytetin muze, rrugët dhe shtëpitë karakteristike të qytetit të Gjirokastrës si një nga qytetet me një arkitekturë të ndërtimi tipike shqiptare, me gurë e me rrasa, me hajate e ballkone të drunjëta që janë të rralla në qytetet tjera, të ruajtura për mrekulli, e lam qytetin muze dhe shkuam te qyteti tjetër antik, Butrinti.
Rruga për në Sarandë ishte, më duhët ta them ishte rrugë shumë e ngushtë dhe me shumë kthesa. Autobusi turistik nuk mund të ecte më shumë se 30-40 km në orë, aq sa në kushte normale ec një biçiklikletë dhe shpejtësinë e një traktori. Nuk më kujtohët e kemi hy në ”qytetin” e Delvinës por para mbrëmjes kemi mbërri në qytetin buzë Jonit, në Sarandën e bukur.
Saranda, nga rruga jo e gjatë por e lodhshme nuk duk sikur të gjithë muarëm frymë e hym si fitimtarë në Sarandë. Deti i pastër i Jonit na ofroi ate që s`e kishim provua deri atëherë, mikëpritjen dhe pamjen e mrekullueshme. Nuk na pritej që të vendosemi në hotel e të dalim të shëtisim në rrugët me palme. Dhomat e fjetjes, shikonin në detin Jon, që ishte në perëndim të hotelit. Jo larg nga hoteli, shiheshin dritat matanë detit. Ishin vendbanimet greke. Korfuzi ishte qyteti më i madh dhe më i afërt, fqinji i parë me Sarandën, qyetet përendimor e me aeroport. Nga Korfuzi, atëherë nuk e di a kishte rrugë detare dhe a qarkullonte ndonjë anije e vogël udhtarësh a jo por as nuk kishte ndryshime të mëdha.
Në qytetin Antik të Butrintit, 1 gusht 2023
Për udhtimin Korfuz- Sarandë kam shkruajtur vitin e kaluar një fejton 7, 8 vazhdime.
Një heër në gjashtë orë, dhe vetëm ditën, edhe tash kishte anije nga Korfuzi për në Sarandë, anije e vjetër të cilën pas 40 vjetëve udhtova unë po nga Korfuzi për në Sarandë, me ”Delfinën”, kapiteni i cili na tha se kjo anije është në qarkullim që kur është lëshua rruga detare.
Por për udhtimin Korfuz- Sarandë, soiq e thash kam shkruajtur vitin e kaluar një fejton në disa vazhdime ”Kujtimet të paharrueshme nga pushimet verore në Shqipëri, Greqi e në Kosovë”, ”Butrinti, qyteti antik që të zgjon ndjenjën e kënaqësisë dhe të madhështisë kulturore e historike”, ”Butrinti dhe Syri i Kaltër, jepen me qira apo falen ?” dhe bashkë me rrugën vazhdova edhe kujtimet e mia, përtej Shqipërisë, ”Zosimea, shkollë me nam, nxënës e personalitete të njohura” , ”Te shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik”, Sheshi dhe statuja e Aristotelit në Selanik” … e për ta mbyllur fejtonin, pasi vizitova shumë qytete dikur të banuara e të njohura me shqiptarë, kulturë e kujtime shqiptare, nëpër Maqedoni, Tetovë, Shkup e Kaqanik … në korrik e gsuht të vitit 2022 .
Udhtimet gjithnjë janë interesante e të paharrueshme, sidomos atëherë kur ato harrohën nga shteti siq ishte rasti me Kalanë e Janinës që mjerisht nuk e vizitova. Por u gëzova që e pash Gjimnazin ”Zosimea” në Janinåe që ishte për të ardhur keq. ”Zosimea” ishte ende shkollë, si dikur por së pakut ka mundur por nuk kishte as edhe një pllakatë të shkruar, ndasht edhe në greqisht që këtu, në këtë shkollë kanë mësua shumë atdhetarë shqiptarë.
U largova përpak nga Saranda. Darkën me ushqim të shishëm, peshk e patate i hëngëm në hotrlin ”Butrint”. Të nesërmen filloi rrugëtimi ynë për në ”qyetetin” që nuk kishte më shumë se 20 -30 ndërtesa dykatëshe, por mjaftonte që të kishte një rrugë asfalti e dy- tre pallate ta quhej ”qytet”, Ksamili.
Saranda në mbrëmje, nga ballkoni i banesës. Korrik 2022
Një nga shoqëruesit kur hymë në ”qytetin” e Ksamilit na tregoi se paskan mbjellur disa pemë bregdetare (hurma, limonë apo portokaj?) por që s`qenkan rritur e dhënë fryte, më urdhër të shokut Enver, sepse pa urdhër të Enverit as dielli nuk nxente e shi nuk binte në Shqipëri. Kur shoku Enver viziton, pas disa viteve Ksamilin i sheh pemët pa fryte dhe i drejtohet Nexhmijes:
– Po nuk u bënë moj Nexhmije, nuk u bënë.
