10.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Memoria dhe vetedija kombëtare në kërkimin e identitetit shpirtëror

Memoria dhe vetedija kombëtare në kërkimin e identitetit shpirtëror

0
Gjon Marku - Drejt Arbërisë

Ded Ramani

Rreth librit të Gjon Markut “…drejt Arbërisë”

Pasi ke lexuar romanin “…drejt Arbërisë” të autorit Gjon Makru për ditë duket se ngjarjet e persoanazhet të ndjekin nga mbrapa magjishëm edhe pse as vetë se kupton nëse je në realen a irealen e ky raport mes reales dhe trillit i bën kapitujt lehtësisht të përtypshëm pasi vetë pesha e fjalës, thellësia e saj e mbi të gjitha shumëkuptueshmëria e bën që vlerat letare të kësaj vepre ku e lexusi gjendet mes të papëcaktueshmes dhe te percaktueshmes duke ndjerë dhe përjetuar atë që vjen nëpërmjet fjalëve, ritmit të tyre deri në zbulimin e magjisë së fabulës.

Duke pasqyruar rrugëtimin misionar të një prifti që vjen të mbledhe dhe grumbullojë dokumenta dhe libra në truallin arbënorë ai mjeshtërisht jo vetëm ka sjellë fatin e pikëllimtë të një pjese të kombit shqiptar dhe trojeve të tij, por e ka kthyer atë në një thirrje të fuqishme për të rikuperuar gabimet e së shkuarës nëpërmjet fjalës së gdhendur mjeshtërisht e të vendosur në një strukturë të mirëpërcaktuar, në një përmbajtje të thellë dhe të mirëmenduar e të përdorimit të lirëshëme të kthjellët e të qartë, pa sforcime e mbi të gjitha pa përdorur fjali, apo dhe fjalë të panevojëshme apo të tepërta .

Shqiptarët nuk janë endacakë, ata shquhen për lidhjet e forta me rrënjët nga fillon e ushqehet vitaliteti i tyre, ata kanë ruajtur të gjallë një nga gjuhët më të vjetra të Europës, ata janë autoktonët që iu mbijetuan përpjekjeve për asimilimit ose dëbimt prej një hordhi të ardhur prej lindjes së largët që kërkonin ta tjetërsonin këtë vend në gjuhë, në tradita, në fe e mbi të gjitha ta zhbënin atë si vend dhe si komb. Gjon Marku e njeh dhe është i vetëdijëshëm për realitetin historik dhe rolin e rrethanave të kohës megjithatë nëpërmjet fjalës ai synon të përcaktojë dhe të papërcaktueshmen, pra ndjenjën shpirtërore që është dhe gjendet brenda njeriut.

Edhe pse për shqiptarët Atdheu fillon nga familja, ushqehet dhe mbështetet prej saj, rritet në përmasa të reja kur del nga familja e bashkohet me etninë e vet, bashkohet me vendlindjen e madhe ku bashkohen edhe traditat, zakonet, bestytnitë dhe legjendat, virtytet e të gjitha këto bashkohen rreth tij. Gjaku i të parëve thërret vetëm ai e shuan mallin dhe magjinë e shpirtit. Vetë autori nuk qëndron në kufinjtë e mbyllur.

Mjediset magjike ku autori zgjedh ta zhvendosë ngjarjen që merr dhe trajton zhvillohet sa në traullin e të parëve, aq edhe në një mjedis mysliman që kërkon të ngulë rrënjët e veta në këtë truall. Por mënyra si ai e harmonizon e si i vendos ngjarjet në këto ambiente arrinë të realizojë një orkestrim të gjërë, pikërisht duke besuar në magjinë e fjalës, në vrullin e pazakontë të peshës së saj e nëpërmjet saj. Ai vijëzon vetëdijen e logjikëshme dhe arsyen në një të ardhme të denjë që ajo të mund të na bëjë më të vlefshëm e më të dobishëm në jetë.

