Feti TUNUZLIU
Poezi
(Fan Nolit)
Ti – gjeni i diturisë e artit shqiptar njihesh prore
dhe mendje e ndritur e mësimeve perëndimore,
Ti – yll shtegëtar nga Shqipëria n’role thellë i futur,
pa derman i syrgjynose n’kurbet me hapa të ngutur.
Tribun që me dhembje të nderonte vegjëlia shqiptare,
ndërgjegje e patundur e Kombit – demokrat i shquar fare,
mjeshtër pene, perlë prej gojtari, misionar krishti, … ndër vite,
me vullnet ndrydhur n’vetvete, përtej Adriatiku zbrite.
Ti – zjarrë e flakë shtigjeve materiale e shpirtërore
shembëlleve n’epokën e bekuar të Ri-lindjes arbërore,
mahnite mendjet njerëzore me betejat skenderbegiane, …
e me shqipërime qëndise fuqishëm tragjeditë shekspiriane, …
Vëllëzër e shokë të deshën në Vatra e koloni, jo vetëm n’Iliri !
emigrantë që me etje kujtonin: vatan e milet, bajrak e liri,
kurse, n’Amerikën e ëndërruar rrota e fatit n’pakthim të sjelli
me bardhësi shpirti – si bardhësia e Dritës – dalë nga Dielli.
z. Feti,
ju njoh si jurist, profesionist, por nuk ju kam njohur qëe keni prirje edhe për poezi.
Nga poezia veçova strofën e fundit, po citoj:
“Vëllëzër e shokë të deshën në Vatra e koloni, jo vetëm n’Iliri !
emigrantë që me etje kujtonin: vatan e milet, bajrak e liri,
kurse, n’Amerikën e ëndërruar rrota e fatit n’pakthim të sjelli
me bardhësi shpirti – si bardhësia e Dritës – dalë nga Dielli.”
Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
Vargu i poezisë: “emigrantë që me etje kujtonin: vatan e milet, bajrak e liri”
më mallëngjyen se tepërmi, pasi edhe vet jam mërgimtar dhe, ku njeriu gjëndet larg atdheut të vet, tek atëherë e ndjen edhe më shumë dashurinë ndaj atdheut ku ka lindur e ku është rritur.
IMH
e mail: ekspertimh@hotmail.com