Vizita më e rëndësishme padyshim ishte ajo në qytetin antik, me të drejtë, Qytetin Antik të Butrintit.
Interesimi jonë ishte i madh por edhe ciceroni na shpjegoi në detaje çdo pjesë të qytetit për të cilat, nuk mund të them se dinim sa duhët e kishim njohuri për Butrintin.
Për Butrintin kam shkruajtur vitin e kaluar më 21 e 22 gusht 2023, ato që kam parë.
”Butrinti, qyteti antik që të zgjon ndjenjën e kënaqësisë dhe të madhështisë kulturore e historike”,
https://drini.us/butrinti-qyteti-antik-qe-te-zgjon-ndjenjen-e-kenaqesise-dhe-te-madheshtise-kulturore-e-historike/
”Butrinti dhe Syri i Kaltër, jepen me qira apo falen ?”
https://drini.us/butrinti-dhe-syri-i-kalter-jepen-me-qira-apo-falen/
Para se ta lë Sarandën, Ksamilin e Butrintin e për të vazhduar ekskursionin me vizitat në Vlorë e Berat dhe Krujë e Shkodër dua të tregoj pse nuk erdhën të gjithë studentët e Letërsisë dhe ata Gjuhës Shqipe të UP në ekskusionin mësimor e shkencor në Shqipëri.
Interesimi i studentëve për me shkua në Shqipëri ishte i jashtëzakonshëm. Sipas asaj që mbaj mend, profesori Isak Shema, ishte përgjegjës për ekskursion, për udhtimin dhe për vizitat që duhej ti bënim atje. Ai është gjallë dhe jeton në Prshtinë, si pensionist.
Por, gjithnjë sipas profesor Isak Shemës, numri i studentëve që duhej të shkonim në Shqipëri, ishte i kufizuar, gjoja Universiteti i Tiranës, pranon numër të caktuar 35-45 studentë. Pasi u mblodhëm, vendosëm që të zgjidhët një komision prej 3 antarëve, profesorë e studentë. Në komision u zgjidha edhe unë.
Si kritere për me shkua dhe kush duhet të shkoi u propozuan, pasi që ishte numri i kufizuar:
Studentët që janë) (kanë qenë) të rregullt dhe nuk e kanë përseritur vitin.
Studentet që kanë mesataren e notave (më) të larta,
Studentët të cilët kanë qenë në Shqipëri, tash nuk mund të shkonin,
Studentët që punojnë, nuk mund të vinin etj.
Kjo ndarje nuk ishte e drejtë, por kështu na thanë profesorët, për çka kur shkuam në Shqipëri, ata na thanë:
– Ne kemi mendua që do tëvini të gjithë e nuk kemi kërkua asnjë kusht e kriter tjetër.
Kur ti shtohet kësaj edhe numrin e studentëve që nuk ia dhanë Sekretariati i Punëve të Brendshme pasaporta, numri i studentëve që nuk erdhën ishte afër 20-të:
Ali Lajçi,
Muhamet Mahmutaj,
Brahim Buçolli, nga komuna Pejës,
Iljaz Gashi,
Sokol Maxharraj, komuna e Klinës,
Abdyl Morina,
Hasan Dulaj nga komuna e Rahovecit,
Gafurri,
Qemali nga Lipjani dhe 2 vajza (emrat nuk më kujtohen),
Zojë Bajra,
Nurija nga Istogu
Nuhi Syla,
Rexhep Sadiku,
Dije Demiri (peete e profesoreshë universiteti) nga Frizaj
Milazim Krasniqi, nga Breznica (tash studjues, poet e profesor),
Shkurte Ulaj,
Dusha Prelvuka (nga Mali i Zi, Ulqini ?) e sigurisht ndonjë tjetër që ia kam harrua emrin.
Një detaj:
Një nga shokët e mi e quajta ”shok” se shoku nuk ta punon pas shpine (emrin nuk mund të ia tregoj, i kishte thënë Milazim Hasan Krasniqit, shokut më të ngusht, i cili punonte si teknik medicianal në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë, bashkë me Rifat Latifin, (mjek, kirurg e prof. Universiteti në SHBA, ish Ministër i Shëndetësisë) që Sinani, pra unë pasi isha në komision, ia kam hqeur emrin nga lista, çka nuk është e vërtetë. Asnjë emër të asnjë studenti apo studenteje nuk e kam hequr. Kjo ka qenë punë e prof. Isak Shemës dhe ”kritereve” të padrejta që na kanë ardhurr nga lartë, e ni ka thënë Isak Shema, i kanë ditur edhe studentët.
(vazhdon)
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 17 qershor 2023
sinankastrati09@hotmail.com