Mos të lejohet të minohet Republika e Kosovës

0
Qeveria e Kosovës - Flamuri

Koment

Skënder MULLIQI

A është tolerante Republika e Kosovës ? Ajo po duron që shumë kohë shumë matrapazë politikë, shumë hajna dhe shumë të korruptuar mbi kokë? Sigurisht kjo tolerancë është e tepruem. Sepse çdo llum nga sabaho deri në mbrëmje mund ta gërryjë, ta minojë, më një fjalë – ta dekonstruktojë vendin. Dhe, kjo është tolerancë shumë e tepruar, kur po tentohet të rrënohet shteti nga mbrenda. Po gërryhet jeta politike, po gërryhet ekonomia dhe po gërryhen edhe kultura dhe arti, në një masë të pa përballueshme. Të gjithë provokatorëve, të gjithë dallavergjive dhe antikombëtareve duhet mbyllë rruga nese dëshirojmë të mbijtojmë si shtet dhe si komb në këto hapësira të trazuara ballkanike.

Dhe, e shihni, lexues të nderuar së deri ku ka shkuar situata politike dhe kriza institucionale kohëve të fundit në Kosovë. Shteti nuk është një organizëm në vetevete, është vetëm mburoja e një kulture. E po shohim së kultura jonë si masë e emancipimit ka rënë përtoke. Nuk po mbrohet shteti i sapo lindur i Kosovës, e cili është si të thuash armaturë administrative e kulturës së popullit shqiptar, dhe kushdo që nuk e kupton këtë, nuk kupton asgjë.Ka ardhur koha të ngrihemi përseri në mbrojtje të shtetit, së shteti po rrezikohet nga njerëzit e pa përgjegjshem dhe të pa ndërgjegjshëm të kësaj skene miope politike. Populli nuk duhet të mashtrohet më nga ata njerëz të cilët i mashtruan një këhë të gjatë.

Dikush po e përdor lirinë e paguar me plagët dhe jetët e martirëve dhe dëshmorëve të kombit për hesape të tjerëve. Ka përfunduar koha e njerëzve të maskuar. Nuk mund të mashtrohet një popull gjithmonë. Kanë filluar më ra maskat së cilët janë patriotë të vërtetë. Kush po përdorë lirinë e paguar më jetët e 15 mijë të vrareve, dhe për logari të kujt? Provokatorët dhe të pagdhendurit e politikë, nuk mund të jenë mbrojtësit e qytetarëve dhe mbrojtësit e shtetit, që po në rreshqet nga duart. Çfarë mund të themi tjetër? Se burrat e politikës e që pak kan lidhje më burrni, po tregohen mizor ndaj të gjitha vlerave tona. Këta po ngjajnë ne vjedulla, se janë frikacakë.

Nëse nuk do të ishin do të kishim punuar mirë për shtet dhe për popullin e vet. Ata po fshihen, po kamuflohen për të mbetur në pushtet. Një pjesë e tyre nga lakmia për pushtet dhe para po mbahen edhe pas fundeve të fustaneve të grave. Të gjithë atyre të cilët po e dëmtojnë shoqerinë dhe shtetin, duhet dhënë drita e kuqe, se koha e keqbërësve dhe provokatorëve të politikës ka kaluar. Mos të lejohet që të falsifikohet historia. Nuk u zhvilluan gjithë ato luftëra për t’u dorëzuar para sfidave që sjellë koha e modernitetit. Nuk rregullohën punët më ata që janë të humbur në hapësirë dhe në kohë.

Nuk mund të vazhdohet më ata që po mendojojnë më logjikën e vjetër komuniste, madje një pjesë e tyre kan qenë dhe kanë mbetur nëpunes të dëgjueshem të komunizmit serbo-jugosllav. Nomenklaturat e tilla janë duke i bërë shumë dëme Kosovës. Duhet më mjeshtri t’i shmangemi këtij kaosi të turpshem politikë, kësaj çmendurie të pamatur dhe fatale. Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe kapacitetet intelektuale dhe të njerëzve të ri të politikës, që mos të biem në shkallën më të ulët, duke rrezikuar shtetin e Kosovës dhe të ardhmën e tij. Gjëmbat politikë që na kanë hyrë thëllë në këmbë duhet të largohëm më çdo kusht. Në këtë kaos politikë të turpshëm, duhet medeomos t’u kthehemi ideve të mirëfillta…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.