Gjon Marku është gjithnjë në kërkim të së bukurës, të veçantës e ai di t’i rëndis fjalët por edhe ngjarjet e t’u japi atyre gjithnjë e më shumë peshë duke ndërhyrë shpesh magjishëm me ngjarje që pasqyrojnë një moment e që janë në funkson të fabullës apo rrëfimit narrativ të tij ku jepet qartë ndjeshmëria e përbar nga thjeshtësia dhe urtësia e të shprehurit që zotëron falë kulturës e mbart mprehtësinë e përpunimit të frazës në mënyrë të magjishme

Në skenat që vlen të ndalesh është dhe ajo e Nikësë trupi i të cilit hidhet në ujrat e Detit Marmara por shpirti i tij kalëron mes reve dhe rend drejt Arbërisë ndërsa nëpër male rrugë pa rrugë rrugton Gjergji për të sjellë amanetin dhe ëndrrën e shuar të tij.

Nëna e Nikës pyet Gjergjin:

– Ku e le Nikën Gjergj? Por kombi ka tjetër plagë e burrave ju duhet të presin një duhi që vjen prej Anadollit.

Edhe nëse romani ka edhe nota pikëllimi, ai përshkohet nga mesazhe që të bëjnë të ndalesh, të meditosh dhe të reflektosh e me një mënyrë të ngjeshur të të shprehurit të tyre e njëherësh dhe ndjeshmërinë që në forcën komunikuese merr vlerë. Dhembja dhe pikëllimi janë njësitë më të sakta matëse për të përcaktuar dimensionin e saktë të aftësisë sonë për të dalë përtej mjegullës së vuajtjeve e ai kërkon ta mbajë gjallë iluzionin se kjo botë një ditë do të ketë shenja njohje vetëm të mirësisë duke mbajtur gjallë besimin se në këtë botë ka një sy që i sheh të gjitha bëmat njerëzore, një vesh që i dëgjon dhe heshtjen e njerëzve si në një bibliotekë të madhe edhe pse të padukëshme ku ruhen të shënuara të gjitha bëmat njerëzore edhe të atyre që ishin e nuk janë më.

Gjon Marku nuk ka frikë ta vëzhgojë dhe ta gjurmojë shpirtin njerëzor, nga i cili pashmangëshmërisht del vepra letrare e një niveli të lartë artistik. Për të jeta njerëzore është një etje e paarritëshme.

Personazhet duket se vijnë nga bota reale bashkë me ëndrrën dhe filozofinë e tij për jetën dhe pse ai vjen si një jehonë disi e largët. Prandaj autori gjen hapsirën, mundësinë dhe mjeshtërinë e trajton mitologjinë, bestytninë, mitet dhe legjendat duke u endur në botën shpirtërore të personazhit. Në roman jepen virtytet tona të lartë etnike: kulti i nderit apo madheshtia e besës. Vepra ndërtohet si një prozë e hijëshme e pajisur me fluiditetin e poezisë përshkruar prej një talenti të spikatur të të trajtuarit të momenteve dhe kapitujve nga njëri tek tjetri. Kështu vetë vepra letrare duket se ndërton arketipin shqiptar në kushte të jashtëzakonëshme ku arrin të dëshifrojë dhe kodet e mbijetesës së këtij arketipi apo kodet rregullues të marrëdhënive shoqërore.

Romani “… drejt Arbërisë” dallohet për morfologjinë e të rrëfyerit domethënë për trajtat e rrëfimit dhe funksionin e tyre. Brenda rrëfimit integral ku i gjithë refleksioni dhe rrëfimi është thellësisht një përpjekje për të ndërtuar një rrëfim historik dhe plot ndjenjë. Ai shpesh personazhet i vesh me mite dhe legjenda, apo i ben të bisedojnë me hijet e shpirtërat pikërisht se e tillë është koha dhe jeta e asaj periudhe. Lexuesi e ndjen dhe e sheh në ngjarjet zhvillohen ne një vijë ndarëse të povës ku zhvillohen ngjarjet pra midis Romës dhe Stambollit apo midis myslimanëve dhe katolikëve, midis lindjes dhe perëndimit ku shpesh i gjalli takohet me të vdekurit apo koha kur shkruhet romani që në fakt është në të tashmen me kohën e shkuar.

Teksti i shkruar është krijuar në dukje të parë si një rrëfim tradicional, por brenda tij kemi shtresëzime ndërtekstore të krijuara me qëllim të qartë prej autorit që bën që të jetë një tekst modern. Përsonazhet e romanit duket se janë duke kërkuar të vërtetën historike por në një mënyrë të re. Kështu rrëfimi origjinal ka një ndërlidhje organike me atë që shkrimtari i talentuar e prezanton si një rrëfim kështu romani bëhet shumë tërheqës në stilin e të rrëfyerit. Lexuesi duhet të gjykojë se si do të ishte fati i Shqipërisë nëse do të kishin ndodhur disa gjëra ndryshe në historinë tonë kombëtare. Autori e përjeton imazhin, tingujt, kundërshtitë e së kaluarës, duket i mbajtur gjallë derisa ai i shkruan ato edhe spse dukes se je midis ëndrrës dhe jetës së zakonshme e ku ankthi i ekzistencës përftohet nëpërmjet karakterit të qëndrueshem të individit (personazh) apo të një kombi në tërësi.

Riaktualizimi i mitit, legjendës, përrallave apo dhe i këngeve tona të traditës siç është rasti i lahutarit që këndon me lahutë trimërisë shqiptare të kohës së Skënderbeut duket se shkrinë kufitë midis ëndrrës dhe jetës së zakonshme. Por dhe si një pështjellim i brendshëm mes dritës dhe hijes mes lavdisë dhe harrimit apo luftës së vazhdueshme gati mitike për liri kombëtare. Gjon Marku i perjeton vuajtjet, dhe stuhitë e kombit të vet

Gjuha e zgjedhur që është e lidhur me kulturën dhe njohjen e vetë autorit, është pa diskutim e lidhur dhe me trashëgiminë tonë të herëshme e të vonë prandaj ai me mjeshtëri arrinë t’i japë dendesi, freski dhe gjallëri tekstit letrar.

Përmes një gjuhe të zgjedhur dhe të mbushur me ndjenjë vinë kapitujt me përjetime përmbajtësore që kanë dimensione e botës në të cilën jetojmë por dhe atë që ai përfshihet. Autori Gjon Marku është një vëzhgues i hollë dhe i ndjeshëm i realitetit të përditshëm por dhe i jetës në përgjithësi, prandaj ai mund dhe di të ndërtojë një libër me vlerë e me gjetje të qëlluara nga këto vëzhgime. Ai duket se është në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me lexuesin e nënkuptuar por dhe me veten. Vetë tema e këtij romani i përket të djeshmes, por që duket se flet dhe për të nesërmen. Ai ndërton një raport të caktuar me vendlindjen e në këtë raport shprehet dhimbja dhe malli, por dhe brenga për humbjen e identitetit dhe asimilimit.

Madje ky raport përbën dhe bërthamën kryesore shprehese në këtë roman. Në fakt gjithnjë të parën ka fjalën të cilës në çdo moment gjatë përdorimit të saj i jep peshë dhe e orienton duket se qëllimisht lexuesin e vet drejt së shkuarës që sa vjen e zhduket në sfondin e lëvizjeve të jetës. E djeshmja me të sotmen në fakt duket se janë në një harmoni e Gjon Marku në veprën e vet letrare duket se sfondit historik i jep një vend të veçantë e ky sfond jepet nëpërmjet fatit të njeriut i cili është i lidhur me fatin e kombit në tërësi.

Autori ndoshta qëllimisht në shumë kapituj e le hapur shtegun për të gjitha mundësitë, por gjithnjë i evidenton rreziqet që i kanosen këtij vendi e ketij trualli liridashs. Mjeshtëri e ngre në rrëfim veprën e vet ku shpesh humbet dhe se di nëse po lexon roman apo poezi e për më tej po lexon një përrallë mitike apo një liber artistik por që të mban pezull nga fillimi e deri në përfundimin e veprës letrare pa krijuar një konfuzion në asnjë rast.

Kjo vepër letrare dhe pse shkruhet për një kohë të shkuar përtej dy shekujsh ajo ka koherencën e cila vjen nëpërmjet një kodi specifik krijues, përmes vetëdijes së plazmuar të personazheve sidomos atyre shqiptarë që e shohin popullin e tyre të jetojë mes mundimesh dhe vuajtjesh, mes dhimbjes dhe shtypjes e bijtë fisnikë të saj për ta shpëtuar mbështeten në virtytet dhe ndjenjat fisnike të mishëruara ndër breza. Kështu vepra në tëresi është dhe një paraqitje në mënyra t tepër të veçantë edhe e një thesari vlerash të mëdha etnokulturore duke ju ikur glorifikimit apo himnizimit etj.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.