Në Çikago, shqiptarët po festojnë pavarësinë e Kosovës me programe të shumta kombëtaro-kulturore, në përkujtim të kohës së luftës së UÇK-së kundër regjimit ushtarko-policor për tokën e djegur të Kosovës dhe shfarosjen shqiptare deri në shkallë të gjenocidit nga regjimi i Serbisë në vitet (1998-1999).
Për ngjarjet me pamje të rënda të vrasjeve, të refugjatëve, të flakës së zjarreve të shtëpive të shqiptareve, duke i larguar më dhunë në vijën e Vardarit për në Maqdedoninë e Veriut dhe për në Shqipëri më se pesëqind mijë shqiptarë, ishte tema bosht e ekspozitës që u hap në Vjosa Cafe Events në Çikago.
Ekspozitën kishin ardhur për të parë nga afër veprimtarë, intelektualë, biznismenë dhe në mesin e tyre poeti i burgologjisë komuniste Visar Zhiti, Drilon Zogaj, konsull dhe Fatmir Rrahmanaj, sekretar i parë në Konsullatën e Kosovës në Iowa.
Të pranishmit i përshëndeti Edon Shaqiri, kryetar i KSHA-së në Çikago, që për kohën e luftës në Kosovë, shtypi i shkruar dhe elektronik i pati kushtuar vemendje të veçantë kur lajmet që vinin nga lufta, ato botoheshin në faqet e para të shtypit të kohës. Për festën e ditës së pavarësisë së Kosovës, Drilon Zogaj, konsull, foli për festën e lirisë së Kosovës dhe,koha kur populli shqiptar është rreshtuar për të ndertuar vlera të demokracisë dhe të paqes në Ballkan, ku shteti i Kosovës, është bërë shembull se si duhet të ruhen vlerat e lirisë dhe fryma e shtetit demokratik e ligjor.
Atmmsoferën e këtij manifestimi kulturor të ekspozitës, e freskoi me recitimin e tij monolog me titull “Unë jam Adem Jashari” të aktorit të skenës Pajazit Murtishi. Për ngjarjet e luftës në Kosovë,skenarët e vdekjes me shenjën e gjenocidit, shtypi amerikan, evropian e botëror,qendronte me korrespodentë të akredituar në Kosovë, që i treguan botës se çfarë po bënë logjistika ushtarako-policore e paramilitare të Serbisë, kundër shqiptarëve të pa mbrojtur, pati rrëfimin e tij profesor Skënder Karaçica.
Një ngjarje renqethëse për të pranishmit, profesor Karaçica, përmendi kohën kur në fillim të marsit 1998, forcat ushtarako-policore me tërë teknologjinë luftarake, ku mungonin vetëm aeroplanët luftarak, herët në mëngjes ia kishin mësyer familjes së Shaban Jashari në Prekaz të Drenicës për të rrethuar e për t`i zënë të gjallë komandantin e UÇK-së Adem dhe Hamëz Jashari. Përkitazi me këtë ngjarje, Karaçica theksoi se në mëngjesin e hershëm, i kam njoftuar bashkëpunëtorët e presdentit të Ibrahim Rugova, veprimtarët Xhemail Mustafa dhe Enver Maloku, të vrarë pas luftës në Prishtinë.
Bashkë me ekspozitën,në ekranin e sajuar shfaqej dokumentari nga televizionet emerikane “The Walley” i siguruar nga (Raporting House) të muzeut historik në Prishtinë me temën e përjetimeve të shqiptarëve në kohën e luftës në Kosovë.

Skënder Karaçica











