
Arben Çokaj
Sokol Arapi bën një koment tallës në FB, gjoja se komunisti Sali duhet të vijë në pushtet – nënkupto Rama është demokrat i madh, dhe unë iu përgjigja: tani kuptoje vetë more Bismark, se si shkojnë këto punë! Rama me vjedhjet e tij e bën Saliun të duket qesharak në abuzimet e tij. Politika në demokraci kështu është, ndryshojnë krahët e politikës, nuk mbahet pushteti përjetë – si synon ta mbajë Rama, që i është ngjitur pushtetit si muti për këpucë.
A të kujtohet ty se më 2013 Saliu iku? Nga 2008-2013, unë e Mero Baze shkruanim shkrimet më të rënda ndaj pushtetit të Saliut, dhe ndihmuam që Rama të vinte në pushtet. Por me kalimin e kohës Rama e qelbi më keq se Saliu. Përmbyset Vlora, Durrësi, qytete që e kanë votuar Ramën për deputet – shenjë që edhe natyra është kundër pushtetit të tij – në kohën e Saliut përmbysej Shkodra, që e votionte PD-në gjithmonë, e nga ku dilte e përndershmja Jozefinë.
Në politikën ndërkombnëtare, këto vende që kanë një demokraci e rotacion politk, e ndryshojnë politikën e qeverisjen e tyre periodikisht me zgjedhje – nuk vidhen zgjedhjet si ka bërë Saliu më 1996, apo Rama agresivisht më 2021 e 2025. Iku Saliu më 2013, se i thanë amerikanët, por Rama nuk ikën edhe pse i kanë thënë amerikanët, pse? Se ka Bismarka si puna jote, që bëjnë edhe si të ditur dhe nuk e kuptojnë se Rama duhet të ikë.
Në Gjermani qeveris një koalicion i madh CDU + SPD, si me thënë PD + PS te ne. A e di kush ishte kancelar në kohën e Biden? Një i majtë, Scholz nga SPD, po sot kush është? Merz nga CDU – i djathtë, se atje në Amerikë është Trump – i djathtë. Por ti, Partizani e Gjeloja nuk kapni, doni pushtetin e përjetshëm në demokraci, e kështu nuk shkon. Prandaj talleni ju me Saliun, për të justifikuar këtë putorakun tuaj, se gjoja ky qenka më i mirë se Saliu. Një mut, më i keq, është edhe ky.
Pse e bëjnë këtë gjermanët? Se kanë biznes me Amerikën, e duhet të merresh vesh me atë baloshin atje në Shtëpinë e Bardhë. Po ne a kemi biznes në Shtëpinë e Bardhë? Jo aq sa Gjermania, e as kuptueshmëri sa gjermanët, për politikën, se politikanët një mut janë, mjafton të mos vjedhin e abuzojnë si Rama e Saliu, e mjafton të alternohen, e të mos e mbajnë pushtetin gjatë si Khomeini! Në sistemet demiokratike ka edhe një drejtësi që funksionon. Ndryshe nuk mbahet shteti.
A e kuptove tani? Apo do që amerikanët t’i tregojnë Ramës si Maduros, se si bëhet politikë? Saliu iku më 2013-n, se i patën thën ik më 1996-n, e ai nuk iku – dhe ndodhi 1997-ta. A të kujtohet?! Tani çfarë kusuri i kemi ne shqiptarët Ramës, ta dëmtojmë vendin – Shqipërinë, se ai don me vjedhë e don pushtet të përjetshëm? A e kupton, apo ende je i paqartë?
Përfund, duhet thënë se ajo që sqaron profesori Noam Chomsky për politikanët është e vërtetë: Ata nuk ikin ndryshe, vetëm me dhunë. Saliu iku më 2013, se e pa më 1997, se çfarë bëjnë amerikanët. Ndërsa Rama nuk ikën, se kujton se është më i zgjuar se “hajvani i Uashingtonit”. Të shohim si po i del.











