9.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Mundësia e luftës bërthamore dhe karambolli ballkanik

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Lufta është gjëja më e flliqur kan thënë shumë dijetarë të kohës.Para 80 viteve nese jamë i saktë në qytetetin japonez Hiroshima është hedhur bomba atomike, që shkaktojë mijëra viktima ? Me vite të tëra pas eksplodimit, kan vdekur njerëzit nga pasojat e saj. Hiroshima është bërë simbol e një ngjarje të tmershme e cila kurrë nuk mund të harrohet. Dihet sigurishtë pas një kohe të gjatë që secili njëri normal nuk do të dëshironte, që bota të ballafaqohet më armë bërthamore. Dhe, kjo vjen vetëm nga njerëzitë qmendurak, siç është diktatori rus, Vladimir Putin. Ky dhe Medvedev po e përserisin mundësinë që Rusia të përdorë bombën atomike, nese ukrainasit të cilët po luftojnë edhe në territorin e Rusisë, mund të ballafaqohen më armatimin bërthamor.

Ekziston frika se lufta ndërmjet dy republikave të ish Bashkimit Sovjetik, edhe mund të këtë një epilog të tillë, sepse vështirë të besohet që Rusia do të lejon të mundet në këtë luftë, edhe përkundër ndihmës që po i bëhët Ukrainës nga bota perëndimore, pikërishtë për faktin se posedon më së shumti koka bërthamore ne glob.Për shkak të dobësive të BE-së, dhe jo shumë qartësive të Amerikës dhe përpjekjeve të Rusisë që përmes Serbisë të fusë ndikimin në Ballkan, është shkaktuar në rajon një karamboll, si në Mal të Zi, BH-në dhe në Maqdoninë e Veriut. Vetëm Shqipëria dhe Kosova qartazi kan mbetur më orjentime pro-perëndimore. Shtetet e rajonit nuk duken që janë afër inkuadrimit në BE.

Njerëzit gjithnjë e më shumë po kan frikë se edhe ashtu ndoshta kurrë nuk do të inkuadrohen në strukturën më të madhe politike evropiane. Brukseli ka mbetur i pa aftë, për shkak të hipokrizisë pragmatike dhe bashkimit më shumë simulues, e veçmas në situatën e sigurisë që ka qenë BE-ja viteve te fundit pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Kuptohet, nominalisht të gjithë janë shumë të shqetësuar për luftërat hibride dhe shpërndarjen e informacionit të rremë, që më së shumti i referohet propagandës ruse dhe serbe. Kjo dhe shumë dobësi burokratike e kan zvetnuar rolin dhe ndikimin e BE-së në Evropë dhe veqmas në rajonin e Ballkanit Perëndimor të trazuar.

Kemi në shumë shtete sundimtarë autokratik, të cilët janë dalë tashme jashtë kontrollit të BE-së, por edhe të Amerikës.Është krijuar situatë sfiduese nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, ku Serbia është në rolin dominant rus se bashku më Hungarinë e Orbanit, regjimin proserb në Mal të Zi, dhe nyje e gordit që shumë kohë është Republika Serpska e cila po kërkon shkëputje nga BH-ja. Serbet kan mbetur më logjikën e luftës të viteve te 90-ta, dhe nuk po pëndohen për gjenocidin e shkaktuar në BH dhe në Kosovë. Ballkani është këtu ku ka qenë gjithmonë, vetëm se larg Evropës gjithnjë e më hipokrite.

Marrëdhëniet fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë rënë në pikën më të ulët, sepse Serbia po merrë aktivitete të ndryshme destabilizuese e terroriste për shkëputjen më luftë të veriut të Kosovës. Pas Millosheviqit, nismëtarit të luftës tragjike në ish-Jugosallavi, Serbia është duke u sunduar nga Millosheviqet e vegjël, pasuesit besnik, të cilët po urrejnë gjithqka që nuk është serbe në rajon. Ne e dimë se çfarë ndodhi në të kaluarën e afërt, kur u ekspozuam ndaj agresionit serb madh dhe përpjekjes për të përvetësuar territorin shekullor shqiptarë. Dhe, sa sakrifica të mëdha bëmë për t’u mbrojtur nga ekstremistët dhe kriminalët e ushtrisë dhe paramilitaret serb.

Ne u mbrojtëm heroikisht, me një armatim të dobët, duke larguar nga Kosova soldateskën terroriste millosheviçiane së bashku më miqët tanë dhe NATO-n. Për çfarë po flasim në të vërtetë sot ? Po flasim për një fqinjë fashist të Vuqiqit, ku çdo dialog politik – për sa kohë që nomenklatura aktuale kriminlae është në pushtet – është i pakuptimtë. Humbje kohe dhe energjie, mision i pamundur dhe rrezikim i dinjitetit të BE-së. Serbia e sotme nuk është një bashkëbisedues i denjë për një bisedë serioze politike.

Normalizmi i marrëdhënieve fqinjësore, nuk mund të mbahen në aktivitetetet e parreshtuara luftënxitëse ndaj Kosovës, politikat të cilat bazohen në mitomaninë e pakuptimtë dhe hegjemoninë e pakufizuar. Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet Evropës dhe botës perëndimore, por hegjemonisë së Putinit. Duke u ulur në dy karrige, me politikën e forcuar nga ortodoksia radikale, Serbia po kthehet në një oaz të një mendjeje çmendurake. Ajo hesht për të kaluarën e afërt, nuk dëshiron të kthejë as eshtrat e njerëzve që vrau në agresionin kundër Kosovës. Dhe, nuk rreshtë së ëndërruari për Serbinë e madhe…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit